Manipulimi i raportit policor në vrasjen e 18 vjeçarit në Podujevë është vrasje e dyfishtë

Manipulimi i raportit policor në vrasjen e 18 vjeçarit në Podujevë është vrasje e dyfishtë
Manipulimi i raportit policor në vrasjen e 18 vjeçarit në Podujevë është vrasje e dyfishtë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 January 2024 - 18:46

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

U raportua fillimisht se vrasja ishte i therur me thike, por me sa u pa publikisht kjo vrasje nuk ishte ashtu, mund të vritet aq brutalisht as shtaza, që kush e ka parë është shokuar nga ky krim mesjetar. Dhe me shumë të drejt pyesin qytetaret se përse dhe me çfarë qëllimi manipulohet vrasja, çka i shtyri ata sidomos personat zyrtar-policët.

 

Rasti i fundit që ndodhi në Kosovë, vrasja makabre e 18 vjeçarit në Podujevë, si themi ne nga anët e thella në Zhur të krahinës së Lumes, Republika e Shqipërisë : "Mos i raft gurit e drurit". Po a ka rast më të rëndë që nuk e di si mundë ta mbaj toka këtë turp që të gjithë kemi ngapak hise në këtë mort se ne duhet të mendojmë se ku jemi ne në këtë shekull. Më besoni se rrallë kjo ndodhë edhe te bishat e egra të maleve. Ky djalë 18 vjeçar u vra dy herë nga njerëzit e pashpirt si pas kësaj dhembje të them unë dhembje gjithëkombëtare, dhe aty të shkojnë aq larg që edhe të manipulohet hartimi i raportit për rastin, dhe atë nga ana e policisë, çdo kush habitet me këtë turp që do ta quaja krim. Kjo lojë nuk duhet të tolerohet, duhet të hetohet deri në fund dhe të zbulohet e të ndëshkohet. Për të ecur më tej duhet patjetër që duhet futur në këtë dikaster edhe VETTING-u se përndryshe do të kemi telashe deri sa nuk shkulet me rrënjë e zeza që e kanë mbjellur bandat e mëparshme, me qëllim që të punojnë sipas anës së këtyre që ishin të veshur ne xhaketën e shtetit dhe që nuk vepruar sipas Kushtetutës së vendit që kishin dhënë betimin dhe që merrnin pagën nga djersa jonë. U raportua fillimisht se vrasja ishte i therur me thike, por me sa u pa publikisht kjo vrasje nuk ishte ashtu, mund të vritet aq brutalisht as shtaza, që kush e ka parë është shokuar nga ky krim mesjetar. Dhe me shumë të drejt pyesin qytetaret se përse dhe me çfarë qëllimi manipulohet vrasja, çka i shtyri ata sidomos personat zyrtar-policët. Për të mos humbur deri në skajshmëri besimin e policisë në popull duhet dal me një raport të detajuar se si ka ndodhur e vërteta ndonëse e hidhur, trishtuese dhe e dhimbshme. Sido që të jetë, ay person zyrtar që e ka bërë raportin duhet të dal publikisht dhe jo vetëm ai por zyrtarisht policia e Kosovës e ti kërkoj falje familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit për këtë mashtrim të qëllimshëm apo ndoshta ka edhe ndonjë prapavijë tjetër. Kjo që po ndodhë në Kosovë vërtetë është shumë shqetësuese dhe prandaj duhet marr hapa të shpejtë që shoqëria jonë të mos shkoj edhe më tutje në këtë dukuri negative që mjerisht rastet po marrin jetë njerëzish. Pos këtij rasti vetëm të ndalemi e të shohim në vitin që iku sa e sa vrasje janë bërë, dhe të mos flasim për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Prandaj po e them se duhet vepruar të gjithë mekanizmat shtetëror që t´i thuhet njëherë e përgjithmonë "NDAL" krimit! Në këtë shkrim po e shfrytëzoj rastin t´i shprehi ngushëllimet e mia më të thella familjes, farefisit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës! Dashtë Zoti që ky rast të jetë i fundit dhe të mos trishtohet populli nga kriminelët dhe vrastarët që mos qofshin!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".