Të bashkohen të gjithë për ta miratuar Vettingun, qytetarët janë lodhur me mashtrime

Të bashkohen të gjithë për ta miratuar Vettingun, qytetarët janë lodhur me mashtrime
Të bashkohen të gjithë për ta miratuar Vettingun, qytetarët janë lodhur me mashtrime

Dardan Grapci

  • 04 February 2024 - 09:06

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Reformimi i sistemit të drejtësisë bëhet kur miratohen ligje që vërtetë japin bazë ligjore dhe nuk lënë hapësira vakuumi për të penguar luftimin e dukurive dhe rasteve kriminale e të kundërligjshme. Prandaj sot është shumë e e logjikshme që qytetarët nuk presin nga opozita ta luftoj vetveten, por nga pozita dhe grupet e tjera që i vëmë më herët në spikamë, nga shoqëria civile e cila duhet ta mbështes këtë qeveri në reformën e filluar për një sistem efikas të drejtësisë, e ku bënë pjesë edhe ligji Vetting.

 

 

Vazhdimi skandaloz i rastit Toka, një proces gjyqësor të cilit nuk po i dihet fundi, alarmon seriozisht nevojën për të vepruar nga kjo qeveri pa vonesë, për ta reformuar sistemin e drejtësisë dhe pastruar nga krimi i Organizuar. Kjo arrihet vetëm me ligjin Vetting. Tani më të gjithë ne jemi dëshmitar se si në Shqipëri Ligji i VETTING-ut ka filluar të japë rezultatet relativisht të prekshme, duke e pastruar në masë të madhe sistemin e drejtësisë të kapur nga nëntoka e krimit të organizuar dhe mafio politika. Janë një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh nuk arritën të justifikojnë pasurinë e tyre, dhe si rezultat i kësaj, po u pamundësohet angazhimi në institucionet e drejtësisë. Të tjerë akoma po vazhdohet të hetohen e të verifikohen. Përderisa në Shqipëri po vërehen efektet pozitive nga miratimi i këtij ligji, atëherë duket shumë e paarsyeshme heshtja dhe bllokimi i këtij procesi nga ana e e opozitës kosovare, heshtja e e shoqërisë civile dhe e grupeve të intelektualëve të Kosovës, e sidomos të atyre që janë të diplomuar në fushën e drejtësisë, dhe nuk po i japin infuzion pozitiv punës që është filluar në këtë drejtim nga ana e Qeverisë së Kosovës, nga Ministria e Drejtësisë. Shumë debate po zhvillohen vazhdimisht në Kuvend. Shumë përplasje po shohim në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në emër të luftës kundër korrupsionit, të reformës në drejtësi, mirëpo asnjëherë nuk dëgjohen kërkesat e opozitës për këtë ligj, përkundrazi po pendohet dhe po sabotohet. Është pra demagogji e hapur ngritja e “fuqishme” e zërit të tyre, opozitarëve, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shpesh rastis të dëgjojmë në foltore zërin opozitar, duke e vënë në krye të renditjes së përparësive të kritikave: mungesën e zhvillimit ekonomik, gjendjen e rëndë sociale, gjendjen e rëndë të arsim e shëndetësi etj. Për çudi zëri i tyre ndaj luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit është jo serioz. Të gjitha anomalitë që ata i theksojnë, nuk do ta shohin asnjëherë dritën e suksesit, për sa kohë ka krim të organizuar dhe korrupsion edhe në sistemin e drejtësisë, sepse të gjitha ato fusha “i gërryen ky krimb i nëntokës kriminale i cili luftohet kur vërtet pastrohet me një Vetting dhe reformohet sistemi i drejtësisë. Reformimi i sistemit të drejtësisë bëhet kur miratohen ligje që vërtetë japin bazë ligjore dhe nuk lënë hapësira vakuumi për të penguar luftimin e dukurive dhe rasteve kriminale e të kundërligjshme. Prandaj sot është shumë e e logjikshme që qytetarët nuk presin nga opozita ta luftoj vetveten, por nga pozita dhe grupet e tjera që i vëmë më herët në spikamë, nga shoqëria civile e cila duhet ta mbështes këtë qeveri në reformën e filluar për një sistem efikas të drejtësisë, e ku bënë pjesë edhe ligji Vetting.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".