Kompromisi i vetëm dhe i parë në dialog me Serbinë është njohja e pavarësisë, për të tjerat flasim pastaj

Kompromisi i vetëm dhe i parë në dialog me Serbinë është njohja e pavarësisë, për të tjerat flasim pastaj
Kompromisi i vetëm dhe i parë në dialog me Serbinë është njohja e pavarësisë, për të tjerat flasim pastaj

Hajrullah Ternava

  • 25 January 2024 - 18:43

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Situata politike e tanishme diplomatike, kur është në pytje jetësimi i marrëveshjes me propozimin e versionit kosovar të Asociacionit të komunave serbe, e që me kalimin e kohës po imponohet dhe është duke i tejkaluar dhe shpenzuar qeveria e Kosovës të gjitha limitet e mundshme kohore, në pritje nga faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, për ti dhënë përgjigje finale kërkesë lidhur me këtë version, qeveria duhet të vepron e të mos vonohet, duke besuar që marrëveshja me Serbinë potencialisht të arrihet brenda 6 mujorit të këtij viti, dhe mos u ngatërruar e zvarritur pa fund dialogu për shkak të futjes në zgjedhje të reja në BE dhe SHBA, që do ta lënë në hije problemin e Kosovës dhe Serbisë edhe për një mandat tjetër e me këtë, edhe një humbje të madhe jo vetëm në procesin e normalizimit mes dy vendeve por edhe të integrimit në BE. Njohja e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë kryefjala e marrëveshjes.

 

Jo rastësisht ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka deklaruar se Kosova nuk duhet të humbi kohë më tutje por ti jep përgjigje kësaj çështje e cila është nyje kryesore e zgjidhjes së procesit për të avancuar përpara në pajtim dhe integrim në BE. Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme tani është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se duet fokusuar tek kjo temë pasi që faktori ndërkombëtar SHBA dhe BE kanë dhënë një draft ë propozuar që është bërë publik, derisa pala Kosovare nuk e ka lëvizur akoma në këtë drejtim por mbetet tek deklarimet për dërgim në Gjykatën Kushtetuese të draftit të propozuar nga BE dhe SHBA. “Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme është themelimi i Asociacionit. Ne duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangin temat që s’janë në interes të përbashkët”, ka thënë ambasadori Hill gjatë derisa është deklaruar lidhur me njoftimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës ku thuhet se euro është e vetmja valutë e vlefshme në Kosovë, e që për ambasadorin Hill hapja e këtyre temave është çështje e dorës së dytë dhe të tretë karshi prioritet parësor që ka zgjidhja e nyjës së Asociacionit për të cilin ka pajtueshmëri të plotë edhe nga BE edhe nga SHBA që të jetë në përputhje me praktikat e avancuara ndërkombëtare dhe në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, jo model i Republikës serbe që do të krijonte edhe një tjetër vatër të re krize dhe jo stabiliteti në rajon, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Prandaj tani është koha e fundit tash pa vonesë, dhe mbase të jetë çështje javësh e jo çështje muajsh, që Kosova ta jap dhe bëjë publik versionin kosovar të Statutit për Asociacion, ta heq barrën e përgjegjësisë së mbajtjes peng të krejt këtij procesi, dhe ti hapet rrugë arritjes së marrëveshjes finale, obligative ligjërisht për zbatim nga të dyja palët, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve të reja në shtete e Bashkimit Evropian, procese këto që mundë të sjellin një ndryshim dhe rikonfigurim më të disfavorshëm politik edhe për interesin strategjik të shtetit të Kosovës. Tani më është e qartë që edhe faktori ndërkombëtar është i penduar me atë që ka ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë me modelin e Republikës serbe dhe nuk është aspak i interesuar që të njëjtin problem ta mbjell në Kosovë, por po kërkon vetëm një formë të riorganizimit dhe të drejtës së asoocimit të përbashkët të komunave me shumicë serbe, me qëllim të zhvillimit më të avancuar e të balancuar ekonomik, kulturor shëndetësor e arsimor në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, por duke ofruar më shumë hapësirë vetorganizimi dhe menaxhimi nga komuniteti lokal me mbikëqyrje dhe llogaridhënie të plotë ndaj autoritetit qendror shtetëror të Republikës së Kosovës. Madje edhe analisti serb, Branislav Kërstiq, njohës i thellë i zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, ka theksuar se Asociacioni është mënyra e vetme me të cilën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pranoj pavarësinë e shtetin të Kosovës, sepse kjo është kërkesë dhe formulë e përcaktuar nga vetë faktori ndërkombëtar dhe jo nga dëshira e Vuçiqit, i cili indirekt i bindi serbët të pranojnë heqjen dorë nga tabelat ilegale të automjeteve dhe ti pranojnë ato të Kosovës, sikur që po i pranojnë tani edhe dokumentet personale të identifikimit si dëshmi të integrimit. “Asociacioni është i vetmi send me të cilin zotëri Aleksandër Vuçiq është i gatshëm me pranua të plotë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Nuk është Asociacioni dëshira e Vuçiqit, Asociacioni është Marrëveshja e Brukselit me kusht që serbët me i ndërrua letërnjoftimet e Serbisë edhe kanë qenë të integruar më shumë se 70% e serbëve të cilët kanë marrë letërnjoftimet e Kosovës. Sikur që po vërehet formimi i Asociacionit të Komunave serbe nga ana e Qeverisë të Kosovës, është kushti që ndërkombëtarët t’ia arrijnë qëllimet të pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës, e sidomos të jetësimit të marrëveshjes së Ohrit si kusht që këtyre shteteve do t’iu hapen dyert drejtë anëtarësimeve nëpër institucionet ndërkombëtare si në NATO, BE, e të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".