Kjo është e turpshme, shantazhet e opozitës për ta grabitur pushtetin e rrezikojnë edhe shtetin

Kjo është e turpshme, shantazhet e opozitës për ta grabitur pushtetin e rrezikojnë  edhe shtetin
Kjo është e turpshme, shantazhet e opozitës për ta grabitur pushtetin e rrezikojnë  edhe shtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 February 2024 - 07:46

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj- Zhuriani

Tashmë e ka kuptuar edhe njeriu më naiv se nuk e kanë seriozisht opozitarët, prandaj dhe ka ra interesimi i popullit për tu marr me zhurmat e tyre, nuk qanë populli kokën për këta dilenxhi që e kanë qëllimin e kapjes së pushtetit dhe jo të avancimit e të zhvillimit të shtetit. Qëllimi i tyre është i njohur kaherë, si të vijnë në pushtet dhe të zhvatin e të vazhdojnë të pasurohen duke vjedhur pasurinë e shteti, për tu bërë milioner. Dërgimi i letrave në Gjykatën Kushtetuese në fund të fundit do të jetë edhe ai një proces i dështuar me të cilin kanë për tu turpëruar, sepse do vjen koha shpejtë që as Gjykata nuk do i merr seriozisht këto lojëra fëmijësh që janë shumë qesharake.

-Kësaj radhe po e nisi me një thënie që përdoret nga viset e mia të thella në Zhur të krahinës ë Lumes, Republika e Shqipërisë:" Luaje mace kryet e buallit". Opozita e ka parë që tani më ka mbetur e pashpresë fare dhe mundohet të bëjë pak zhurme kinse po bënë diçka. Jo, më nuk mashtrohet populli me premtimet boshe, me rrena të kulluara dhe sepse qëllimin nuk e kishin për vendin dhe qytetarët e saj, por qëllim i kishin vetëm interesat e tyre personale dhe partiake.

Pra, ka ikur ajo kohë dhe më populli nuk i përpin më këto rrena të pa kripura, pos që janë bërë qesharak.

Në pamundësi për të bërë diçka, dhe për të bindur popullin për të mirë, marrin një krah letra dhe i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe atë nuk e bëjnë drejtë e atje ku e ka derën, por se pari i grishin mediet me kamera dhe dalin e flasin se ku po shkojnë, duke mos menduar se janë bërë horë para popullit.

Këto janë shamata të panevojshme dhe humbje kohe. Ne kemi punë shumë më të rëndësishme për të bërë për vendin dhe qytetarët e saj dhe jo të përdorim inatet që në fund të fundit ne mundë të na bëjnë dëm tepër të madh, të pa riparueshëm, vetëm per interesa karrieriste dhe për bajraktarizëm. Por, një e mirë është se më populli nuk merret me ta dhe nuk e vrasin mendjen se janë mësuar me renat e tyre. Po, kush ju beson më atyre mbeturinave që kanë shkuar në theqafje, kinse ata vërtetë e kanë hallin e pensionistëve. Jo, interesi i tyre i sëmurë është prapë kapja e pushtetit dhe rrëzimi i qeverisë dhe ata të vijnë serish aty sepse janë të verbuar për hajni dhe pushtet. Dhe, kohë pas kohe dalin dhe kërkojnë zgjedhje të reja. Krejt kjo sa për të matur pulsin e qytetarit, mirëpo sa e shohin se nuk jua varë kush, heshtin taman si ai që kur fut bishtin ndër vegë.

Evropianët e pranuan se me këtë Qeveri për herë të parë sundon ligji në çdo cep të Republikës, kur kufijtë janë të siguruara, dhe shumë e shumë çka tjetër që të mos i numëroj të gjitha, prandaj ne duhet të gëzohemi pa marrë parasysh kush po e bënë dhe nuk keni nevojë për ta vrapuar për ta marr bajrakun. Tani më janë parë të gjitha punët dhe qëllimet e çdo Qeverie se kush vërtetë po punon për popull dhe për interesa të qytetarit dhe interesa të vendit dhe se kush i ka vetëm interesat personale mbi interesat qytetare dhe kombëtare. Ndaj, do të ishte mirë qe në këtë kohë kur Kosova po bënë punë të madha drejtë Bashkimit Evropian si shtet i pa varur, nuk është koha për tu fërkuar kot, por është koha që të bashkohemi dhe të plotësohen kërkesat e qytetarëve dhe jo të luftohet për interesa personale.

Tashmë e ka kuptuar edhe njeriu më naiv se nuk e kanë seriozisht opozitarët, prandaj dhe ka ra interesimi i popullit për tu marr me zhurmat e tyre, nuk qanë populli kokën për këta dilenxhi që e kanë qëllimin e kapjes së pushtetit dhe jo të avancimit e të zhvillimit të shtetit. Qëllimi i tyre është i njohur kaherë, si të vijnë në pushtet dhe të zhvatin e të vazhdojnë të pasurohen duke vjedhur pasurinë e shteti, për tu bërë milioner. Dërgimi i letrave në Gjykatën Kushtetuese në fund të fundit do të jetë edhe ai një proces i dështuar me të cilin kanë për tu turpëruar, sepse do vjen koha shpejtë që as Gjykata nuk do i merr seriozisht këto lojëra fëmijësh që janë shumë qesharake. Me rendësi është që shteti të zhvillohet, të bëhet i fortë dhe të siguroj të paktën jetesën e mirëfilltë për qytetarët, sikur në gjithë botën demokratike dhe jo me fjalë dhe premtime boshe kinse koha po vjen. Koha e atyre që kanë vjedhur dhe mashtruar kaherë ka përfunduar dhe nuk kthehet dot më kurrë se e kanë dëshmuar faqen e zeze pa asnjë të bardhë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".