Hetimet për sulmin terrorist në veri zbulojnë të vërtetën

Hetimet për sulmin terrorist në veri zbulojnë të vërtetën
Hetimet për sulmin terrorist në veri zbulojnë të vërtetën

Xhevat Meha

  • 27 January 2024 - 20:15

Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha 

Hetimet nga prokuroria për sulmin në Banjë janë duke u zvarritur, dhe kjo është e dukshme. Për mua është diçka e pritshme. Rezultatet e hetimeve sigurisht se do të dokumentojnë përfshirjen e pjesëtarëve të Listës serbe në përpjekjet për rrëzimin e rendit kushtetues të Kosovës. 

-Lista Serbe ka veprime publike të kundërvënies rendit kushtetues të Kosovës si subjekt politik, që mund të dokumentohen lehtë. Dokumentimi i veprimeve të këtilla të Listës Serbe e bënë të domosdoshme që KQZ të pezulloj veprimtarin politike të këtij subjekti politik. Po pse nuk ndodh dokumentimi i veprimeve politike kundër rendit Kushtetues të Kosovës të Listës serbe si subjekt politik përfshi pjesëtarët e saj individualisht?

Dokumentimi i veprimeve politike të Listës Serbe dhe të pjesëtarëve të saj kundër rendit kushtetues të Kosovës nuk bëhet sepse këtë nuk e lejon rrjeti i strukturave të fshehta serbe që veprojnë brenda institucioneve të Kosovës, si në policinë hetuese, në prokurori, në gjyqësi dhe institucionet tjera. Për mua është e pritshme diçka e tillë. Rrjeti i strukturave të fshehta serbe nuk lejojnë, për aq sa kanë nën kontroll, të ndodh diçka që cenon interesat e Serbisë në Kosovë. Është po ky rrjet që siguron pa ndëshkueshmërin e krimit. Krimi godet barbarisht jetët dhe interesat e qytetarëve të Kosovës në baza ditore dhe pandëshkueshmëria vazhdon e paprekur. Qeveritë ndërrojnë njëra pas tjetrës, dhe kurrgjë nuk ndryshon. Qeveria e tanishme e ka marrë besimin qytetar pikërisht për të siguruar ndëshkueshmërin e krimit dhe nuk kemi kurrgjë të prekshme deri tani. Pa ndëshkueshmëria e krimit është interes i Serbisë në Kosovë dhe kjo nuk lejohet të cenohet nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe, kaq i thellë dhe i gjerë është veprimi i tyre brenda institucioneve tona.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".