Euforia e liberalizimit të vizave që po rrezikon zbrazjen e shtetit nga punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë

Euforia e liberalizimit të vizave që po rrezikon zbrazjen e shtetit nga punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë
Euforia e liberalizimit të vizave që po rrezikon zbrazjen e shtetit nga punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë

Hajrullah Ternava

  • 30 January 2024 - 07:46

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Në këto rrethana kur ende përfundimisht nuk është arritur marrëveshja e pajtimit me Serbinë, e kur tani na është lejua Liberalizimi i vizave, e kur dihet se edhe shumica e të punësuarve në Kosove, janë të pakënaqur me të ardhurat e tyre mujore, e mos të flasim për shumë të papunësuar që bredhin rrugëve, këto momente të rinjtë do ti shfrytëzojnë për të kërkua punësim në shtetet e perëndimit, sepse edhe ashtu një pjesë e madhe e popullatës tonë gjinden jashtë vendit, që nga vitet e 1990, e që janë duke jetuar në shtetet e Perëndimit.

-Nga kjo që e kemi tani, kur kaherë familje shqiptare kanë dërguar dhe punësuar të afërmit e tyre jashtë vendit, nga kjo nënkuptohet që së paku ata e kanë krijua një jetë më të begatshme për familjaret e tyre, prandaj motivi kryesor si shkak i shkuarjes në perëndim është ky qëllim, që jashtë Kosovës do të përfitojnë paga më të larta dhe do ta kenë standardin e jetesës më të mirë. Qeveria e Kosovës tani duhet ta analizoj situatën e punësimeve të krijuar tani, dhe me ligjet e saja, sidomos të përcaktohet për pagat minimale që punëdhënësit ndër to nuk munden ti paguajnë të punësuarit, pushtetarët duhet sa më parë të merren me këtë çështje për këtë kohë, dhe në të ardhmen për punëtorët e tyre, akoma sa nuk është vonë, për të mos lejuar trendin e zbrazjes së vendit dhe rrezikimit nga mungesa e fuqisë, pasi ka filluar liberalizimi i vizave dhe kemi një lëvizje të dukshme të qytetarëve drejtë vendeve të BE-së, tani në këtë fillim si vazhdues dhe hulumtuar për mundësi të gjetjes së ndonjë vendi punë, në mënyre legale dhe ligjore që ofrojnë shtetet perëndimore.

Qeveria duhet gjithashtu të inicion me shtetet mike që të bëhen investime në shtetin tonë për hapje të vendeve të reja të punës, për hir që të rinjtë të mundë të punësohen dhe ta kenë një standard jetik të volitshëm në vendin e tyre. Tani po vërehet që në fillim po shihet ashiqare që shëndetësia dhe arsimi do të jenë dy shtyllat më të ndjeshme që mundë të goditen nga largimi i kuadrove profesionale dhe kështu të prodhojnë krizë dhe deficit në vend. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka ngritur shqetësimin se rreth kërkesës së 600 mësimdhënës të cilët kanë kërkuar pushim pa pagesë, në mënyrë që të largohen nga vendi, për të udhëtuar drejtë vendeve perëndimore Sindikata e arsimit ka alarmuar se ky numër është rritur menjëherë pas liberalizimit të vizave, në gjysmë-vjetorin e dytë të vitit shkollor 2023/24 ku përnjëherë afër 600 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë. Sipas SBASHK-ut, para fillimit të vitit shkollor 2023-2024 kërkesë në Drejtoritë Komunale të Arsimit kanë bërë mbi 300 mësimdhënës për pushim pa pagesë dhe ata kryesisht kanë bërë këto kërkesa me qëllim që të largohen nga Kosova dhe ta gjejnë veten diku në shtetet e ndryshme të Evropës.

Mirëpo me liberalizimin e vizave tani kur po fillon gjysmë-vjetori i dytë i vitit shkollor 2023/4 ky numër është rritur, që sipas informacioneve është diku 500 apo 600 mësimdhënës vetëm për këtë fillim të vitit. Mirëpo kjo shifër nuk është e plotë, numri mundë jetë edhe më i madh pasi që sindikata raporton edhe për largim të punëtorëve të arsimit pa paralajmërim, dhe fare pa e kërkuar pushimin pa pagesë, pasi që ata paraprakisht janë siguruar për vendet e tyre të punës të kontraktuara jashtë vendit.

Liberalizimi i vizave për qytetarët tonë është një mundësi e lëvizjes për në ato shtete ku iu lejohet të udhëtojnë, por me këtë liberalizim nuk dot thotë se iu lejohet punësimi i tyre në shtetet e Perëndimit, ata munden të shkojnë dhe ti vizitojnë të afërmit e tyre por jo edhe të punësohen, por ka mundësi që dikush nga ata familjar që gjenden në shtetet evropiane, që kanë krijuar firma të forta në ato shtete ku janë qe shume vite, por ata janë të rrallë, edhe që në ato firma megjithatë edhe për ata që duan të punësohen në këto rrethana nuk e kanë të lehtë sepse i kanë pengesat ligjore të atyre shteteve, e sidomos për punëtorët e arsimit kur bëhet fjalë, ata e kanë edhe më të vështirë të punësohen se ata e kanë profesion arsimin e jo profesione tjera që iu nevojiten firmave tjera fitimprurëse në perëndim. Kjo eufori e liberalizimit të vizave për qytetarët, e mbi të gjitha për punëtorët e arsimit shpejt do të shuhet, sepse pas vizitave qe do t’iu bëjnë të afërmve të tyre në ato shtete ku gjinden ata, shpejt do të binden për realitetin dhe pengesat për punësimin e tyre në ato shtete. Si të zhgënjyer do të kthehen shpejt në vendlindjet e tyre në ato vende të punës ku ishin më parë të punësuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".