Integrimi i Kosovës në strukturat evropian fuqizon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Integrimi i Kosovës në strukturat evropian fuqizon sovranitetin dhe integritetin e shtetit
Integrimi i Kosovës në strukturat evropian fuqizon sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 30 January 2024 - 07:42

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Vetëm forca e ndalë shtetin serb nga veprimet serbomëdha në hapësirën e Ballkanit. Serbia ndalet vetëm nga presioni dhe forca ekonomike, diplomatike, financiare dhe ushtarake. Këtu ka frikë shteti serb. Dhe, këtu është edhe ndërlidhja e integrimit te shtetit të Kosovës me raportet me Serbinë fashiste.

-Integrimi është çështje shumë e rëndësishme për Kosovën. Anëtarësimi në BE, në Këshillin e Evropës, në NATO, deri në OKB, është jetike për ekzistencën e shtetit. Kërkesa e paraqitur nga Kosova për të ndarë integrimet nga raportet me shtetin serb e shoh jo të analizuar mirë. Është kërkesë e rrezikshme për këtë anë të Evropës Juglindore. Unë nuk shoh ndonjë mundësi të integrimit, pa i ndërlidhur çështjet me raportet Kosovë-Serbi. Edhe vetë liberalizimi i vizave ishte i tillë. U liberalizuan vizat sepse u bë i tepërt bllokimi i liberalizimit dhe BE nuk kishte më fare asnjë bazë. Ishte humbje për BE-në .

Integrimi do të shkon krahas raporteve të Kosovës me Serbinë. Nuk i ndanë as BE dhe as SHBA. Integrimi është mjet i presionit për të pranuar palët propozimet që bëhen. Pa këtë presion nuk ndalet Serbia. Ndoshta Republika e Kosovës dëgjon! Serbia nuk dëgjon. Serbia e njehe vetëm presionin ekonomik, financiar, politik, diplomatik dhe ushtarake. Këto e ndalin Beogradin nga veprimet kriminale dhe terroriste, mundet edhe nga lufta sllavomadhe për botën serbe. Dhe, natyrisht se ndarja e Kosovës për integrime nga raportet me Serbinë e nënkupton edhe pavarësinë e Serbisë në integrime në BE etj. Këtë e do edh shteti serb.

Por, mua këtej është kërkesa e Kosovës shumë e pa analizuar. Me presion dhe mezi po ndalet shteti serb. Po pa presion! Nuk ka çka e ndalë. Vetëm forca e ndalë shtetin serb nga veprimet serbomëdha në hapësirën e Ballkanit. Serbia ndalet vetëm nga presioni dhe forca ekonomike, diplomatike, financiare dhe ushtarake. Këtu ka frikë shteti serb. Dhe, këtu është edhe ndërlidhja e integrimit te shtetit të Kosovës me raportet me Serbinë fashiste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".