Kthimi i Kosovës në stërvitjet ushtarake me NATO-n, goditje e rëndë strategjike për Serbinë e Vuçiqit

Kthimi i Kosovës në stërvitjet ushtarake me NATO-n, goditje e rëndë strategjike për Serbinë e Vuçiqit
Kthimi i Kosovës në stërvitjet ushtarake me NATO-n, goditje e rëndë strategjike për Serbinë e Vuçiqit

Nexhat Haziri

  • 22 January 2024 - 17:35

Shkruan:ANALISTI- Nexhat Haziri

Ajo që tashmë i duhet Kosovës, është që Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ta kthen edhe në fitore diplomatike pasi akoma vendi është nën masa ndëshkuese nga BE-ja. Shpresoj që duke u bazuar edhe në deklaratën e ambasadorit gjerman Rohde, dhe jo vetëm Serbia të ngarkohet me përgjegjësi për këtë akt terrorist ndaj Kosovës dhe të sankskionohet, si presion që ajo të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje dhe t'i dënojë akterët terrorist jo vetëm Milan Radojçicin si kreu i grupit terrorist por edhe përsonat e tjerë në hierarkinë shtetërore të Serbisë të cilët ndihmuan në armatim, logjistik dhe financim grupin terrorit që sulmoi Kosovën më 24 shtator të vitit të kaluar.

 

 

Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, edhe pse nuk kemi ndonjë raport ndërkombëtar pas hetimit që iu është bërë kësaj ngjarje edhe nga NATO, por edhe nga disa shtetet perëndimore individualisht, zhvillimet e fundit sidomos në aspektin e sigurisë, mendoj se është kthyer në favorin e Kosovës sidomos në aspektin e sigurisë më shumë se atë politik, dhe bumerang për Serbinë. Kjo dëshmohet me shtimin e numrit të forcave të KFOR-it në Kosovë dhe patrullimi i këtyre forcave në kufij me Serbinë, pastaj dakordimi i SHBA-ve për shitjen e raketave antitank "Javelin" , kthimi i Kosovës në stërvitjet ushtarake me NATO-n, ku edhe do të jetë nikoqire e Kosova, nikoqire e “Defender Europe 2025, bashkëpunimi ushtarak edhe me shtetet të tjera sic janë Britania e Madhe dhe Turqi në shumë fusha, vizitat nga përfaqësues të vendeve të kryesore të NATO-s dhe të BE në Kosovë qysh në fillim të vitit, flasin qartë për një pozicion të Kosovës më të favorshëm në aspektin ndërkombëtar dhe të raporteve ne aleatët tanë strategjik. Por ajo që tashmë i duhet Kosovës, është që Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ta kthen edhe në fitore diplomatike pasi akoma vendi është nën masa ndëshkuese nga BE-ja. Shpresoj që duke u bazuar edhe në deklaratën e ambasadorit gjerman Rohde, dhe jo vetëm Serbia të ngarkohet me përgjegjësi për këtë akt terrorist ndaj Kosovës dhe të sankskionohet, si presion që ajo të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje dhe t'i dënojë akterët terrorist jo vetëm Milan Radojçicin si kreu i grupit terrorist por edhe përsonat e tjerë në hierarkinë shtetërore të Serbisë të cilët ndihmuan në armatim, logjistik dhe financim grupin terrorit që sulmoi Kosovën më 24 shtator të vitit të kaluar. Dhe vetëm atëherë ne mund të flasim për një vazhdim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ndërmjet dy shteteve fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj që akti terrorist i Bajnskës të mbetët i pandëshkuar dhe ta mbaj pengë procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".