Luftënxitësi Vuçiq pa vonesë të izolohet nga Evropa, po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan

Luftënxitësi Vuçiq pa vonesë të izolohet nga Evropa, po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan
Luftënxitësi Vuçiq pa vonesë të izolohet nga Evropa, po e rrezikon seriozisht paqen në Ballkan

Skender Mulliqi

  • 03 February 2024 - 08:23

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

A nuk janë neveritëse për popujt tjerë figurat të cilat u identifikuan dhe morën pjesë në vrasje dhe gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje? A nuk janë neveritës personat si kriminelët e luftës, Vojisllav Sheshel, Vuçiq, Daçiq, Vulin, Nikoliq etj, të cilët sot gjendën në krye të politikës serbe?Atëherë nuk është për tu habitur pse e kemi një gjendje tensionuese permanente me kërcënime për luftë në rajon, e më së shumti kemi kërcënime për pushtimin e Kosovës.

-E kaluara historike dhe kjo e sotmja treguan mjerimin dhe histerinë kombëtare të serbëve në Ballkan. I janë bashkuar shumica e serbëve kryqëzatës të Vuçiqit ndaj shqiptarëve në rajon. Udhëheqësit shovinist të Beogradit, me mediet dhe kukullat e tyre i janë bashkuar lehtësisht e çmendurisht çetnikizmit Sheshelian, që është theksuar shumë edhe pas luftës. Gjithnjë e më shumë po vërtetohet teza së”populli serb është gjenocidial”.Çmimin që e paguan popujt e tjerë më rastin e shpërbërjes me luftë të ish-Jugosllavisë, është shumë i lartë. Asgjë në Serbi nuk funksionon në mënyrë racionale .Politika serbe është plotë më ngarkesa nga e kaluara, me një format të neverisë diskurzive.

A nuk janë neveritëse për popujt tjerë figurat të cilat u identifikuan dhe morën pjesë në vrasje dhe gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje? A nuk janë neveritës personat si kriminelët e luftës, Vojisllav Sheshel, Vuçiq, Daçiq, Vulin, Nikoliq etj, të cilët sot gjendën në krye të politikës serbe? Atëherë nuk është për tu habitur pse kemi një gjendje tensionuese permanente më kërcënime më luftë në rajon, e më së shumti kemi kërcënime për pushtimin e Kosovës. Kjo garniturë fashiste po e rëndon më probleme të paqena , por të prodhuara në kokat e shovinistëve serb Ballkanin Perëndimor. Është fatkeqësi së historia po përsëritet në Ballkan. Po rrezikohet paça në këtë pjesë të botës nga të krisurit, të pa edukatë si Putin , Vuçiq, Dodik më kopetë e tyre. Po rrezikohet rajoni i cili nuk është liruar nga sindroma post –traumatik të luftës në republikat e ish –Jugosllavisë. Dhe, nuk po lirohet nga sindroma e luftës së re, se shumë është duke u toleruar politika luftënxitëse Aleksandër Vuçiqit nga Evropa.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".