Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës me unitet politik për interesin nacional dhe stabilitet institucional

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës me unitet politik për interesin nacional dhe stabilitet institucional
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës me unitet politik për interesin nacional dhe stabilitet institucional

Gani Qarri

  • 30 January 2024 - 08:00

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Apelojmë te të gjitha partitë politike dhe faktori i brendshëm i vendit tonë, që të tregohen të vëmendshme, veçanërisht tani kur kanë ngelur vetëm edhe pak muaj deri te vendimi për pranimin e Kosovës në KiE, sjelljet dhe veprimet e të cilave do të vihet nën thjerrëz, kështu që kërkohet nga të gjitha segmentet e vendit tonë, e që të jetë maksimalisht serioze dhe unike dhe i gjithë përkushtimi i pozitës dhe opozitës, të vihet në funksion të stabilitetit dhe funksionalitetit të mirëfilltë të shtetit tonë, që do të jetë edhe testi më i ndjeshëm, për muajin maj, kur dhe pritet që Kosova jonë, të marr lajmin e dytë të madh pozitiv për këtë fillim viti, dhe ndër më të rëndësishmit e deritanishëm, si anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

-Pretendimi i paprecedent i QUINT-it, e madje edhe BE-së, që edhe vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, të ngritën në çështje politike, për të cilat "u dashka" biseduar me Serbinë në Bruksel, vetëm pse u ndaluaka dinari serb në Kosovë, me të cilin Serbia tash e mbi 24 vite i ka shkaktuar dëme të pakrahasueshme financiare dhe ekonomike shtetit të Kosovës, edhe pse vendimi i BQK-së, është çështje krejtësisht e brendshme, vetëm e vendit tonë dhe nuk ka të bëjë asgjë me dialogun, duket se bëhet me tendencë cinike, pasi nuk arritën ta bllokonin edhe më tej, liberalizimi i vizave, disa vende, tani shihet hapur, se duan ta bëjnë qëllimisht, parandalimin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës!?

Përpjekja për një imponim kaq tendencioz me kërkesën e paturp, që edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, të vendoset në Bruksel, është akt aq cinik dhe nënçmues, për ne si popull dhe shtet i vogël, sa që shihet hapur, se në çdo hap edhe me gjëra të tilla kaq të parëndësishme, jo vetëm nga Serbia por edhe nga QUINT dhe BE, po tentohet të pengohet shtet ndërtimi i vendit tonë, ndaj një kërkesë e tillë kaq cinike dhe poshtëruese për vendin tonë, ndaj një kërkesë kaq e ulët, duhet hedhur doemos, poshtë me përçmim dhe përbuzje, nga udhëheqja jonë shtetërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës! Prandaj apelojmë te të gjitha partitë politike dhe faktori i brendshëm i vendit tonë, që të tregohen të vëmendshme, veçanërisht tani kur kanë ngelur vetëm edhe pak muaj deri te vendimi për pranimin e Kosovës në KiE, sjelljet dhe veprimet e të cilave do të vihet nën thjerrëz, kështu që kërkohet nga të gjitha segmentet e vendit tonë, e që të jetë maksimalisht serioze dhe unike dhe i gjithë përkushtimi i pozitës dhe opozitës, të vihet në funksion të stabilitetit dhe funksionalitetit të mirëfilltë të shtetit tonë, që do të jetë edhe testi më i ndjeshëm, për muajin maj, kur dhe pritet që Kosova jonë, të marr lajmin e dytë të madh pozitiv për këtë fillim viti, dhe ndër më të rëndësishmit e deritanishëm, si anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Pra ky është edhe një shans historik, për të vepruar në unitet dhe me sinqeritet të plotë, në interes të shtetit, ashtu siç edhe kanë dëshmuar deri tani, anëtarët e delegacionit kosovar pjesëmarrës në punimet e deritashme të Këshillit të Evropës, që është punuar bashkërisht shumë, është folur bashkërisht dhe është lobuar në unison dhe bashkërisht, ndaj qëndrimi i tillë unik, edhe ka bërë të ketë disponim mjaft pozitiv, aq sa në muajin maj, pritet edhe të jetësohet anëtarësimi e Kosovës në Këshillin e Evropës. Këtë mundësi reale, e ka kumtuar si lajm të mirë për shtetin e Kosovës edhe deputeti opozitar nga AAK dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke theksuar se për dy vjet e gjysmë asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë konflikt dhe për herë të parë shteti ynë i ri, e ka një delegacion, kaq të bashkuar në përfaqësimin e Kosovës në KiE. Nisur nga ky fakt shumë pozitiv, ai edhe u shpreh mjaft optimist se në muajin prill, pret që raporti në Asamblenë Parlamentare, të finalizohet me vlerësim pozitiv e pastaj, në maj, do të ketë vota të mjaftueshme edhe në Këshillin e Ministrave.

Siç dihet Kosova zyrtarisht ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Ky Këshill, mbron lirinë e shprehjes dhe të medieve, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare, e të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane dhe Protokollet e saj,për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare. Kurse mundësia e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës u hap nga 16 marsi i vitit të kaluar, kur edhe zyrtarisht u përjashtua nga ky institucion i lartë evropian, Federata Ruse, për shkak të agresionit të paprovokuar ushtarak rus, kundër Ukrainës.

Kështu që, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës, shpresojmë se edhe do ti japin shtetit tonë të ri, mundësi reale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, andaj, ajo që mund ta dëmtojë këtë proces, janë përçarjet eventuale të skenës politike kosovare dhe prodhimi i krizave të brendshme, që do të shihej si pasqyrë e institucioneve jo serioze dhe jo funksionale në vend, duke shpresuar shumë, që të në këto momente me rëndësi, të mos ngritët qëllimisht në pengesë nga QUINT dhe BE edhe dinari serb, akt që nuk do mund tu falej dhe do ti turpëronte edhe vet ato, pafundësisht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".