Letër Sinan Kastratit

Letër Sinan Kastratit
Letër Sinan Kastratit

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 24 January 2024 - 11:03

Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami

Nuk shkruaj për të krijuar vëmendje për veti. Ata që më kundërshtojnë, do të më obligojnë gjithëmonë që shkrimet t` i deokuemtojë. Së këndejmi përgjegje në insuniatat e Sinan Kastratit, në lidhje me shkrimin tim me titull: “Po mos të ishte UÇK, a do të bombardonte NATO”, po i rendsi përgjegjet pa asnjë paragjykim se do ta lëndojë ndokend. Ndaj shkrimit tim Sinani injoron çdo gjë, sepse hallin e ka pse nuk po e shti në “hise LDK-ën si kreatore të historisë Kosovës”(!). Këtu është poenta për Sinanin, pikërisht nga këndveshtrimi që ky gurbetxhiu në Mallme, ndoshta provon që çlirimin e Kosovës t` ia atribuoj anekdotave të tij. Ore Sinan miku, Serbia i kupton vetëm Tomahokët, gjuhë tjetër nuk njeh. Dhe mendjen e madhe këtij populli i ka bërë po kjo Evropë, që po sillet me dy standarde politike edhe sot. Por, siç tregon vet Sinani terthorazi, detyrën për të më përgojuar se nuk jam akademik i Kosovës, (dhe nuk jam-HB) e ka marrë, nga dikush tjetër. Madje, edhe provon të më çortojë, po edhe të më fyej. Sinanin nuk e njoh, pra nuk kam të drejtë as ta çortojë e as ta fyej, vetëm pse letra duron, çka jo. Prandaj, po iu përgjigjëm “akuzave” nga nga një, pa asnjë tendencë që ta fyej apo çortojë.

1.Jam antar i Akademisë Shqiptaro Amerikane me vendimin. Nuk kam të drejtë ta shënojë numrin e prtokollit. Në anën tjetër, jam shumë i lumtur që nuk jam antar i Akademisë Kosovës, sespe nuk jam mësuar me ba sefa kurrë; 2. Pse pas Akademik Ali Hadrit figuron emri i Dr Fehmi Pushkollit dhe Dr Hakif Bajramit, si themelues të Institutit Historisë, është fakt se më 1979 nuk ka pasë doktora të tjerë. Gjej ata që nuk janë Sinan, po atë punë e ka pasë kryer Kuvendi i Kosovës, me aklamacion. Madje Dr Fehmi Pushkolli, e këtë fakt e di fare mirë se u ka nënshkruar grada të gjithë atyre, që sot e urrejnë. Ne shokët e tij e kemi çortuar disa herë: pse po shoqërohesh me S.B. kur ai është një “mizevir”!. Na është përgjegjë shkurt: “E kam shok nga shkolla Normale. Dhe këtu mbaron çdo dikskutim”. Fehmia është marrë me shkrime historike, ngjajshëm me ato të Ali Hadrit.

Pra, nja 10 vite kanë qenë shembull i shoqërimit Hadri-Pushkolli për të gjithë neve. E Fehmi Pushkolli, deshi dikush ose jo, ishte historiani i parë që ka diplomauar në histori, magjisri dhe doktori i parë në histori. Këto fakte nuk mundet askush t` i injorojë. Sa më takon mua, i nderuari Sinan, asgjë nuk mundesh për me më amputuar. Jam pranuar në Entin e Historisë me gradë magjistër më 1975, si bashkpunëtor shkencor. E vërteta, pranimi ka qenë me prapavi, që mos të pranohëm në Katedër të historisë. Në Entin e Historisë e kam përgatitë pastaj doktornaturën në 1100 faqe. Doktoranturën e kam mbrojtur më 15 janar 1979. Në sallë e kemi pasë informatën se ka “udbash” të zanatit, dhe për çdo evntualitet e kemi siguruar sallën. Ishte temë shumë e ndieshme për kohën sepse flitej për pozitën koloniale të shqiptarëve. Libri është botuar nga Instituti i Historisë, por nga 70% të kontigjentit është diegur, së bashku me librin e Dr Liman Rushitit, Lëvizja nacionalçlirimtare kaçake… E vërteta, ende pa u botuar Akademia e Tiranës ka botuar recensione për dy librat tona. Madje, mirret vendim që këto libra të përkthehen dhe t` i disytribuojnë amabsadat e Shqipërisë, kudo nepër botë. E ky realitet na ka bërë të jemi edhe më tepër të përkushtuar në hulumtime arjivore.

