Kosova pa Amerikën nuk mundë të ekziston, ti dëgjojmë dhe respektojmë këshillat e aleatit më të madh të pavarësisë

Kosova pa Amerikën nuk mundë të ekziston, ti dëgjojmë dhe respektojmë këshillat e aleatit më të madh të pavarësisë
Kosova pa Amerikën nuk mundë të ekziston, ti dëgjojmë dhe respektojmë këshillat e aleatit më të madh të pavarësisë

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 February 2024 - 17:45

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Bashkimi Evropian luan lojën e dy anshme gjithmonë dhe kurrë nuk i ka rreh sakica me një vend dhe aty ku shihet se luan bisht ndërhyn Amerika dhe nuk mund të kemi frikë, prandaj edhe unë po e them se nuk duhet që të mos e dëgjojmë Amerikën, shtetin më të fuqishëm në planet, përndryshe pa Amerikën shkojmë në theqafje dhe bëhemi horë. Këtë duhet ditur njëherë e mirë.

 

Një gjë duhet ditur ne shqiptarët, se pa ndihmën amerikane nuk ka asgjë. Përndryshe ajo që ne themi dhe krenohemi se jemi shtet, dhe në fakt askush nuk e mohon se nuk jemi shtet, ama pa ndihmën e amerikane nuk jemi asgjë, dhe vetëm mbetemi me këmbë në llaç dhe e mashtrojmë vete me krenari dhe rrahje gjoksi. Prandaj, çdo gjë që vjen nga Amerika duhet marrë seriozisht dhe nuk duhet të bëhen tallje, se nuk jemi asgjë, ama asgjë pa Amerikën. Ne duhet të krenohemi se gjithmonë e kemi pasur mik shtetin më të fuqishëm në glob, pra Amerikën, të pozicionuar drejtë në anën tonë dhe kjo ka bërë që deri tani askush nuk guxon të na lëviz, ndonëse disa provokime si e kanë zanat huliganët dhe banditët kriminel e terrorist serb po paraqiten nganjëherë, edhe pse gjithmonë janë detyruar të ikin me bishtin ndër vegë taman si zagarët dhe langonjtë e rrugëve. Serbia përherë ka kërkuar konflikt, por duhet ditur se është i ndërsyer kohëve të fundit edhe nga Rusia që është e gatshme dhe provokative që të hapi front të ri lufte në Ballkan dhe nga kush tjetër pos nga Serbia fashiste se nga shtetet tjera ka dështuar dhe i´a kanë kthyer shpinën që çdo kund në Evropë dhe në botë shihet me urrejtje dhe përbuzje. Bashkimi Evropian luan lojën e dy anshme gjithmonë dhe kurrë nuk i ka rreh sakica me një vend dhe aty ku shihet se luan bisht ndërhyn Amerika dhe nuk mund të kemi frikë, prandaj edhe unë po e them se nuk duhet që të mos e dëgjojmë Amerikën, shtetin më të fuqishëm në planet, përndryshe pa Amerikën shkojmë në theqafje dhe bëhemi horë. Këtë duhet ditur njëherë e mirë. Ndërkaq, Bashkimi Evropian shumë herë e ka përkëdhelur Serbinë, duke folur ndryshe dhe duke vepruar më shumë në anën e saj. Pra, forcën që e ka Amerika për ta bindur Serbinë dhe Kosovën nuk mund ta ndal askush dhe përse nuk e bënë këtë shpejt ajo ka planet e veta. Kur thash që e ka forcën për t´i ngre për veshi Kosovën dhe Serbinë dhe për t´i ulur në cergë, po ju përkujtoj vetëm një gjë jo shumë të largët kur ish presidenti Tramp i uli në karrige si nxënës dembel Abdullah Hotin dhe Aleksandër Vuçiqin para vetes dhe nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk. Ngjarjet që kohëve të fundit po ndodhin në Evropë dhe pikërisht në Ukrainë , është me qëllimin e bishave të Karpateve për të gëlltitur disa vende tjera ndonëse është e pamundur se nuk kanë fuqi përpos zullumit ata kërkojnë të ndezin luftë edhe në Ballkan. Prandaj po them se ne duhet hapur sytë gjithmonë nga Amerika. Pra pa Amerikën ne jemi jetim. Pra, gjithsesi duhet të i ngjitemi familjes Evropiane dhe jo mentalitetit serbo-rus që është i urryer nga gjithë bota demokratike, edhe pse një pjesë e Serbisë e kanë parë që nuk kanë kurrfarë ardhmërie me këtë rrugë të pakrye që nuk të çon gjëkundi. Serbia fashiste qëllimisht po e pengon Kosovën në integrimin Evropian, ndaj duhet që Amerika të tregoj forcën e madhe që ka dhe po që se e mbështet për muri Serbinë dhe t´ia futë pykat që të ndizet nga brenda, atëherë ata nuk kanë qare pa u ndalur dhe pa u marr vesh. Pra, të paktën Kosova dhe Serbia t´i normalizojnë marrëdhëniet që i kanë të prishura me shekuj. Personalisht unë kurrë nuk e besoj të paktën kur e kujtoj atë thënien e famshme të popullit:" UJI FLE E HASMI NUK FLE". Pra, ky hasem, Serbia është e pabesë dhe është treguar gjithmonë kështu se e kanë në gjak. Kosova ka kërkuar shumëçka nga Serbia, si krimet e luftës dhe shumë gjëra tjera. Serbia gjithmonë nuk ka pranuar asgjë dhe është përgjigjur me "NEJO". Dhe, krejt në fund fare, Amerika e ka forcën për ti ulur Serbinë dhe Kosovën për t´i shtrënguar duart, deshën apo nuk deshën palët, përndryshe pa këtë forcë që ka Amerika zor se do të bëhet gjë, prandaj ne të mos e mashtrojmë veten, se pos që bëhemi qesharak mundë t´i bëjmë dëm të madhe vendit që brezat e ardhshëm nuk do të na falin dhe do të na mallkojnë kudo që të shkojmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".