Shtrirja e plotë e autoritetit kushtetues në veri të Kosovës, testohet me modelin e Asociacionit që po i kërkohet të formohet

Shtrirja e plotë e autoritetit kushtetues në veri të Kosovës, testohet me modelin e Asociacionit që po i kërkohet të formohet
Shtrirja e plotë e autoritetit kushtetues në veri të Kosovës, testohet me modelin e Asociacionit që po i kërkohet të formohet

Blerim Burjani

  • 26 January 2024 - 22:32

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Me veprimet e veta në shtrirjen e autoritet ligjor e Kushtetues në veri të vendit, Qeveria e Kosovës për më shumë se një vit ka dëshmuar se ka gatishmëri dhe kapacitete të mjaftueshme që të lufton krimin, ta shtrin sundimin e ligjit dhe mbron sovranitetin e integritetin e shtetit, ashtu sikur është përcaktuar me Kushtetutë dhe në marrëveshje me faktorin ndërkombëtar. Pra, të gjitha këto mundë të jenë pozitive, por në zhvillimet që pritet të pasojnë, vendosja e rendit dhe ligjit do të varet nga ajo se çfarë Asociacioni do të bëhet në veri? Atje duhet të ketë një Asociacion dhe tash pikërisht kjo varet se çfarë do të jetë ai. Kam shumë dilema.

 

Nëse eventualisht bëhet një Asociacion me kompetenca ekzekutive të gjitha këto të arritura pozitive bien poshtë, të gjitha këto veprime të Qeverisë Kurtit do të mbeten si veprime që janë bërë kot. Por nëse bëhet një asociacion formal brenda Kushtetutës së Kosovës atëherë mundë të thuhet se është arritur një sukses i madh i qeverisë me masat që ka ndërmarr tash e një vit ne veri të vendit, dhe me ato masa ka arritur për ta kthyer sovranitetin e plotë ligjor e kushtetues. Dihet mirëfilli që Situata në Veri të Kosovës është sfiduar rëndë duke u provokuar me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, për të cilin akoma nuk ka një qëndrim të unifikuar të ndëshkimit dhe denoncimit nga faktori ndërkombëtar me një kryefjalë unike politike. BE dhe SHBA ende nuk kanë reagim të përbashkët dhe adresë unike për ta drejtuar si shënjestër dhe deklaruar se Serbia është përgjegjëse për aktin terrorist në veri, sepse akoma nuk ka një raport zyrtar të publikuar dhe të verifikuar. Prandaj,sa më parë që verifikohet dhe kanë fakte të qarta, aq më mirë do të jetë për ti dhënë kahe të nevojshme edhe dialogut përfundimtar , që determinon edhe ushtrimin e plotë të sovranitetit të shtetit të autoriteteve të Kosovës në bazë të përgjegjësive kushtetuese. Pra duhet të kuptojnë drejtë të gjithë se kush është Serbia dhe çka donë ajo. Mendoj që presioni duhet të jetë vendimtar për ta detyruar Serbinë që ta njoh Kosovën. Pra duhet domosdo të ndodhë një kthesë aktive dhe vendimtare. Në këtë drejtim nuk duhet humbur kohë por duhet shfrytëzuar ajo që sa më shpejtë të arrihet zbatimi i marrëveshjes. Normal presioni do të shtohet edhe ndaj Kosovës, jo vetëm ndaj Serbisë. Kosovës do ti shtohet presioni edhe më shumë duke potencuar kërkesën që të themelohet asociacioni me konsensus pozitë dhe opozitë. Nëse kjo nuk arrihet atëherë varianti i vetëm mbetet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse nuk ka rrugë të zhegitjes. Procesi i vonuar në arritjen e marrëveshjes muajve në vijim do të ketë efekt negativ sepse pastaj do të mundë të zvarritet përtej këtij viti, ngase BE shkon në zgjedhje, dhe po ashtu në fund të vitit shkojnë në zgjedhje edhe SHBA-të, prandaj s’ka kohë për të humbur palët por duhet të ndërmarrin veprime të guximshme dhe ta arrijnë një marrëveshje të përafërt që ngjason në diçka që mundë të konkludohet se është përfundimtare. Disponimi është pro njohjes pa kushte në mes të dy vendeve sepse perëndimi donë që Serbia ta njoh në heshtje Kosovën, dhe kjo do të ishte një arritje historike, por megjithatë tash pritet të shihet se si do të ecin zhvillimet e dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve në vazhdim sepse i gjithë ky proces determinon edhe nivelin e fuqisë së ushtrimit të sovranitetit kushtetues e ligjor të shtetit në të gjithë territorin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".