Deri me tash i kam botuar 53 libra. I kam botuar nja 5254 shkrime nepër revista dhe gazeta. Shkrimet e mia janë botuar, sidomos për gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve, për shpërnguljen e shqiptarëve me 37 programe serbiane, në 9 gjuhë botërore; Programet për shfarosjen e shqiptarëve citohën në tërë Evropën; shpërngulja e shqiptarëve është puna ime shumë vjeçare, e botuar nga “Faik Konica” në dy vllime, e tj;. 3. Pse e kam gradën Major rezervë i TMK-ës dhe pse kam mbajtë

ligjerata në Akademinë “Hamzë Jashari” në Prishtinë? Pyeti gjeneralët e UÇK që ma kanë besuar atë detyrë. Sigurisht se e kam merituar si Këshilltar i Adem Demaçit po edhe me shkrime, madje edhe me: PROGRAMI KOMBËTAR POLITIK I SHQIPTARËVE, Prishtinë 1993, pas LIBRIT BARDH, në 5 gjuhë; 4. Pse sipas recepcionistit e paskam “larguar” Ali Hadrin nga ndërtesa e Institutit?. Shkurtë e shqip: Kurrë për jetë, me asnjë çmim nuk do ta largoja Akademik Prof DR Ali Hadrin nga ndërtesa. As që kemi qenë në të njejtën organizatë pune me TE. A jeni normal more Sinan, si shkrimtar, po pse po më rëndon, ka zot, o Sinan Kastrati?.

E pse u besoni ende hafijeve të UDB-ës dhe një bande të lidhur me Beogrdain, këtë e ka zbuluar vet.Pikërisht në Arkiv të Kosovës dhe jashtë tij po e pranoj publikisht se kam shkuar në Arkiv drejtor, me urdhër të Akademik Ali Hadrit dhe Nebih Gashit me: “ua thyer brinjët, një nga një bashkpuntorëve të UDB-s. Ai (jo recepcionisti) por ai, që TI e quan “malsor të devotshëm nga Topalla” e kishte pasë detyrë me na përciellë, dhe, me që ia bëra copë e grim atë zejtari të hafijellëkut tij, ai mbeti si gjeli në pleh. E se në Arkivë ka pasë bashkëpunëtor të UDB-ës lexore njëfar Nafil Çegranin, si udbash që ishte atobotë. Por ky suflleri në Arkivë, pas dhjetorit 1980 vetëm sillej nepër ndërtesë; askush nuk e përshëndeste, as atë e as padronin e tij Ismet Dermakun. Ky ka qenë denimi më i plotë për ta.

Nuk i kam larguar nga puna, edhe pse e kanë merituar. Madje, jo vetëm kjo dyshe, ka provuar që Komisionit Federativ për inspekcion, t` ia paraqes “faktin” se në fasunga të rrymës janë plasuar në Arkivë 5 dinarëshe me viedhë rrymë”!???. Po ku di unë çka është rryma, o Sinan. Madje ai zejtari zagar nga Topalla, ua ka shkruar nxënsve në ushtrimore (klasë) Kosova Republikë, dhe e ka alarmuar kolektivin. Me qetësi i kam liruar nxësit duke iu thënë: Asgjë e keqe juve nuk ju ndodhë. Jeni të lirë, shkoni në shtëpia trima dhe trimëresha (ata nxënës janë gjallë). Edhe ky skenar iu ka dështuar, sepse ua kam vënë letrën në tavolinë, duke i urdhëruar para drejtuesve të Arkivit ( pastruasin Vllada, të devotëshmin tëndë nga Topalla dhe Bellanin-pastrues në Institut, që të shkruajn vet: pse kanë bërë një shkrim të tillë. E kanë pranuar. Prap nuk i kemi denuar. Pas përjashtimit tonë nga puna më 1990, kanë mbetë në punë, njeri prej tyre pasi që është pensionuar, ka hy në Partinë e Mira Markoviqit!!!. E ata, le të dihet e kishin rrogën nga 2 marka 1990-1999. Ne iridentistat e kishim rrogën nga 20 marka. Rrënoftë Gjermania dhe Zvicra! Lidhur me këtë “histori”, e kam botuar librin serbisht: “Zavere i zloçini UDB Jugosllavije prema Albancima 1945-1999. Aty i ke emrat e kriminelëve, po edhe inicialet e haifijeve nga tërë Kosova. Dokumnetet nuk janë nga Arkivi i Kosovës.

Madje monografitë: Konventa Jugosllavo-turke 1938 dhe Marrëveshja Xhentelmene 1953, zbulojnë luftën time me bandat serbe, gjithnjë duke e mbrojtur Shkollën e Ali Hadrit, i cili si e dijmë ne studentët e tij është hetuar për 10 vjet 1972-1982 nga Komisioni shtetëror i përbërë nga: Mihajllo Zvicer, Bora Zivgareviq, Pajazit Nushi, Mysherfe Mustafa dhe Drita Dobroshi. Po i zbuloj emrat, sepse i ka botuar Tempo në librat e tij. E pikërisht atë Tempon e kam pas objekt kritike si rrencë dhe agjentë i ish UDB-ës Rankoviqit. Këtë ia kam thënë duke e mbrojtur luftën Nacionalçlirimtare shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Tempo më është përgjegjë se: “Ali Hadri dhe Hakif Bjrami po e thonë të vërtetën për LNÇ-ën, por ky konkludim politikisht nuk i konvenon Jugosllavisë”. Unë, në Beograd më 15 maj 1985: Obobo, ja shovinizmi në vepër, po çka ka lidhje shkenca me politikën e juej staliniste”. Lehtë është sot Sinan Kastrati me u ba patriot, por atëherë të vënin nër hetime, dhe dihet se duhej jetuar si lepuri në therrë. Po, unë kam qenë për botimin e “Naçertanisë” nën hetime te prokurori Njazi Burgideva, 9 muej. Po profa 10 vjetë, është mbajtë në “maje të thikës”. E këto fakte i ka dijtë Adem Demaçi dhe na ka marrë për këshilltar. Edhe një detal po e tregoi: Është lansuar parulla qysh më 1978 se: Ali Hadri po i shkollon, Fazli Syla po i finanson, ndërsa Nazmi Rrahmani po ua boton librat nacionalistëve shqiptar”!.

