Derisa shteti serb kultivon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve është iluzore shpresa që me dialog të arrihet normalizim

Derisa shteti serb kultivon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve është iluzore shpresa që me dialog të arrihet normalizim
Derisa shteti serb kultivon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve është iluzore shpresa që me dialog të arrihet normalizim

Skender Mulliqi

  • 01 February 2024 - 16:50

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Sundimi i Vuçiqit e ktheu Serbinë në epokën e feudalizmit. Po e kthen epokën e luftës më shqiptarët më motivacion fashist për zgjerim të serishëm të Serbisë më tokat e huaja. Priftërinjtë ortodoksë moti e kanë lënë rrugën e Zotit. Ata ishin dhe kanë mbetur udhëheqësit shpirtëror të luftërave për pushtim ndaj fqinjëve , e më së shumti ndaj Kosovës. Jo vetëm që janë të veshur më të zeza, por janë çmendur deri në pikën , sa ata duan të kthejnë kohën e luftës deri në shfarosje të shqiptarëve në tokat e lashta të tyre. Çdo hyrje dalje nga Kosova e kanë shfrytëzuar paturpësisht për nxitjen e urrejtës , fetare e nacionale dhe kërkesën që Serbia të kthehet më ushtri në vendin , ku bënë masakra dhe spastrime etnike.

 

Të bashkuar në një kor të orkestruar, Kisha Ortodokse Serbe dhe politika, sikur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, janë duke kultivuar frymë të urrejtjes ndaj gjthçkafit që nuk është serbe, si në përkatësin etnike, kulturore e politike, Kisha Ortodokse Serbe është vu në shërbim të politikës zyrtare të Serbisë. Priftërinjtë serb po bartin relikte të princave mesjetarë në çdo vendbanim aty ku ka serb, duke i ndezur pasionet ultra nacionaliste deri në çmenduri. Kisha është lidhur fortë edhe më politikën e ish shefit të informimit të kohës së Millosheviqit, presidentit Aleksandër Vuçiq . Kisha së bashku më pushtetin në Serbi , janë duke organizuar dhe predikuar politikat të cilët në vitet e 90-ta sollën gjakderdhjen më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore. Këta në kokat e tyre në nxehta janë duke sprovuar serish realizimin e botes serbe. Kanë vu në shërbim gjithë propagandën gjoja për vuajtjen e popullit serb, duke organizuar tubime , duke i lartësuar këngëtarët në liturgjitë dhe në takimet e ndryshme sportive. Po i shpallin edhe Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën pjesë të botës serbe ! Nuk kanë hequr dorë nga iluzionet duke kërkuar që flamuri serb, të valon nga Gazimestani ku edhe e humbën luftën më turqit, deri në Prizren dhe Rumie. Kjo është propaganda më e ulët e kishës e cila po përqafohet haptazi nga politika e çetnikizmit në pushtetin e Serbisë. Me gjithë forcën Vuçiqi dhe krye popi Porfirije më kishtarët tjerë , janë duke helmuar të rinjtë më rrëfimin mesjetarë, se populli serb është qiellorë . Sundimi i Vuçiqit e ktheu Serbinë në epokën e feudalizmit. Po e kthen epokën e luftës më shqiptarët më motivacion fashist për zgjerim të serishëm të Serbisë më tokat e huaja. Priftërinjtë ortodoksë moti e kanë lënë rrugën e Zotit. Ata ishin dhe kanë mbetur udhëheqësit shpirtëror të luftërave për pushtim ndaj fqinjëve , e më së shumti ndaj Kosovës. Jo vetëm që janë të veshur më të zeza, por janë çmendur deri në pikën , sa ata duan të kthejnë kohën e luftës deri në shfarosje të shqiptarëve në tokat e lashta të tyre. Çdo hyrje dalje nga Kosova e kanë shfrytëzuar paturpësisht për nxitjen e urrejtës , fetare e nacionale dhe kërkesën që Serbia të kthehet më ushtri në vendin , ku bënë masakra dhe spastrime etnike. Do të ishte në të mirën e Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë, që të lirohen nga këto insinuata dhe paragjykime mesjetare serbe. Nuk do të lejohet më kurrë që Serbia e fashizmit Sheshelian dhe krye popit Porfirije , të luajnë vallen e djallit në Kosovën sovrane dhe të pavarur. Popat serb janë bërë partia e vërtetë politike e Vuçiqit, si dikur të Serbisë të Millosheviqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".