Kryeprokurori i speciales Isufaj, avokat mbrojtës kundër penalizmit të Listës serbe

Kryeprokurori i speciales Isufaj, avokat mbrojtës kundër penalizmit të Listës serbe
Kryeprokurori i speciales Isufaj, avokat mbrojtës kundër penalizmit të Listës serbe

Gani Qarri

  • 24 January 2024 - 17:26

 Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht duket se vetw Prokuroria Speciale, si dhe kryeprokurori i kësaj prokurorie drejtpërdrejtë, i cili e ka pezulluar edhe fletarrestin kundër kryekriminelit serb Millan Radojçiq, është duke i zvarritur qëllimisht hetimet, ndaj terroristëve serb dhe zyrtarëve të dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë të ashtuquajturës "Lista serbe", vetëm që atyre tu mundësohet pjesëmarrja edhe në këto zgjedhje lokale dhe “Lista serbe” ta fitojë serish pushtetin dhe fus nën kontroll përsëri komunat veriore të Kosovës, ndaj shteti, urgjentisht duhet të ndërmarr veprimet e nevojshme kundër mosveprimit të kësaj të ashtuquajture "Prokurorie Speciale", e cila ka bindur opinionin vendor dhe ndërkombëtar, se vetëm e tillë nuk mund të jetë.

 