E konkret, po të isha kundër Akademik Ali Hadrit, nuk do t` ia lejoja ZYRËN time. E kam ftuar Profën, pasi që e ka zgjedhur Dr Tahir Abdylin drejtor (pra me propozim të Profës), cilën zyre po e doni Profesor. Më ka thënë, ‘e dua një zyre vetëm”. I kam thënë në zyrën që e kisha në Institut: a të pelqen ish zyrja ime. Është përgjegjur-PO. Ja qelast. I kam ftuar sekretarin dhe rojet dhe u kam thënë: Profa kur t` i teket ka të drejtë me hy e me dal në Institut (sepse Instituti ishtenë ndertesën e Arkivit, ku janë edhe sot). Ajo zyre ka qenë e tij, deri sa qarqet politike, dihet kush e kanë kritikuar edhe mëtej, por nuk kemi pasë vrejtëje me shkrim pse Profa ka zyre në Arkivë kurrë, përkatësisht në Institut, që e ka themeluar, dhe sot Instituti, me të drejtë e mban emrin “ Akademik Prof Dr ALI HADRI”.

Po çka shkruhet në “Knizhevne novine” (organ i shkrimtarëve të Serbisë) më 1 shkurt 1989: Shkruan se Fehimi Pushkolli, Hakif Bajrami dhe Tahir Abdyli janë iridentista dhe shumë më të poshtër se Ali Hadri, sepse janë nxënës të tij”. E në anën tjetër asnjë germë nga Enciklopedia e Jugosllavisë (Zagreb) nuk i është munguar shkrimit të Ali Hadrit deri sa është shuar ai publikim së botuari në seri, sipas germave. Përkundrazi e kemi “kallë” polmikën me Svetozar Vukmanoviq -Tempon, Spasoje Gjakoviqin e kompaninë më 15 maj 1985 në Beograd, sa që e kemi bërë që Tempo tri herë ta lëshojë mbledhjen: së pari në Beograd më 1985, së dyti në Prishtinë më 1988, së treti në Novi Sad më 1989, gjithëmonë duke e mbrojtur çdo shkrim të Profesor Ali Hadrit. E ku ishin të tjerët, dihet se flenin dhe merrnin rroga kot. Tek e fundit, pse e idealizonim Akademik Prof Dr Ali Hadrin (gjysëmpublikisht), sepse është i vetmi që në fazën e diferencimeve është përjashtuar nga LKJ dhe nga puna. Ndërsa unë kam pasë dhe kam obligime ndaj TIJ sepse te Profa kam diplomuar, magjistruar dhe doktoruar. Madje me firmën e tij kam marrë grda të docentit (bashkëpuntor shkencor) dhe profit inordinar (bashkpunëtor i lartë shknecor).

Sinan Kastrati nga Mallme provon të më kompromitojë para kombit tim, për të cilin kam luftuar dhe do të luftoj tërë jetën, duke e xhveshë politikën nazifashiste serbiane. Ndërsa, pse po e xhveshi LDK nga një “famë” që po provohet t` i atribuohet për pengesën që ia ka bërë Luftës së UÇK-ës, nuk mundet të më pengojë askush. Madje fama e çlirimit Kosovës po i mveshet një njeriu i cili e ka SABOTUAR luftën çlirimtare, e të cilën histori me të drejtë e njoh shumë mirë . Madje, jam ai që kam porvuar me disa profesorë ta tërhjek LDK në frontet e luftës. I kemi shkuar Ibrahim Rugovës te shpia: Esat Stavileci, Kajtaz Rreca, Mehmet Halimi, Hakif Bajrami,Tefik Geci (fundi i vitit 1998) , me autorizim të Adem Demaçit: “Që Ibrahim Rugova ta marr detyrën e hyrjës dhe komandimit të UÇK-ës”. As që na ka pranuar në shtëpi. Madje te dera e shtëpisë i shkuan 2 shokë të zyrës (Kajtazi dhe Mehmeti- është gjallë dhe mund të flasi). As ata nuk i pranoi. Por me këtë shkrim modest, e konsideroi se “gjykimin” i Sinan Kastratit ndaj meje është i mbyllur, sepse nuk po të obligojë e as të ngarkojë me asgjë, sepse nuk i ke infirmatat arkivore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".