Shtrirja e guximshme e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dëshmoi se kjo qeveri e ka seriozisht ruajtjen e sovranitetit të shtetit dhe integrimin e plotë të komunitetit

Arsim Aziri

  • 27 January 2024 - 11:25

Shkruan: Arsim Aziri

Përfundimisht mundë të thuhet se veprimi i pa kompromis njëvjeçar i institucioneve të shtetit të Kosovës në veri të vendit, e dëshmoi në praktikë, me efekte të prekshme, se kur një politikë qeveritare është e përkushtuar për ta shtrirë autoritetin ligjor e kushtetues, mbi bazën e të drejtës së garantuar me kushtetutë dhe ligjet pozitive, të njohura ndërkombëtarisht, atëherë nuk ka asnjë pengesë e cila nuk tejkalohet, sepse jo vetëm opinioni vendor por edhe ai ndërkombëtar është në mbështetje të së drejtës ligjore e kushtetuese, të zbatimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së sovranitetit e integritetit të shtetit, veprim që qëllimisht nuk e kanë ushtruar pushtetarët e kaluar të lidhur atje më bandat kriminale, nëntokën e krimit të organizuar, nga e cila veprimtari brenda natës edhe janë pasuruar.

-Qeveria e tanishme edhe pse nuk ishte krejtësisht imune ndaj pengesave dhe sfidave serioze sa i përket shtrirjes së autoritetit në Veri të Kosovës, ajo suksesshëm arriti ta realizoj një gjë të tillë në përpjekjet e pa ngadalshme, me përkushtim dhe guxim veprimi, por edhe ma sakrifica, tash e më shumë se një vit të plotë . Kjo është mjaft e dukshme, dhe veprimet e treguara tashmë e një kohë sikur kanë thyer mitin e kahershëm të paprekshmërisë në ato zona, ku thënë të vërtetën, ato katër komuna kanë qenë sfiduese për krejt qeveritë e kaluara, duke e bërë shtetin tonë jo funksional dhe pasiv sa i përket shtrirjes së ligjit dhe kushtetutshmërisë. Mirë që politika në Prishtinë është treguar me e denjë dhe kjo gjë është kuptuar tejet mirë si nga ndërkombëtarët që gjithnjë janë treguar të kujdesshëm dhe bashkëpunues ndaj çdo çështje , po ashtu edhe për serbët lokal, të cilët përmes veprimeve qeveritare sikur janë çliruar prej strukturave paralele, që shpeshherë e padrejtësisht (serbët e veriut) janë përdorur për t'i realizuar disa politika destruktive që kryekëput janë mbështetura nga Serbia fashiste.

Veriu thënë më drejtë, ajo zonë tregon fytyrën e vërtetë dhe të denjë të pushtetit në Prishtinë, e cila suksesshëm po e kryen misionin për të cilën ka ardhur në pushteti, përfshi edhe veprimet e fundit, ku është vënë në shprehje shteti i së drejtës, reciprociteti sa i përket çështjes së targave. Vendit gradualisht po qeveriset më mirë, më drejt dhe me shërbime më të përgjithshme, që në mënyrë direkt po preken, po përfitojnë të gjithë. Një kontribut të madh i cili duhet të shënohet, të çmohet dhe të mos harrohet, është edhe i i kryetarëve aktual shqiptar të cilët për një vit atje kanë funksionuar, pavarësisht se kanë qenë të sfiduar, por kanë kontribuar pozitivisht në krijimin e besimit tek qytetarët serb se shteti ka projekt serioz të mbështetjes dhe integrimit të tyre, për zhvillim të barabartë dhe pa diskriminim.

Përfundimisht mundë të thuhet se veprimi i pa kompromis njëvjeçar i institucioneve të shtetit të Kosovës në veri të vendit, e dëshmoi në praktikë, me efekte të prekshme, se kur një politikë qeveritare është e përkushtuar për ta shtrirë autoritetin ligjor e kushtetues, mbi bazën e të drejtës së garantuar me kushtetutë dhe ligjet pozitive, të njohura ndërkombëtarisht, atëherë nuk ka asnjë pengesë e cila nuk tejkalohet, sepse jo vetëm opinioni vendor por edhe ai ndërkombëtar është në mbështetje të së drejtës ligjore e kushtetuese, të zbatimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së sovranitetit e integritetit të shtetit, veprim që qëllimisht nuk e kanë ushtruar pushtetarët e kaluar të lidhur atje më bandat kriminale, nëntokën e krimit të organizuar, nga e cila veprimtari brenda natës edhe janë pasuruar.

Tani po shihet ashiqare që është pikërisht ndërprerja për më shumë se njëvjeçare e kësaj lidhje të nëntokës së bashkuar “multietnike” në veri të Kosovës arsyeja pse kjo qeveri nuk e ka mbështetjen e plotë edhe të opozitës për të gjitha masat që është duke i ndërmarr në veri të vendit, e ku tash është përqendruar në shtrirjen e plotë të sundimit të ligjin, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, për ta parandaluar kontrabandën e cila për më shumë se dy dekada është zhvilluar krejtësisht e pa penguar, mbase edhe e ndihmuar nga ish politikanët dhe pushtetarët e korruptuar.

Tani më shtrirja e autoritetit të plotë ligjor dhe kushtetues në tërë territorin e vendit, i ka trembur dhe alarmuar qeveritarët në Beograd, të cilët veriun e Kosovës e kanë trajtuar pjesë të shtetit serb, dhe kështu i kanë mashtruar dhe dezinformuar qytetarët e atjeshëm serb, duke i penguar për tu integruar. Këtë e dëshmoi edhe aksioni i fundit i Policisë së Kosovë në veri ku janë hequr edhe ato pak billborde e mbishkrime me të cilët janë lavdëruar e ngritur lartë figurat e diktatorëve dhe agresorëve serb që ishin vendosur në Zveçan dhe lokalitete të tjera. Kjo dëshmon se situata e atje plotësisht po stabilizohet, po vendoset rendi dhe ligji, komuniteti e ka besimin në institucione dhe po integrohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".