Krejt kjo maskaradë dyfytyrëshe e Prokurorisë Speciale, po bëhet që me çdo kusht, të imponohet rikthimi i "listës serbe" në pushtet, në mënyrë që pastaj, të jetë jo vetëm problem, por ndoshta edhe e pa mundur, të bëhet nga kushdo qoftë, inicimi i procedurës penale, kundër "listës serbe" nga droja se mund të përsëriten serish skenarët e dikurshëm, me thirrjet për mos respektim të ligjit dhe vendimeve të gjykatës së Kosovës. Akt vërtetë meskin, me pasoja shumë të rrezikshme për vendin tonë, për të cilin duket se Prokuroria Speciale, është tepër e uritur dhe e përmalluar tej mase, por institucionet e vendit, nuk duhet as nuk mund ta lejojnë më tej, rrezikimin e shtetit nga një grusht prokurorësh të shitur e të inkriminuar, qofshin ata edhe nga e ashtuquajtura “Prokurori Speciale”, ndaj është koha e fundit, që shteti ta demaskojë juridikisht dhe shpartallojë me vendim të posaçëm të Kuvendit, këtë grup të dyshuar mafiozësh. Vet kjo sjellje e Prokurorisë, shpjegon më së miri shkakun bizar, se pse Prokuroria Speciale edhe pas kalimit të më tepër se 4 muajve, me qëllim, është ende duke e zvarritur përfundimin e hetimeve lidhur me sulmin terrorist serb, në Banjë të Zveçanit, si dhe marrjen e vendimit për ngritjen e aktakuzës dhe penalizmin e ndalimit ligjor, të të ashtuquajturës "Listë serbe". Madje përkundër faktit për përfshirjen në organizimin dhe zbatimin e agresionit terrorist, të nënkryetarit të "listës serbe" kryekriminelit Millan Radojçiq, i cili vet e ka pranuar, se është pjesëmarrës dhe organizator dhe ka edhe shumë bashkëpunëtor,,gjë që dëshmon se "lista serbe" i ka plotësuar të gjitha kushtet që të penalizohet, ti ndalohet pjesëmarrja ne zgjedhjet lokale në komunat e veriut të Kosovës dhe përjashtohet tërësisht nga skena politike e Kosovës, çuditërisht Prokuroria Speciale akoma vazhdon të heshtë. Maskaradë kjo vërtetë e pashembullt, e cila dëshmon se vet Kryeprokurori Blerim Isufaj dhe mbarë Prokuroria Speciale, që po këtë njeri të dyshimtë, vetëm disa muaj më parë e propozonte me aklamacion dhe për kohë shumë të shkurtër e delegonte me shumë nxitim edhe për herë të dytë si propozim te Presidentja edhe për Kryeprokurorë të Shtetit, të gjithë këta, ose janë të lidhur fort e pashkëputshëm me kriminelin Millan Radojçiq ose gjenden vërtetë të shantazhuar dhe nën presion deri në ato përmasa fatale nga Vuçiqi dhe Radojçiqi, sa që nuk kanë guxim, ta ngritin qoftë edhe një aktakuzë të vetme kundër Millan Radojçiqit as bashkëkriminelëve të tij. Andaj para kësaj situate alarmante, assesi nuk guxon të heshtë edhe shteti, por Qeveria dhe Ministria përkatëse duhet të marrin vendim urgjent për shpërndarjen e Prokurorisë Speciale dhe kryesinë me të gjithë anëtarët e saj, ti vendosë në bankën e të akuzuarve, në mënyrë që nismën për inicimin e procedurës penale kundër "listës serbe", për përfshirjen e drejtuesve të saj në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjë të Zveçanit, ta ndërmerr hallka adekuate institucionale dhe ligjore e shtetit të Kosovës dhe "lista serbe" pa asnjë vonesë të më tejme, të penalizohet dhe përjashtohet sa më parë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Nuk është koha as momenti, që para kësaj situate konfuze të heshtet dhe nga shteti, madje nuk duhet lejuar as deputet nga subjekte të ndryshme politike, pozitë dhe opozitë, të cilët nuk janë në gjendje ta ngritin zërin e marrin guximin për ushtrimin e kallëzimit penal kundër "listës serbe", para se gjykata të sjellë vendimin e nevojshëm ligjor, të kërkojnë nga KQZ, ndalimin e financimit të këtij subjekti të dyshimtë politik, kur e dinë mirë, se një gjë e tillë, është e pamundur. Habit shumë fakti se si asnjë subjekt opozitar, të cilët qojnë çdo ligj qeveritar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka as guximin minimal, që para se të përfundojë procedura ndaj të dyshuarve për përfshirje në aktivitete terroriste kundër shtetit tonë, të kërkojnë edhe interpretimin e veprimeve kriminale të “listës serbe”, nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm për ndalimin e financimit por edhe penalizmin dhe mos certifikimin e këtij subjekti të dyshimtë për zgjedhjet e radhës në komunat e veriut të Kosovës. Njohësi i fushës së të drejtës Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi është shprehur se për ndalimin e këtij subjekti politik dhe ndërprerjen e financimit nga buxheti i shtetit të Kosovës, kërkohet të veprohet mbi bazë ligjore dhe jo në formë fushate arbitrare nën presionin e opinionit publik apo edhe të kërkesave të subjekteve të caktuara, sikur që janë në këtë rast disa zëra deputetësh por që nuk kanë forcë as guxim ta deponojnë zyrtarisht asnjë kallëzim penal apo adresim kërkese me shkrim dhe arsyetim përkatës , qoftë na zyrën e Presidentes, të Kryetarit të Kuvendit ose në KQZ. Andaj sipas Ehat Miftarajt, në situatën e tanishme KQZ-ja as Presidenca nuk munden me ndërhy në mënyrë arbitrare në ndalimin e financimit as të ndarjes së mjeteve për asnjë parti politike që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se nuk i kupton partitë politike që bëjnë bëjnë fushatë edhe me "listën serbe", në vend se ta adresojnë në mënyrë të rregullt, këtë çështje në institucionet përkatëse, siç nuk i kupton edhe disa "ekspertë" të pavarur që mbajnë qëndrime të cilat sipas tij janë jashtë rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës. KQZ mund ta ndalojë financimin e një partie politike vetëm nëse e njëjta, me vendim të gjykatës shpallet kundër-kushtetuese dhe përjashtohet nga Kuvendi i Kosovës përmes një procesi gjyqësor. E përderisa nuk kemi një vendim gjyqësor për shpalljen e partisë politike kundërkushtetuese edhe zërat për të ndaluar financimin e asaj partie nga KQZ nuk duhet marrë seriozisht fare, ka deklaruar Miftaraj. Ajo që brengos më së shumti,shtetin tonë, është fakti se të gjitha zhvillimet dëshmojnë që vet Prokuroria Speciale është duke i zvarritur qëllimisht hetimet ndaj zyrtarëve të dyshuar të "listës serbe", me synimin që këtij subjekti të dyshimtë, përkundër të gjithave, sa kanë ndodhur, ti mundësohet përsëri, pjesëmarrja në zgjedhje dhe sipas diktateve të Vuçiqit, "lista serbe", serish ta gllabërojë pushtetin dhe fus nën kontroll komunat veriore të Kosovës, në mënyrë që pastaj të bëhet problem, nëse jo edhe e pa mundur, inicimi i procedurës penale, kundër "Listës serbe". Kështu që me të drejtë, shtrohet pyetja, se deri kur pikësëpari, do të mund të heshtë në këtë mënyrë Prokuroria Speciale, e pastaj edhe institucionet e shtetit tonë, para papërgjegjshmërisë totale ligjore të një subjekti të dyshimtë politik i regjistruar sipas ligjeve e kushtetutës dhe i financuar nga shteti i Kosovës, drejtuesit e inkriminuar të të cilit, jo vetëm opinioni publik vendor por edhe ai ndërkombëtar i ka apostrofuar me fakte, si subjekt dhe persona të inkriminuar politik, që kanë organizuar dhe ekzekutuar edhe sulm terrorist kundër shtetit të Kosovës, ndaj përkundër mosveprimit të Prokurorisë Speciale, kriminelët e bashkëpunëtorët e tyre, bashkë me prokurorët e lidhur me krimin e organizuar, e kanë vendin në burg!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".