Për avullimin e 53 milionëshit nuk është përgjegjës vetëm o vetëm Pal Lekaj por edhe Ramush Haradinaj

Për avullimin e 53 milionëshit nuk është përgjegjës vetëm o vetëm Pal Lekaj por edhe Ramush Haradinaj
Për avullimin e 53 milionëshit nuk është përgjegjës vetëm o vetëm Pal Lekaj por edhe Ramush Haradinaj

Naim Miftari

  • 01 February 2024 - 16:47

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Lidhur me aferën e 54 milionëshit, mendoj që fillimisht ishte dashur të hetohet e të dënohet Ramush Haradinaj si ish Kryeministër, e më pastaj të ndiqet edhe Pal Lekaj, sepse ky i fundit është vetë një lodër e Ramush Haradinajt, sepse aso kohe, kur ka ndodhur abuzimi me ata 53 milion, ishte kryeministër i vendit Ramush Haradinaj, mandat në të cilin ka pasur edhe afera të tjera. Gjatë atij mandate nuk ka qenë vetëm afera e 53 milionëve për autostradën por të njëjtën lojë me vjedhje e kanë luajtur edhe me ambalazhuesit e ujit. Afër 150 milion euro i kanë përvetësuar nën hije këta dy bosët, derisa ishte Haradinaj kryeministër.

 

Tash sa i përket këtij aktit të dënimit të Pal Lekajt kjo nuk është asgjë tjetër veç se një lojë me sistemin e drejtësisë, duke e sakrifikuar një “kokë turke”, si thuhet te këto situata, por në këtë rast është kokë katolike. Sakrifikohet pak a shumë koka e Palit për ta shpëtuar Ramush Haradinajn. Dita ditës po vërtetohet se në Kosovë nuk ka drejtësi. Qeveria Kurti 2 në aspektin e pastrimit të drejtësisë nga mafia PDK- LDK- AAK-LS pothuajse ka dështuar plotësisht, nuk ka mundur as një milimetër ta pastron Prokurorin, gjyqësinë, policinë dhe AKI-në nga krimi i organizuar I nëntokës së PDK,LDK,AAK-së. Një pulë që ka vlerë 10 euro, nëse je qytetar i thjeshtë e fukara dhe detyrohesh me vjedh në Kosovë dënohesh ma shumë se sa është dënuar Pal Lekaj për vjedhjen e organizuar të 53 milion eurove nga buxheti i shtetit. Kjo është turpi më i madh i kësaj drejtësie të korruptuar. Kosova si shtet i ri me këtë sistem të drejtësisë së dështuar e të kapur nga krimi po shkon drejtë shkatërrimit. Po shkatërrohet nga Brenda, nga mafia e ish pushtetarëve dhe zyrtarët e korruptuar nga jashtë, edhe nga Serbia me miqtë e saj ndërkombëtar. Shteti i ri i Kosovës është në rrezik serioz nga të korruptuarit e Kosovës dhe të korruptuarit ndërkombëtar që I ka korruptuar Serbia dhe Rusia dhe janë të instaluar kudo nëpër pozita kuqe në misionin e tyre ndërkombëtar në Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".