Zhurmë, zhurmë dhe vetëm zhurmë me Talat Xhaferin

Zhurmë, zhurmë dhe vetëm zhurmë me Talat Xhaferin
Zhurmë, zhurmë dhe vetëm zhurmë me Talat Xhaferin

Muhamet Kelmendi

  • 31 January 2024 - 09:12

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Vendosja e një Talati në Kryeministër të Maqedonisë së Veriut për 100 ditë është një çështje që nuk do të ndikon fare në realizimin e një bashkimi ndër shqiptar. Po thuhet se u bë një arritje e madhe për kombin shqiptar! Kjo nuk qëndron.

-Ka shume raste në historinë e shqiptarëve ku më keq kanë kaluar shqiptarët me një kryeministër a kryetar shqiptar se me një përfaqësues të komb tjetër. Shih këtu: Sinan Hasanin dhe Fadil Hoxhën në ish - Jugosllavi. Megjithatë, duke u mbështetur në gjendje ka disa mundësi që gjendja të përmirësohet. Por, për atë lypset guxim në nxjerrjen e masave konkrete në fushën politike, ekonomike dhe të lirive e të drejtave të qytetarëve. Sa do të bëhet kjo kam shumë dyshim. Duhet thënë gjithashtu se Talat Xhaferi është Kryeministër Teknik.

Nuk ka kompetenca për të marrë vendime që ndryshojnë gjendjen rrënjësisht. Përmirësime mund të bënë. Mundësitë e ndryshimit të gjendjes janë të kufizuara. Fitorja është vetëm formale dhe sa për të propaganduar "fitoren" si produkt i mirë për tu shitur tek populli.

Kështu ishte në historinë e re edhe me Kryeministrin Dritan Abazovicin në Malin e Zi. U bë zhurmë. E në realitet asgjë nuk realizua për shqiptarët. Nuk u bë asnjë ndryshim pozitiv në asnjë fushë.

Për më tepër, iu dha përkrahja forcave serbe në këtë shtet dhe tash ata e udhëheqin Malin e Zi. Kështu do te jete edhe ne Maqedoninë e Veriut. Zhurme dhe asgjë tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".