Qeveria duhet ta shfrytëzon momentin e fundit për të mos ngelur në provim

Qeveria duhet ta shfrytëzon momentin e fundit për të mos ngelur në provim
Qeveria duhet ta shfrytëzon momentin e fundit për të mos ngelur në provim

Nexhat Haziri

  • 24 January 2024 - 17:31

Shkruan:ANALISTI- Nexhat Haziri

Qeveria e Kosovës do të duhej që të filloj të merret me draft-statutin e propozuar nga BE për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që atë ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta verifikuar nëse ky draft-propozim është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe më pas konform vendimeve të kushtetutës të bëjë një draft final që do të 'iu dorëzohet edhe Brukselit, por edhe Uashingtonit. Ky do të ishte një sinjal i mirë edhe për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja dhe një reflektim tjetër që do të ishte shumë me rëndësi është shtensionimi gradual i situatës në veri që do të thotë zvogëlimin e pranisë të njësisë policore atje. Ky është momentumi i rëndësishëm për Kosovën para zgjedhjeve të BE-së por edhe para atyre amerikane , me çka Kosova do të ruante përkrahjen edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

 

Qeveria e Kosovës është duke konsumuar në një periudhë të përmbushur obligimet që kanë dal nga procesi i dialogut me Serbinë, siç është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Ky konsumim i kohës nuk do të prodhojë asnjë pozitivitet sa i përket raporteve të Kosovës me aleatët tanë por edhe në përgjithësi në rrafshin ndërkombëtar, kur kishte parasysh se ky vit është zgjedhor si në BE po ashtu edhe në SHBA, dhe mund të sjellë të papritura sa i përket raporteve të Kosovës me BE por edhe me SHBA. Ne vazhdojmë të jemi nën masa ndëshkuese të BE-së dhe është në pikëpyetje nëse do të përfitojmë nga 6 milordët e ndara nga BE-ja për Ballkanin nëse vazhdojmë që mos të reflektojmë në kërkesat e Brukselit në adresë të Kosovës për përmbushjen apo fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe sekuencimit të saj në Ohër dhe kjo padyshim se do të dëmtoj jo vetëm procesin e dialogut duke e bllokuar, një gjë që i shkon në favor vetëm Serbisë, por edhe të perspektivës së integrimeve euroatlantike. Qeveria e Kosovës do të duhej që të filloj të merret me draftstatutin e propozuar nga BE për asociacionin e komunave me shumicë serbe, që atë ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për ta verifikuar nëse ky draft-propozim është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe më pas konform vendimeve të kushtetutës të bëjë një draft final që do të 'iu dorëzohet edhe Brukselit, por edhe Uashingtonit. Ky do të ishte një sinjal i mirë edhe për heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja dhe një reflektim tjetër që do të ishte shumë me rëndësi është shtensionimi gradual i situatës në veri që do të thotë zvogëlimin e pranisë të njësisë policore atje. Ky është momentumi i rëndësishëm për Kosovën para zgjedhjeve të BE-së por edhe para atyre amerikane , me çka Kosova do të ruante përkrahjen edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa sa i përket çështjes së dinarit të Serbisë në Kosovë dhe vendimit të BQK-së për ndalimin e tij, mendoj se është vendim i drejtë që duhet të mbrohet pasi nuk ka të bëjë me çështje politik por me ekonominë dhe çdo vend normal, pra edhe Kosova ka të drejtë që ta mbroj ekonominë nga informaliteti dhe valutat ilegale, duke synuar që të këtë një sistem unik të pagesave dhe transaksioneve bankare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".