Sistemi i drejtësisë në Kosovë po funksionon si shtet mbi shtetin, i deformuar dhe korruptuar

Sistemi i drejtësisë në Kosovë po funksionon si shtet mbi shtetin, i deformuar dhe korruptuar
Sistemi i drejtësisë në Kosovë po funksionon si shtet mbi shtetin, i deformuar dhe korruptuar

Hasan Preteni

  • 25 January 2024 - 18:50

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Mos të befasohemi për vendimet e tyre! Ata kujdesen vetëm për vendimet që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre. Pagat nuk i zvogëlojnë edhe pse ligji për pagat ju zvogëlon pagat atyre. Shtet në veti në kuptimin e plotë të fjalës. Dënimet me burg nuk ekzistojnë për zyrtar e as për ata që janë familjar e pjesë e grupit të interesit të gjyqtarëve. Opozita po i bllokon nismat ligjore për ndryshimin e legjislacionit me të cilat “ fuqia” e KPK-se dhe KGJK-së do të zvogëlohej.

 

Si është puna, si e mendojnë ata “ gjyqësorin” se si tallen ata me këtë pushtet? Përgjigjen e morëm në fillim të javës! Kryesuesi dhe zëvendës kryesuesi i KGJK-së për të treguar kompaktësinë e tyre, logjikën e njëjtë dhe për të dëshmuar se janë kryetallësit e sistemit, gjithmonë bashkë, ndërtuan vila në zonën e Parkut Nacional, pa leje dhe pa plotësuar asnjë kriter. Kur kolegët e juaj (gazetar) filluan hetimin ata vazhduan talljen, pronën jua bartën vjehrrave! Cirk i llojit të vetë. Për të treguar kryeneçësinë dhe keqpërdorimin e pozitës, ata në mënyrë tinëzare, larg publikut, në seancë të mbyllur paturpshëm i ngritën pagat për anëtarët e KGJK-së që nuk janë gjyqtar, kompensimi shtesë ishte rreth 350 euro ata tani do ti kenë plus edhe nga 1500 euro. Mediet kërkuan qasje në këtë dokument, institucioni përgjegjës për sundimin e rendit dhe ligjit e refuzoi kërkesën me arsyetimin banal se vendimi është marrë në seancë të mbyllur!!’ Të kërkohet drejtësi nga ata që prodhojnë në baza ditore, padrejtësi!! Mos të befasohemi për vendimet e tyre! Ata kujdesen vetëm për vendimet që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre. Pagat nuk i zvogëlojnë edhe pse ligji për pagat ju zvogëlon pagat atyre. Shtet në veti në kuptimin e plotë të fjalës. Dënimet me burg nuk ekzistojnë për zyrtar e as për ata që janë familjar e pjesë e grupit të interesit të gjyqtarëve. Opozita po i bllokon nismat ligjore për ndryshimin e legjislacionit me të cilat “ fuqia” e KPK-së dhe KGJK-së do të zvogëlohej. Kryeprokurori duhet të zgjidhet nga Kuvendi, në KGJK duhet të ketë persona jo nga gjyqësori. Qeveria në këtë situate e ka vetëm një zgjidhje, zvogëlimin drastik të buxhetit për gjyqtarë dhe prokuror!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".