Në finalen e marrëveshjes me Serbinë nuk mund të shkohet pa e nxjerr faturën e kompensimit të dëmeve dhe të krimit

Në finalen e marrëveshjes me Serbinë nuk mund të shkohet pa e nxjerr faturën e kompensimit të dëmeve dhe të krimit
Në finalen e marrëveshjes me Serbinë nuk mund të shkohet pa e nxjerr faturën e kompensimit të dëmeve dhe të krimit

Hajrullah Ternava

  • 31 January 2024 - 16:43

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Çdo Parti para se të vjen në pushtet i zhvillon planet e saja dhe propagandën, të cilën do ta zhvilloj për ti fituar zgjedhjet, dhe në ato plane gjithsesi se përmenden edhe ato të këqija që i përjetuam gjatë luftës, që na i ka bërë Serbia. Të gjitha partitë premtojnë se nuk do t’ia falin ato masakra dhe të këqija që ia kanë sjellë vendit tonë, por me ardhjen në pushtet, ato politika të premtuara ndryshojnë në shumë raste, sepse sikur në rastin tonë tani kur çështjen e pajtimit po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, ata e kanë një masë të madhe të fuqinë e ndikimit.

 

Në këto procese diplomatike të tanishme, nëpër të cilat po kalon Kosova, sikur të insistohej një padi kundër Serbisë për krime lufte, atëherë s’do të kishim shansin e pajtimit me ta, por me që vjetërsimi i këtyre krimeve nuk ndodh, atëherë kjo çështje mbetet për tu iniciuar edhe mbasi të ndodhë pajtimi, sepse në atë kohë në krye të udhëheqjes së Serbisë do të emërohen personalitete demokratike, të cilët do ti pranojnë ato faje të ish Qeverive serbe, për krimet që i kanë bërë, derisa tërë territorit në përgjithësi të ish Jugosllavisë ju kanë shkaktuar dëme dhe krime të ngjashme sikurse Kosovës. Kjo qeshte nuk është hapur deri më tani seriozisht asnjëherë, pavarësisht që aty këtu është potencuar, prandaj tani ashiqare po duket se është duke humbur kohë edhe kjo qeveri e tanishme, duke mos vepruar akoma për ta përmbushur zotimin për ushtrimin e padisë kundër Serbisë për krimet e luftës, po vazhdon akoma me avazin e qeverive të kaluara duke shfrytëzuar manifestimet e përvjetorëve të betejave të lavdishme të luftës dhe datat tragjike të krimeve që ushtria e policia serbë kanë kryer mbi popullatën e pafajshme, të pa armatosur, për tu zotuar dhe premtuar se krimet serbe nuk do të falen, nuk do të harrohen, mirëpo edhe pse kanë kaluar dy vitet në mandat të qeverisjes akoma është duke munguar padia për krime lufte ndaj Serbisë e cila aq shumë është premtuar. Një refren të tillë e ka përsëritur Kryeministri Kurti edhe me rastin e përkujtimit të masakrës së 27, 28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. “Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia, ” ka deklaruar Kryeministri Kurti. Krimet dhe dëmet serbë të luftës duhet të ishin fatura numër një e cila do të nxirrej edhe të tavolinë të bisedimeve për marrëveshje me Serbinë, por kjo temë është anashkaluar deri tash nga të gjitha qeveritë e deritashme, kurse qytetarëve ju është premtuar, nga përvjetori në përvjetor, se për krimet dhe gjenocidin serb ndaj popullit të Kosovës do të ngritët padi edhe në nivelin ndërkombëtar, dhe nuk do të ketë pajtim dhe normalizim me Serbinë pa kërkim falje nga shteti, pa zbardhje të fatit të të pagjeturve dhe pa ndëshkim të autorëve të krimit në zgjirin komandues, dhe pa kompensimin e dëmeve që janë bërë nga ana aparatit ushtarako policor shtetëror të regjimit, aktor dhe pjesëtar i të cilit vazhdon të jetë sot edhe kryetari aktual I shtetit në Serbi, me të njëjtën politikë të pa ndryshuar dhe i pa penduar. Sikur u cek deri me tani se pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës është tema aktuale, por tani faktori ndërkombëtar po e luan rrolin e vetë dhe po insiston edhe ndaj kosovarëve që të ju përmbahen marrëveshjeve të tyre për ta arritur pajtimin e mundshëm, edhe që ne popullata e ripërsëritim se gjenocidet nuk vjetërsohen, megjithatë mos të harrojmë se dënimi për veprat gjenocidiale dhe masakra të ndryshme kanë ndodhur edhe në të kaluarën sikur te vitet 1878, dhe nuk janë dënua kurrë, dhe për ato krime asnjëherë nuk është përgjigjur askush, dhe tani ato gjenerata që i kanë krye ato gjenocide kanë vdekur, prandaj këtë fakt duhet ta kemi parasysh, dhe nëse vjen deri te një pajtim i mundshëm gjithsesi se duhet të kërkohen llogaritë nga Serbia për dëmet e tëra të shkaktuara nga ana e sajë ndaj pasurive dhe popullit të Kosovës, sepse kjo do ti shërbente si shumë shteteve tjera që janë ballafaquar me këtë përvojë, e që kanë paguar me vite të tëra kompensim për ato krime të rënda që jua kanë shkaktuar shteteve ndaj të cilave kanë ushtrua agresion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".