SHBA dhe BE me presion të shtuar ndaj Serbisë dhe Kosovës

SHBA dhe BE me presion të shtuar ndaj Serbisë dhe Kosovës
SHBA dhe BE me presion të shtuar ndaj Serbisë dhe Kosovës

Blerim Burjani

  • 31 January 2024 - 16:49

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Dialogu maratonik me Serbinë i cili e ka kaluar një dekadë të fillimit për të arritur një marrëveshje finale, për normalizim dhe njohje mes dy vendeve, është koha që shume shpejt duhet te merr epilog real dhe produktiv. Tash nuk ka më kohë për të humbur, nuk është në interes të asnjërës nga palët e përfshira në këtë proces që të zvarritet arritja e marrëveshjes. Duhet ecur përpara dhe të mos ketë tema tjera dytësore në dialog, por te shkohet kah epilogu përfundimtar, për çka edhe hapat e marrjes së vendimeve dhe veprimeve konkrete duhet të përshpejtohen. Nuk duhet më të merremi me pengesat por me realitetin objektiv.

 

Tashmë ka një lloj agjende që e përcakton edhe kohën reale të arritjes së një marrëveshje mes dy vendeve. Tashmë dinamika po dihet. Fillimisht janë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen në veri, dhe krahas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të fillohet procesi përgatitor i themelimit të një lloj asociacioni dhe të shkohet drejtë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Si do të jetë ajo njohje, si modalitet, mbetet të shihet niveli i insistimit dhe angazhimit të faktorit ndërkombëtar por së një lloj njohje do të bëhet patjetër. Ajo që është më me rëndësi është fakti që edhe diplomacia ndërkombëtare e ka bërë të ditur se ky realitet i krijuar në Kosovë duhet të zhvillohet e avancohet, duhet të ecet përpara sepse më nuk ka kthim mbrapa. Ecja përpara për avancimin dhe zhvillimin e këtij realiteti të krijuar në Kosovë tash e dy dekada e gjysmë nënkupton një lloj njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Njohja pra është formula finale e cila duhet të vij në një variant për të cilin tash për tash është e pa mundur të paragjykohet dhe paralajmërohet se si do të formësohet ai qëndrim dhe ai pranim. Ajo që tash është me rëndësi, ka të bëjë me mos tërheqjen mbrapa nga faktori ndërkombëtar, sepse pa këtë presion palët nuk do lëvizin përpara për të marr vendimet që kërkohen. Prandaj, për ta arritur atë marrëveshje e cila synohet, BE dhe SHBA duhet të insistojnë më shumë te palët, Kosova dhe Serbia, që të jenë konkrete në veprime dhe vendime, duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion hap pas hapi në secilin veprim që kërkohet të zbatohet deri në fund ndaj të dyja palëve. Tani më ky dialog që po vazhdon për më shumë se një dekadë, i filluar me tema teknike dhe që ka kaluar në çështje të sigurisë dhe ato politike, po identifikohet me tri të arritura serioze që duhet të vlerësohen dhe nuk mundë të nënçmohen, sepse janë të rëndësisë jetike për të vazhduar tutje edhe me vendime të tjera të mëdha politike. Në këtë rrafsh duhet pasur parasysh kurorëzimin me sukses, ndonëse me shumë vështirësi të dialogut duke filluar zbatimin e plotë të marrëveshjeve për lëvizjen me tabela të automjeteve legale të shtetit të Kosovës, që I kanë pranuar qytetarët minoritar dhe është dëshmuar së tani më ky është hap I madh për tu integruar. Pika tjetër është pajtimi dhe zbatimi I marrëveshjes së plotë për menaxhimin e i kufijve dhe ndaja e Kosovës nga Serbia në fushën e telekomunikimeve me kodin kodin 383. Me këto të tria, përkundër shumë marrëveshjeve të pa zbatuara në të gjitha variantet ia ka vlejtur ky mundim maratonik në dialog, që ka dëshmuar se mundë të arrihen formulat reale të finales së plotë. Dialogu është vlerë , dhe gjithmonë është vlera më e shenjtë njerëzore gjetja e rrugëve dhe zgjidhjeve për paqe, bashkëpunim dhe normalizim. Mendoj se është mençuria me e lartë politike marrja e vendimit që njerëzit pa dallim etnie, religjioni, statusi social dhe ekonomik të lëvizin lirshëm pa barriera burokratike të kufizimit të lirisë së lëvizjes, pa marr parasysh bindjet politike dhe përkatësinë e prejardhjen shtetërore. Edhe procesi I integrimi, të cilin e synojnë të dyja vendet, mundë të rezulton me përshpejtim vetëm një qasje tillë politike, duke pasur stabilitet dhe raporte të mirë ndër fqinjësore, raporte që e dëshmojnë instalimin e një modeli besnik të tolerancës dhe demokracisë perëndimore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".