Diplomacia ndërkombëtare me vonesë por ashiqare po bindet se Serbia ndalet vetëm me forcë dhe asgjë tjetër

Diplomacia ndërkombëtare  me vonesë por ashiqare po bindet se Serbia ndalet vetëm me forcë dhe asgjë tjetër
Diplomacia ndërkombëtare  me vonesë por ashiqare po bindet se Serbia ndalet vetëm me forcë dhe asgjë tjetër

Muhamet Kelmendi

  • 06 February 2024 - 07:37

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Veprimet që bëhen ndaj shtetit serb nga BE dhe SHBA janë shumë pozitive. Ato ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Natyrisht jo si mjete të vetme të presionit. Pa u kombinuar mjetet e tilla edhe me forcën ushtarake, nuk ndalet shteti serb.

-Vetëm të kombinuara bëjnë punë efektive ndaj Serbisë mjetet e diplomacisë ndërkombëtare. Në këtë anë, duhet shikuar edhe dërgimi i një qëndrimi të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të Bashkimit Evropian Serbisë ku kërkohet zbatimin marrëveshjeve me Kosovën. Kjo po ndërlidhet me integrim në BE. Natyrisht se te shteti serb shumë qëndrime dhe kërkesa nuk kanë bërë punë. Përkundrazi.

Shteti serb e ka vazhduar rrugën e njëjtë nacional sllavomadhe me ideologji raciste. Pikësynimi serb është bashkimi i botës serbe, ku bëjnë pjesë edhe sllavomaqedonët, me shtetin serb. Kjo po udhëhiqet në Beograd. Me këtë po vërtetohet edhe një herë se shteti serb nuk njeh mjete paqësore. Për Serbinë mbetet arma e vetme edukuese dhuna ushtarake. Këtë e ka vërtetuar dhe po e provon edhe sot Serbia. Megjithatë, presioni është pozitiv. Kjo kërkohet të thellohet deri në frikësim me intervenim ushtarak.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".