Maratona e procesit gjyqësor për aferën TOKA me dhjetëra afera të tjera vulosin turpin e sistemit të drejtësisë të instaluar e kontrolluar nga SHIK-u

Maratona e procesit gjyqësor për aferën TOKA me dhjetëra afera të tjera vulosin turpin e sistemit të drejtësisë të instaluar e kontrolluar nga SHIK-u
Maratona e procesit gjyqësor për aferën TOKA me dhjetëra afera të tjera vulosin turpin e sistemit të drejtësisë të instaluar e kontrolluar nga SHIK-u

Naim Miftari

  • 03 February 2024 - 08:21

Shkruan:ANALISTI- Naim Miftari

Nuk ka asnjë dilemë që sistemi i drejtësisë në Kosovë është një segment që vazhdon të jetë i kontrolluar dhe uzurpuar nga nëntoka e fuqishme krimit të organizuar dhe mafio politikës, ku dominojnë ish strukturat e SHIK-ut të PDK-së dhe mekanizmave të tjerë para politik, të ngjashëm, nga subjektet tjera politike. Kjo gjendje faktohet e dokumentohet me shumë afera që nuk janë gjykuar por kanë mbetur njolla të zeza në sistemin e drejtësisë të kapur nga krimi i organizuar.

-Rasti i Veteranëve të rrejshëm, rasti i tenderëve të blerjeve të tokave të Sami Lushtakut, tokat e ,,babës" të Ramush Haradinajt, tokat e drejtuesve të OVL-së, Ngucati, Haradinaj, tokat dhe gurthyesit e vëllezërve të Hashim Thaçit, malverzimet me tenderë qeveritar dhe ndërtimet e Bexhet Pacollit. Në të gjitha këto ka ndikim mos funksionimi i sistemi të drejtësisë i lidhur me krim. Kështu ka ndodhur edhe te privatizimet kinse ligjore. Afera e KEK-ut dhe KEDS-it e Hashim Thçit, afera e Llamkosit e Besim Beqës e Kadri Veselit. E tillë është edhe plaçkitja e Trepçës nga ana e Gani Thaçit dhe Ferat Shales, Azem Syles, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Bekim Haxhiut, Zvonko Veselinoviçit e Milan Radojçicit. Sistemi i drejtësisë ka dështuar edhe te vjedhja e drogës, heroinës dhe dosjeve të krimeve të luftës e krimit të organizuar në dhomën e dëshmive në Prishtinë, në vjedhjen e arit në Policinë e Pejës.

E lidhur me nëntokën kriminale politike të SHIK-ut e para politikës së ish qeveritarëve është edhe afera e PTK-së- VALES 900 , tenderët e kurdisur të AKM të Ahmet Shalës me Adem Grabovcin , gllabërimi dhe plaçkitja e ekonomisë, Industrisë dhe elektro distribucioneve të Devollve në lidhje me bandat e zeza të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Kulmi i lidhjes me krimin është edhe rasti Toka i Azem Sylës dhe prestarëve të tjerë të SHIK-ut me kriminelë dhe spekulantë e ish pjesëtar të UDB-së dhe policisë serbe, e shumë raste të tjera që janë me dhjetëra e me qindra vjedhje, pa i përmend këto aferat e fundit të korrupsionit lidhur me Pal Lekajn e Ramush Haradinajn në rastin e Bektelit, dhe kinse falja e tatimit për ambalazhuesit e ujit. Historia e abuzimit me parat e shtetit të Kosovës ka një zanafillë shumë të hershme, të pa hetuar dhe pa ndëshkuar, që daton e fillon me vjedhjen e Fondit 3% dhe Vendlindja thërret.

Pra janë me mijëra raste ku krimi i organizuar politik i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë futur me të dy këmbët e duart, të implikuar dhe në rolin e organizatorit të vjedhjes të mbi 3 milord eurove pasuri shtetërore që ju kanë vjedhur dhe tjetërsuar shtetit dhe popullit të Kosovë por që me dekada kanë mbetur pa u hetuar e pa u ndëshkuar. E gjithë kjo zhvatje spektakulare e organizuar e shtetit ka ndodhur për faktin se sistemi i drejtësisë, KPK-ja dhe KGJK-ja Policia dhe AKI- ja edhe sot kontrollohen mbi 90% nga seskeserat e politikës së inkriminuar. Në pozitat e gjyqtarëve, të policëve hetues dhe hetuesve të AKI-së kanë ardhur individët me porosi nga klanet para politike të krimit të organizuar të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, prandaj nuk ka gjyqtar a prokuror, apo hetues neutral në Kosovë që guxon sot për ti hetuar dhe dënuar sipas ligjit këto raste e mijëra raste tjera të hajnisë e Korrupsionit , të vjedhjeve të orkestruara e së paku të disa miliardave euro nga pasuria e shtetit.

Kosova është shtet ku ligji ekziston vetëm për qytetarët e thjeshtë, pra është shtet pa drejtësi ku mafia politike e kontrollon edhe sot Prokurorinë, gjykatat, policinë dhe AKI-në, madje depërton thellë edhe deri te disa OJQ dhe nëpër media. Prandaj mos të pyet më askush dhe mos befasohet pse rinia po ikë nga Kosova, pse edhe njerëzit e shkolluar dhe të zotët po e braktisin Kosovën që nga 1999 e deri tash në vitin 2024. Krejt kjo është pasojë afatgjatë e mosfunksionimit të ligjit për dekadat e kaluara. Mungesa e drejtësisë, korrektësisë dhe kualitetit profesional në vendimmarrje e në qeverisje e ka vrarë edhe shpresën se një ditë do të bëhet më mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".