Përpjekja e fshehjes së të vërtetës për vrasjen brutale të 18 vjeçarit, dëshmi që flet se edhe Policia është e infektuar nga virusi i krimit të organizuar

Përpjekja e fshehjes së të vërtetës për vrasjen brutale të 18 vjeçarit, dëshmi që flet se edhe Policia është e infektuar nga virusi i krimit të organizuar
Përpjekja e fshehjes së të vërtetës për vrasjen brutale të 18 vjeçarit, dëshmi që flet se edhe Policia është e infektuar nga virusi i krimit të organizuar

Hajrullah Ternava

  • 24 January 2024 - 17:21

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Në rastin e vrasjes së të riut 18 vjeçar Lulzim Fejzullahu në qytezën e Podujevës, dhe qëllimit të dezinformimit për realitetin e ndodhjes së kësaj vrasje në një version krejt tjetër, duhen të zhvillohen hetime në hollësi nga Prokuroria, Policia dhe Inspektorati i Policisë, dhe kur të zbulohet qëllimi, ndaj atyre që kanë dezinformuar MPB në bashkëpunim me Prokurorinë të ndërmarrin masat ligjore dhe të ngritët aktakuzë penale ndaj atyre që e kanë dezinformuar opinionin, dhe ia kanë ndërruar kahen e kësaj vepre penale të vrasjes.

 

Rasti i fundit i vrasjes mizore të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu në qytezën e Podujevës, dhe manipulimet që ndodhën në hartimin e raportit lidhur me rastin nga ana e policisë, si subjekt i parë i administrimit të provave për ti hapur rrugë prokurorisë për hetim të mëtejshëm, është dëshmia e pa kontestueshme se sa thellë është futur krimi dhe abuzimi me ligjin në organet e sigurisë dhe të drejtësisë, prandaj edhe kjo qeveri me të drejtë është duke u angazhuar për Vettingun e famshëm me të cilin do të duhej pastruar jo vetëm sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria, por të gjithë mekanizmat që kontrollojnë dhe menaxhojnë fushën e sigurisë e të së drejtës, sundimit të ligjit si tërësi. Policia në raportin e saj ditor, të datës 15 janar kishte raportuar se një vrasje në tentativë ishte regjistruar më 14 janar 2024, e që në këtë rast Policia e Kosovës kishte njoftuar se ishte therur me thikë një person, ndërsa dy persona të dyshuar ishin arrestuar, kurse tani realiteti është se nuk ishte zhvilluar në këtë mënyrë. Kjo pasi që në këtë rast nuk po dyshohet se ka pasur therje me thikë, por rrahje brutale ndaj një të riut me mjete të forta (shkop druri), që do të thotë se raporti policor është abuzuar dhe skandalizuar me porosi, opinioni është dezinformuar, dhe aq më tepër, është luajtur edhe me dinjitetin e familjes së atakuar me të riun e viktimizuar sepse pamjet e publikuara qartë dhe të pa manipuluar tregojnë situatë krejtësisht të kundër të sulmit ndaj 18 vjeçarit, i sulmuar fillimit me automjet, i goditur dhe më pas me shkopi druri i rrahur deri në vdekje me goditjet në kokë. Pra në raportin ditor të Policisë së Kosovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë, ku i riu ishte therur me thikë! “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje” thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024. Është pra dezinformim i skajshëm dhe madje jo vetëm për tu irrituar por në këtë rast edhe për tu penalizuar të gjithë përgjegjësit në hartimin dhe nënshkrimin e një raporti të tillë devijues të fakteve dhe dezinformues, pasi që nga video-incizimi që është publikuar në rrjete sociale është parë se i riu fillimisht ishte goditur me veturë nga dy persona të dyshuar e më pas ndaj të njëjtit kishin filluar ta godisnin me mjete të forta. Ndonëse pas alarmit për këtë lloj abuzimi, inspektorati policor është deklaruar se kanë filluar hetimin, kjo mënyrë e trajtimit të rasteve të tillë i jep imazh tepër të dëmshëm policisë së Kosovës dhe e rrënon besimin, prandaj është e kohës për të vepruar dhe pastruar këtë strukturë profesionale, që është hallka e parë e ballafaqimit me shkelësit e ligjit dhe krimin e organizuar. Pra policia e Kosovës duhet me e sqarua se për çfarë arsye rrahja brutale për vdekje e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, me shkop bejsbolli dhe goditja me veturë duke lëvizur me shpejtësi, më datë 15 janar, në raportin 24-orësh është raportuar si "therje me thikë nga dy persona". Prandaj për këtë ndodhi në këtë mënyrë si është manipuluar për rastin në fjalë, duhet të hulumtohet e vërteta se a mos vrasësit ishin në ndonjë lidhje familjare me ata polic që në atë kohë ishin në shërbim zyrtar, dhe të zbardhet qëllimi i atij manipulimi, sikur që u spjegua në këtë mënyrë: Ku thuhet se "Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje." Që sipas këtij raporti, si u shpjegua më lartë, fare nuk përputhet me rastin e ndodhur, sikur u pa edhe në incizimin që e pa i tërë opinioni mes TV apo rrjeteve sociale, prandaj shtrohet pyetja se raporti i 15 janarit a flet për rastin e vrasjes (rrahjes) së Lulzim Fejzullahut? Për këtë krim të kryer sikur që u dezinformua opinioni duke u raportua therje me thikë (vrasje në tentativë) rrahja brutale me shkop bejzbolli dhe goditja me veturë. Raporti policor që u shkrua nga polici apo eprori duhet ta zbuloj se kush është polici-eprori që e ka shkruar këtë raport ose e ka legjitimuar. Në bazë të hulumtimeve zyrtare që duhet ta zbardhin këtë ndodhi, duhet të zbulohet tendenca që rasti të "zbutet" ose të manipulohet, por vdekja e Lulzimit 18 vjeçar e ka përmbysur rastin, dhe ka krijua dyshime të manipulimeve për qëllime të atyre zyrtarëve që sikur u shpjegua më lartë, e vërteta duhet të del në shesh sa më parë lidhur me këtë ndodhi. Fati ishte që në ato pjese ku ndodhi vrasja e Lulzimit ishin kamerat dhe e zbuluan të vërtetën e ndodhisë. Por tani shtrohet pyetja nëse nuk kish vdekur 18 vjeçari, dhe nuk ish publiku video e vrasjes a kish me u mbyll edhe ky rast për me i hapë rrugë rrahjes (vrasjes) tjetër? Për ti zbardhur këto abuzime duhet me punua dhe ofruar përgjigje Prokuroria Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës por edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Lulzimi është viktima e radhës e dy monstrumave produkt i shoqërisë tonë por mbi të gjitha edhe i sjelljes nonshalante e abuzive të institucioneve të sigurisë e të drejtësisë. Ky rast e ka dëshmuar së sa rrol të rëndësishëm luajnë kamerat e montuara në vëzhgimin e situatave pandërprerë në 24 orë, prandaj në këtë kohë duhet që të gjitha qytetet të mbulohen me kamera vëzhgimi, kështu që çështja e sigurisë do të ishte më efektive, sepse edhe qytetarët do ta kenë të qartë se janë nën vëzhgimin 24 orësh dhe nuk mundë të kalojnë askush pa u kapur në rastet kur kryen ndonjë veprim që bije ndesh me ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".