Kushtetuta, arma më e fuqishme për argumentimin e së drejtës për refuzim të dinarit serb

Kushtetuta, arma më e fuqishme për argumentimin e së drejtës për refuzim të dinarit serb
Kushtetuta, arma më e fuqishme për argumentimin e së drejtës për refuzim të dinarit serb

Agim Bajrami

  • 04 February 2024 - 08:54

Shkruan:ANALISTI- Agim Bajrami

 

Autoritet e Serbisë, kanë për qëllim që përmes frikës së rrezikimit të tyre ekzestencial,të krijohet alarmi i panikut te ta, që nga situata e frikës të ngritën tensione dhe pasiguri të popullata serbe, me mundësin e shkaktimit të trazirave dhe konflikteve te përmasave me rendin ligjor dhe kushtetues në Kosovë, që do të rezultonte me kundërvënie të forcave ligj zbatuese të Kosovës. Presidenti serb Vuçiq po e manipulon opinionin serb ,përmes gënjeshtrave të tija, se ndalimi i dinarit serb si mjet pagese në veri të Kosovës nga BQK- ja,nuk ka bazë ligjore?! Baza ligjore ,e rregullimit të valutës zyrtare në Kosovë,qëndron si në vijim:

 

 Rregullorja e UNMIK-ut nr.1999/2 ka përcaktua se valutë e vetme zyrtare i transaksioneve në Kosovë ,është MARKA gjermane. Dhe përmes, Direktivës së UNMIK-ut nr.2001/24 ,valuta zyrtare, si mjet pagese ,nga MARKA Gjermane, është zëvendësuar ,me EURO. Valutën EURO në qarkullimin e saj zyrtar në Kosovë dhe zbatimin e saj e kanë mbështet të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare si;Banka botërore,Fondi monetar ndërkombëtar, dhe Banka evropiane në Franfurkt. Valutën EURO si mjet pagese, e rregullon edhe Kushtetuta e Kosovës në nenin 11. Presidenti serb Vuçiq, mediet dhe analistët serb po e gënjejnë popullin serb, me të pa vërteta se ," aplikimi i EURO-s si mjet pagese në Kosovë, përveç se nuk është legal ,e kundërshtojnë,se nuk është edhe në përputhje me kërkesat e standardeve të institucioneve financiare ndërkombëtare" . Përhapja e të pa vërtetave ,rreth ligjshmërisë së aplikimit të valutës EURO në Kosovë, nga autoritet e Serbisë, mediet dhe analistët serb, kanë për synim, të përhapin panik tek qytetarët serb në Kosovë, dhe opinioni i brendshëm në Serbi , përmes lajmeve të rreme,se në Kosovë,popullata serbe po kërcënohet nga masat qeveritare, duke i përjashtuar ata serbët nga përfitimet në pagesat në dinarin serb që marrin nga Serbia, dhe për ti nxitë të kundërshtojnë, funksionimin e shtetit të Kosovës, dhe duke e refuzuar integrimin në jetën institucionale, dhe në ushtrimin e detyrave në institucionet publike të Kosovës. Autoritet e Serbisë, kanë për qëllim që përmes frikës së rrezikimit të tyre ekzestencial,të krijohet alarmi i panikut te ta, që nga situata e frikës të ngritën tensione dhe pasiguri të popullata serbe, me mundësin e shkaktimit të trazirave dhe konflikteve te përmasave me rendin ligjor dhe kushtetues në Kosovë, që do të rezultonte me kundërvënie të forcave ligj zbatuese të Kosovës. Dhe si synim të fundit Serbia do të kishte, ndarjen me forcë të veriut të Kosovës ,apo ripushtimin e saj, duke krijuar situata të skenarëve artificiale të krizës të sigurisë dhe rendit kushtetues, përmes manipulimit me qytetarët serb në Republikën e Kosovës. Dhe për rrjedhojë, që Serbia do të besonte, se zhvillimet gjeopolitike ndërkombëtare po shkojnë në favorin e saj për arritjen e qëllimeve të "botës serbe" në shtrirje territoriale në rajonin e Ballkanit , dhe në krijimin e Serbisë së madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".