Izolim ekonomik për Serbinë dhe paralajmërim ushtarako-politik për përkrahjen e Rusisë

Izolim ekonomik për Serbinë dhe paralajmërim ushtarako-politik për përkrahjen e Rusisë
Izolim ekonomik për Serbinë dhe paralajmërim ushtarako-politik për përkrahjen e Rusisë

Hajrullah Ternava

  • 31 January 2024 - 16:52

Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Faktori ndërkombëtar nuk duhet ti injoron paralajmërimet e vazhdueshme që po dalin edhe nga opinioni publik serb, për përgatitjen e heshtur të Serbisë për ndezjen e një vatre të re luftë ne Ballkan, me skenar tinëzar mbështetës nga ana e Rusisë. Gjithsesi se faktori ndërkombëtar do të duhej vepruar më shpejt për ta izoluar dhe sanksionua Serbinë, jo vetëm me masa politike por mbi të gjitha ato ekonomike.

 

Duke i ditur situatat politike dhe strategjiko – ushtarake të cilat tani e disa vite janë duke u zhvilluar në regjion, e sidomos luftën mes Rusisë dhe Ukrainës që po zgjatë tani e dy vite, të cilën luftë po e përkrah në favorin e Rusisë vetëm Serbia, kurse shtetet demokratike evropiane janë në përkrahje të Ukrainës, këto politika të Serbisë nuk duhen ta shqetësojnë opinionin, sepse kjo elitë politike serbe që po e udhëheq këtë shtet të Serbisë është qysh nga moti e përkrahur nga Rusia, dhe pa ndodhur një demokratizim i Serbisë, që ajo elitë e cila duhet në të ardhmen ta qeverisë këtë shtet duke i fituar votat e qytetarëve serb, vështirë se ndërrojnë politikat serbe, por tani është koha që ndërkombëtarët, e sidomos evropianët duhet të jenë më të ashpër ndaj politikave serbe, dhe investimet e deritashme që i kanë investua në Serbi, ti kushtëzojnë me kushte të ndërrimit të politikave serbe dhe demokratizimit të sajë. Është Koha e fundit që Serbisë ti kërkohet distancim ndaj politikës Ruse, nëse Serbia donë që ato investime ekonomike edhe më tutje të vazhdojnë të zhvillohen në Serbi. Faktori ndërkombëtar nuk duhet ti injoron paralajmërimet e vazhdueshme që po dalin edhe nga opinioni publik serb, për përgatitjen e heshtur të Serbisë për ndezjen e një vatre të re luftë ne Ballkan, me skenar tinëzar mbështetës nga ana e Rusisë. Gjithsesi se faktori ndërkombëtar do të duhej vepruar më shpejt për ta izoluar dhe sanksionua Serbinë, jo vetëm me masa politike por mbi të gjitha ato ekonomike. Një denoncim i hapur për përgatitjen e Serbisë për një luftë të re në rajon e ka bërë avokati serb Çedomir Stojkoviq, sipas të cilit nuk ka asnjë padyshim që Serbia po përgatitet për luftë. Stojkoviq që para pak ditësh bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai ka bërë një ndërlidhje në mes Serbisë dhe Rusisë, përfshirë këtu edhe Kinën dhe planet e tyre për destabilizim të rajonit. Sipas Stojkoviq, armatimi dhe ‘pasuria’ që posedon aktualisht Serbia, janë pothuajse të gjitha me prodhim në Kinë e Rusi. “Aleksandër Vuçiq sapo ka shpallur planet e reja për ushtrinë serbe me sisteme raketore AA nga Kina, sasi të mëdha të dronëve vetëvrasës nga Irani, sistemet e bllokimit elektronik nga Rusia, blerjet e mëdha të mjeteve luftarake ‘Lazar 3’ dhe ‘Milos’ (prodhuar në Serbi) dhe kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi”, ka deklaruar avokati Stojkoviç. Sipas tij, krejt këto po ndodhin pas shumë ngjarjeve të përbashkëta që shënoi Serbia me Rusinë, Hungarinë dhe Republikën Serbe që të tria vende jo mike të Perëndimit, pavarësisht faktit që ky shtet është kandidat për integrim në BE. “Rusia po përgatit konflikte të reja dhe një prej tyre po përgatitet në Ballkan përmes Serbisë. Aleksandër Vuçiq po përgatitet aktivisht për atë plan, si dhe për konflikte të tjera në botë, për të cilat përgatitjet e informon Vulin-FSBPutin”, ka deklaruar avokati Stojkoviq. Duke zbuluar lidhjet e hershme të Vuçiqit me Putinin, Stojkovic deklaron se para kësaj, në vitin 2019, Aleksandar Vuçiq mori medaljen Alexander Nevsky nga Vladimir Putin për 20 vjet shërbim në Federatën Ruse (në shërbim të së cilës hyri në janar 1999). Avokati serb ka numëruar një nga një ngjarjet që kanë ndodhur para se sot Vuçiq të dalë e të flasë për ushtrinë serbe dhe armatimin që ajo posedon, e që sipas tij është kërcënim i hapur për sigurinë e rajonit. – Aleksandër Vulin (drejtor de facto i BIA) merr një medalje nga drejtori i FSB-së ruse Bortnikov; – Milorad Dodik i jep një medalje Viktor Orbanit;– Vladimir Putin u jep medalje Dushan Bajatoviqit dhe Nenad Popoviqit; – Ministrja Danica Grujiçiq përfundon memorandumin për bashkëpunim me Federatën Ruse;– vetëm 5 muaj më parë Serbia organizoi një organizatë terroriste paraushtarake në Kosovë, Banjska përmes Milan Radojiçiqit;– Milorad Dodik merr një medalje nga Putin (qershor 2023)– Milorad Dodik i jep medaljen Putinit (janar 2034) Milorad Dodik kërcënon se do të shkëputet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Të gjitha këto pista sipas Avokatit serb janë paralajmërues për planin serbo rus të përgatitjeve për hapjen e një fronti të ri lufte në Ballkan, para hundëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, pavarësisht se tani më shumica e shteteve të Ballkanit janë zyrtarisht edhe anëtarë të NATO-s. Pa një demokratizim të Serbisë vështirë që do të arrihet ndonjë pajtim sikur që po pritet, Serbia i ka provua bombardimet e 1999 nga NATO-a, dhe dëshmia e tillë është që Amerika me shtetet e NATO-s ta kushtëzojnë atë në mënyrat e saja kërcënuese por edhe demokratike për një pajtim të mundshëm edhe të detyrueshëm me Kosovën, dhe si shpërblim për këtë çështje, shteteve të Ballkanit t’iu hapen dyert drejtë BE-së, dhe Evropa të investoj në këto shtete për zhvillimin e tyre shteteve, që niveli i zhvillimit të tyre të barazohet me shtetet e BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".