Goditen mbeturinat e fundit të strukturave paralele

Goditen mbeturinat e fundit të strukturave paralele
Goditen mbeturinat e fundit të strukturave paralele

Gani Qarri

  • 04 February 2024 - 09:02

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kështu që vetëm para dy-tre ditëve janë mbyllur edhe katër komuna paralele serbe për Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Dragash, të vendosura në fshatin Vranisht të Dragashit, të cilat u pa nga të gjithë, se kishin vepruar, të papenguara nga askush dhe brenda Republikës së Kosovës, ofronin publikisht lëshimin e dokumenteve të Serbisë. Krejt kjo dëshmon katërçipërisht, me fakte të pamohueshme dhe argumente autentike, se me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim, qeveritë e kaluara kanë bashkëpunuar ngushtë me këto struktura paralele duke lejuar që përmes tyre të zhvillohen edhe një mal veprimtarish tjera të kundërligjshme, madje duke u zhytur edhe vet, thellë e më thellë, në korrupsion dhe krim të organizuar.

 

Aksioni i ditëve të fundit nga ana e policisë së Kosovës, është treguesi më i mirë i cili zbulon hapur, mashtrimin katastrofal, që kanë bërë qeveritë e kaluara, duke rrejtur popullin e mjerë dhe votuesit, për kinse shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, derisa aksionet e policisë e tregojnë, tërësisht të kundërtën. Madje këto struktura famëkeqe, shihet se vetëm sa janë ripostuar dhe ripozicionuar në zona më pak të banuara, por nuk kanë ndaluar kurrë veprimin dhe nuk janë shuar asnjëherë, duke punuar lirshëm, gjatë gjithë kohës dhe funksionuar pa u penguar fare, nga askush. Pra është bërë një mashtrim aq i madh i popullit dhe shkelur aq rëndë dhe me të dy këmbët, ligji e Kushtetuta e Kosovës, sa që nga i pari deri tek i fundit, të gjithë ata bashibozuk të përdalë, që kanë lejuar këto akte kundërligjore dhe kundër kushtetuese, do duhej qysh moti të ishin duke vuajtur burgun dhe jo të sillen lirshëm dhe të na shesin mend, se si vendoset rendi e ligji në vend. Kemi pasur vazhdimisht akte antishtetërore me të cilat janë sfiduar hapur dhe shumë seriozisht institucionet legale e kushtetuese të shtetit, pa u penguar fare nga ana e ish qeverive ta kaluara dhe politikanëve të inkriminuar deri në fyt, të cilët nuk e kishin as për turp, që të trumbetonin plotësisht rrejshëm, me gojën e tyre si të arushave, se gjoja kanë çdo gjë nën kontroll dhe ushtrojnë cep më cep sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Mirëpo mjaftoi vetëm një koordinim i ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, që gjithë e vërteta e hidhur, të dali në shesh, ndaj dhe me urdhër të Prokurorisë, dy ditët e fundit, Policia e shtetit është autorizuar të zhvilloi aksionet e nevojshme, për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë të cilat shihet se kanë operuar, lirshëm brenda Republikës së Kosovës, në gjithë Rrafshin e Dukagjinit, si në komunën e Dragashit, ashtu edhe në Pejë dhe Istog. Dhe me aksionin e ndërmarrë, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës, gjë që dëshmon edhe njëherë më tepër, se të gjitha këto komuna ilegale serbe kanë funksionuar lirshëm dhe kanë lëshuar publikisht dokumentacion të shtetit serb, brenda Kosovës, pa u penguar nga askush. Kështu që vetëm para dy-tre ditëve janë mbyllur edhe katër komuna paralele serbe për Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Dragash, të vendosura në fshatin Vranisht të Dragashit, të cilat u pa nga të gjithë, se kishin vepruar, të papenguara nga askush dhe brenda Republikës së Kosovës, ofronin publikisht lëshimin e dokumenteve të Serbisë. Krejt kjo dëshmon katërçipërisht, me fakte të pamohueshme dhe argumente autentike, se me të vërtetë dhe pa asnjë dyshim, qeveritë e kaluara kanë bashkëpunuar ngushtë me këto struktura paralele duke lejuar që përmes tyre të zhvillohen edhe një mal veprimtarish tjera të kundërligjshme, madje duke u zhytur edhe vet, thellë e më thellë, në korrupsion dhe krim të organizuar. Prandaj, Prokuroria dhe Policia e shtetit, urgjentisht duhet ta bëjë arrestimin e tyre, për kooketim me Serbinë dhe bashkëpunim me strukturat ilegale serbe, apo edhe me BIA-në, Agjencinë e inteligjencës së Serbisë e cila, mjerisht, duket se ka edhe mbështetës e bashkëpunëtor tjerë shqipfolës në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".