Prishtina me porosi të qarta në adresë të Serbisë, mbrojtja e sovranitetit të shtetit me të gjitha mjetet

Prishtina me porosi të qarta në adresë të Serbisë, mbrojtja e sovranitetit të shtetit me të gjitha mjetet
Prishtina me porosi të qarta në adresë të Serbisë, mbrojtja e sovranitetit të shtetit me të gjitha mjetet

Skender Mulliqi

  • 07 February 2024 - 17:11

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Qe dhjetë vite sa është Vuçiqi në pushtet, është duke u shërbye me metoda të shantazhit në bisedime për normalizim të marrëdhënieve dhe krahas kësaj , ka vepruar në terren me kërcënime për pushtim me ushtri të Kosovës. Nëse politika ndërkombëtare u tregua inerte dhe shumë toleruese ndaj Serbisë të pa reformuar, politika e Kosovës, po tregon efikasitet në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në mbarë territorin.

 

Mbeturinat e fundit të shtetit serb, edhe pse më vonesë të madhe po hiqen nga Qeveria e Albin Kurtit. Presidentit shovinist serb, po i hiqen iluzionet së mund të kthehet Serbia në Kosovë. Edhe pse Vuçiq ka afruar të gjithë garniturën e fashizmit serbomadh rreth veti, nuk do ti bëjnë punë. I mbeten vetëm në letër disa radhë nga preambula kushtetuese ku Kosova figuron si pjesë përbërëse e Serbisë. Qeveria e fortë e Albin Kurtit, më masat e reciprocitetit, me vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të vendit, pastaj me pranimin e tabelave të RKS, heqjes të dinarit nga qarkullimi dhe së fundi, me largimin e sistemeve paralele serbe etj, ka bërë që të zhvishet politika promillosheviqiane e Aleksandër Vuçiqit. Presidenti serb , e ka kapërdi hapin më të rëndë deri më tash, në politikat iluzioniste dhe për konsum të brendshëm të tij. Minoriteti serb gjithnjë e më shumë po largohet nga ndikimet politike të shovinizmit serbomadh të Beogradit zyrtar. Një tjetër debakël politik dhe ushtarak i Vuçiqit ishte thyerja e turpshme e aktit terrorist në Banjskë, kur u dhinë planet e Vuçiqit, Sheshelit dhe Radojqiqit. Forcat tona policore kidnapuan shumë armatim të sofistikuar , i vranë disa terrorist serb dhe i detyruan të largohen nga Kosova më bisht nën shalë. Këtë humbje fashisti Vuçiq e ka përjetuar shumë rëndë, të cilin rast e kishte pa si jetik për krijimin e kanaleve për furnizim të serbëve lokal më armatim ,që pastaj të bëjnë faktike ndarjen e Kosovës. Pushteti i Prishtinës është duke i dërguar Serbisë porosi të qarta së nuk do të këtë kthim të proceseve mbrapa , dhe së më çdo kusht do të mbrohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, pa marrë parasysh reagimet e pa drejta për masat e fundit, të faktorit ndërkombëtar , i cili këto masa i konsideron si të nxituara. Qe dhjetë vite sa është Vuçiqi në pushtet, është duke u shërbye me metoda të shantazhit në bisedime për normalizim të marrëdhënieve dhe krahas kësaj , ka vepruar në terren me kërcënime për pushtim me ushtri të Kosovës. Nëse politika ndërkombëtare u tregua inerte dhe shumë toleruese ndaj Serbisë të pa reformuar, politika e Kosovës, po tregon efikasitet në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në mbarë territorin. Minoriteti serb i gëzon të gjitha të drejtat legjitime si çdo minoritet tjetër në botën demokratike ,mos edhe më shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".