Pa e dënuar shtetin serb nuk ka paqe në Ballkanin Perëndimor

Pa e dënuar shtetin serb nuk ka paqe në Ballkanin Perëndimor
Pa e dënuar shtetin serb nuk ka paqe në Ballkanin Perëndimor

Muhamet Kelmendi

  • 03 February 2024 - 08:26

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Raportet midis Kosovës dhe Serbisë janë keqësuar edhe pas Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Nuk kemi veprime konkrete për të zbatuar këto dy marrëveshje. Kjo nuk ndodhi! Në shkaqet e mos zbatimit të marrëveshjeve mundë të përmendet edhe Kosova, krahas Serbisë. Mirëpo, kjo nuk qëndron sa i takon Kosovës, sepse përgjegjësinë absolute e mbanë Serbia, e cila nuk po e pranon marrëveshjen dhe të njëjtën nuk po e nënshkruan.

- Serbia nuk donë ta kupton se Kosova është shtet dhe se asnjë marrëveshje që e dëmton shtetin e Kosovës nuk do ta pranon Prishtina. Asgjë pozitive pa e pranuar Serbia shtetësinë Kosovës nuk do të arrihet në raportet midis dy shteteve. Ripushtimi i Kosovës bëhet vetëm me luftë. Këtej po përgatitet shteti serb ushtarakisht dhe çdo kontakt, veprim dhe qëndrim e bënë për të ripushtuar Kosovën. Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z. Hill, i bëri thirrje përsëri Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje dhe jo të paramendojnë ndonjë zgjidhje magjike.

Pikërisht, shteti serb po punon për zgjidhje magjike. Është thjeshtë magji që Kosova të ndahet apo të futet nën sundimin serb. Kjo, pavarësisht veprimeve nacional raciste të Serbisë. Kosova ka të drejtë të ndërpres çdo ndikim të shtetit serb në Kosovë, kuptohet që e cenon lirinë dhe pavarësinë e Republikës. Janë ligjore mbylljet e organeve të shtetit serb në Kosovë dhe heqja e posterave të figurave nacional fashiste dhe terroriste. I takon faktorit ndërkombëtar, si BE-së, Anglisë dhe SHBA-ve ta adresojnë qartë përgjegjësinë e mos zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nuk është e pranueshme që z.Lajçak të viziton Beogradin dhe fare mos ta dënon aktin terrorist serb në Banjskë. Kjo nuk e nderon atë dhe nuk është qëndrim i drejtë edhe i BE-së. Z. Lajçak dhe kushdo tjetër mundë ta akuzojnë Kosovën, por ato mbesin akuza në erë , sepse Kosova si shtet e ka një Kushtetutë dhe sipas saj duhet të punohet. Kosova është shtet.

Republika e Kosovës nuk po e kërcënon Ballkanin me luftë. Nuk është vegël e Putinit dhe nuk është kundër BE-së, dhe paqes e lirisë. Çdo veprim i Republikës së Kosovës është i drejtë dhe kushtetues. Këtu nuk ka vend për barazim midis Kosovës dhe shtetit serb. Serbia mbanë përgjegjësi për gjendjen dhe në Beograd është vendi ku sigurohet paça në këtë pjesë të Evropës. Presioni duhet të behet mbi shtetin serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".