Demokratizimi pro-evropian i Serbisë me një klasë të re politike është çelësi i vetëm i shpëtimit nga izolimi

Demokratizimi pro-evropian i Serbisë me një klasë të re politike është çelësi i vetëm i shpëtimit nga izolimi
Demokratizimi pro-evropian i Serbisë me një klasë të re politike është çelësi i vetëm i shpëtimit nga izolimi

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 February 2024 - 09:04

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Opozita ka një shpresë të madhe se me datën 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votoj edhe për rezolutën për zgjedhjet serbe, se do të rrëzohen të gjitha manipulimet, mashtrimet e pushtetit serb që përdhunoi votën e lirë të qytetarit vetëm e vetëm për të mbajtur akoma pushtetin dhe se nga frika se do zbardhen edhe shumë krime të këtij regjimi gjakatar serb, që askush nuk po e përkrahë pos Rusisë dhe disa bandave kriminale të nëntokës, krejt me qëllim që të mos ndërrojnë udhe përpos asaj drejtë Rusisë, për të cilën Bashkimi Evropian disa herë ia ka tërhequr vërejtjen këtij regjimi barbar.

 

 

Regjimi fashist serb edhe kësaj radhe, me zgjedhjet që u mbajtën atje, tregoi se në këtë vend nuk ka demokraci të vërtetë dhe se me çdo kusht ky regjim nuk do ta lëshoj pushtetin. Pra, vota e qytetarit atje u vodh ashiqare nga frika se pos që do e humbin pushtetin, ata kishin edhe frikën se do të dalin shumë të zeza dhe ndër ta shumë sosh dhe do të burgoseshin, dhe më e keqja, se këtu do pësonte humbje edhe Rusia cariste dhe partitë që u vodhën kanë drejtim tjetër pro evropian. Mu për këtë opozita i shkroi letër Bashkimit Evropian dhe i tregoi botës demokratike se çfarë vjedhjesh u bënë në Serbi dhe duhet patjetër izoluar Serbin që ose të përsëriten zgjedhjet dhe assesi të mos pranohen se janë vjedhur dhe shumë qytetar, kupto votues, janë kërcënuar edhe me dëbim nga puna deri në vrasje. Mospajtimi i opozitës që pozita i vodhi votat ishin sebep që u organizuan edhe protesta të mëdha në Serbi. Përveç votuesit dhe populli që thotë se janë të manipuluara, të vjedhura, këto zgjedhje nuk u pëlqyen dhe u konsideruan jodemokratike edhe nga disa misione vëzhguese ndërkombëtare që ishin atje, bile kanë shkuar aq larg që përpos vjedhjeve të votave ka pasur që në shumë qendra janë blerë votat dhe po këto vota nga pushteti serb kanë thënë se kanë qenë vota demokratike. Opozita ka shpjeguar dhe ka treguar publikisht se shumë vota kanë qenë edhe të falsifikuara dhe më pastaj kanë marr masa dhe i kanë burgosur ata kinse nuk kanë qenë të vërteta. Opozita ka një shpresë të madhe se me datën 8 shkurt Parlamenti Evropian do të votoj edhe për rezolutën për zgjedhjet serbe, se do të rrëzohen të gjitha manipulimet, mashtrimet e pushtetit serb që përdhunoi votën e lirë të qytetarit vetëm e vetëm për të mbajtur akoma pushtetin dhe se nga frika se do zbardhen shumë krime të këtij regjimi gjakatar serb që askush nuk po e përkrahë pos Rusisë dhe disa bandave kriminale të nëntokës krejt me qëllim që të mos ndërrojnë udhe përpos asaj drejtë Rusisë, për të cilën Bashkimi Evropian disa herë ia ka tërhequr vërejtjen këtij regjimi barbar. Pra izolim total i Serbisë nga Bashkimi Evropian dhe jo vetëm nga këta, por izolim total, do të duhej të bëhej ndaj Serbisë dhe pastaj nuk ka qare pa u mbështetur për muri dhe për të hequr dorë. Regjimi serb gjatë zgjedhjeve kishte vënë dorë dhe i kishte kërcënuar po ashtu edhe mediet që askush nuk guxon të fol dhe të shkruan kundër fitores, kinse të pushtetit. Këtu thuhet publikisht edhe në letrën publike që opozita ia dërgoi Bashkimit Evropian. Vjedhjet më të mëdha janë bërë për zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit se të mos flasim në qendrat tjera që askush nuk i vë në dyshim vjedhjet e votave nga pushteti dhe atë në mënyrën më të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".