Sulmi terroristë serb në Banjskë, prokuroria duhet ti raporton Kuvendit dhe Qeverisë

Sulmi terroristë serb në Banjskë, prokuroria duhet ti raporton Kuvendit dhe Qeverisë
Sulmi terroristë serb në Banjskë, prokuroria duhet ti raporton Kuvendit dhe Qeverisë

Muhamet Kelmendi

  • 27 January 2024 - 20:04

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi 

Nuk është çështje e thjeshtë vetëm prokuroriale. Është çështje e shtetit dhe ka karakter ndërkombëtar. Deshi apo jo shteti, rasti ka marrë karakter internacional. Serbia si shtet dërgoj terrorist në shtetin e Kosovës. Kjo ka kontonacione ndërkombëtarë. Mbi shtetin e Kosovës u veprua me terrorizëm të theksuar dhe shteti është i involvuar direkt në rast. Kjo e detyron prokurorin të veproj. Qeveria kërkohet të kërkoj masa konkrete juridike ndaj aksionit terrorist dhe terroristëve në veprim dhe organizatoreve.

-Sistemi gjyqësor e prokurorial është shtyllë e rëndësishme e shtetit. Ky Sistem punon i pavarur dhe i nënshtrohet vetëm ligjit. Kuvendi ka mundësi të ndikojë në sistem. Ai është pushtet nën kompetenca të Kuvendit dhe natyrisht i takon një përgjegjësi. Edhe pse Kuvendi nuk duhet fare të përzihet në punët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, rasti e detyron. I pakënaqur me punën e gjyqtarëve a të prokurorëve kërkohet që ti drejtohet sistemit gjyqësor për vendosje. Kjo në fushën ligjore. Mirëpo, rasti i sulmit terrorist në Banjskë  është tjetër. Prokuroria kërkohet që për rastin në fjalë jo vetëm të raportoj, por edhe të ngriti aktakuzë ndaj përgjegjësve dhe pjesëmarrëseve në rastin terrorist në Banjskë me 24 shtator të vitit 2023.

Në Banjskë kemi një aktivitet të rëndë penal. Qëllimi ka qenë pushtimi i katër komunave të Kosovës në Veri dhe bashkimin e tyre me shtetin serb. Këtu ka dorë shteti serb. Ndoshta drejtpërdrejtë edhe Vuçiq, Daçiq, Vulin e të tjerët. Ky pikësynim u ndal falë organeve të Kosovës dhe tash mbetet që prokuroria, pa humbur kohë, të vepron me masa juridike. Rasti është i rëndë dhe ka karakter ndërkombëtar. Terrori në Banjskë është i dënueshëm edhe me norma ndërkombëtare. Shteti i Kosovës u sulmua. I duhen fakte dhe raporte konkrete dhe të kompetentëve për të treguar terrorin e shtetit serb mbi Kosovë. Nuk është rast i lehtë. Shteti ka rëndësi jetike të zbardhet juridikisht terrori serbomadh në Banjskë. Nga raportet e veprimit të prokurorisë mbi rastin e terrorit në Banjskë dhe të punës së prokurorëve të rastit penal varet edhe qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-ve. Nuk është çështje e thjeshtë vetëm prokuroriale. Është çështje e shtetit dhe ka karakter ndërkombëtar. Deshi apo jo shteti, rasti ka marrë karakter internacional.

Serbia si shtet dërgoj terrorist në shtetin e Kosovës. Kjo ka kontonacione ndërkombëtarë. Mbi shtetin e Kosovës u veprua me terrorizëm të theksuar dhe shteti është i involvuar direkt në rast. Kjo e detyron prokurorin të veproj. Qeveria kërkohet të kërkoj masa konkrete juridike ndaj aksionit terrorist dhe terroristëve në veprim dhe organizatoreve. Me atë hapet mundësia e kërkimit ndërkombëtar të terroristëve serbë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".