Albin Kurti po e kompleton pavarësinë shtetit të Kosovës

Albin Kurti po e kompleton pavarësinë shtetit të Kosovës
Albin Kurti po e kompleton pavarësinë shtetit të Kosovës

Skender Kapiti

  • 09 February 2024 - 21:35

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Qeveria Kurti po forcon fuqinë dhe kapacitetet mbrojtëse të Kosovës, ushtrinë. Ajo po interesohet si kurrë më parë edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe po e vë në funksionim dhe po punon konform interesave gjithëkombëtare, të ligjit e të kushtetutës dhe po e faktorizon Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon. Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin, janë në humbje.

 

Një shkrim me anë të të cilit i ftoj në debat të gjithë ata që kanë këndvështrim ndryshe nga ky i imi. Që të jesh patriot dhe intelektual i vërtetë, nuk duhet të jesh egoist që të pëlqejë vetëm vetja e jote sipas egos e interesit e pëlqimit personal, por duhet të jesh i vërtetë dhe duhet të flasësh mirë, duhet që ta mbështesësh dhe ta përkrahësh patriotizmin dhe individët e tjerë patriotë e kombëtarë, të aftë e të përkushtuar për të mirën kombëtare qofshin ata qeveritarë, politikanë, profesorë, intelektualë, diplomatë, shtetarë, gazeta e gazetarë, opinionistë e analistë. Albin Kurti me qeverisjen e tij dhe me vendimmarrjet e tij në zbatim me besnikëri dhe me përgjegjshmëri të Ligjit e Kushtetutës po e konsolidon,forcon dhe po e kompleton Pavarësinë e Kosovës. Dhe prandaj kjo po tmerron Serbinë, por edhe politikanët dështakë të opozitës , intelektualët dhe mediet mercenare e të shitura dhe korrupsionin. E gjithë politika dhe qeverisja e Kurtit vërteton se ai po tregohet një burrështetas i vërtetë, si një një aktor dhe strateg aktual i sotshëm i cili mishëron cilësitë: patriotike, vizionare, politike,demokratike morale, diplomatike, intelektuale dhe strategjike gjë që është fat i madh që Kosova nxori në këtë kohë një politikan e shtetar të tillë të cilit ia besoi qeverisjen dhe drejtimin e shtetit të Kosovës. Albin Kurti nuk është as si politikanët e Tiranës dhe as si ata të opozitës në Kosovë. Nuk mund të pretendosh se po mbron interesat kombëtare dhe pavarësinë e shtetit , dhe nuk mund të jesh burrë shteti nëse nuk ke të parin atdheun dhe interesin kombëtar e shtetëror; dhe nuk je burrë shteti nëse je i korruptuar dhe nëse për paaftësi, servilizëm dhe i interesuar vetëm pushtet t’i dëgjosh e t’u bindesh verbërisht për gjithçka ndërkombëtarëve, qofshin ata edhe miq, sepse edhe miku më shumë donë interesin e vet, kombin e vet dhe veten e tij se sa mikun. Albin Kurti nuk u pëlqen dështakëve të politikës shqiptare sepse Kurti po lartëson imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, po punon për konsolidimin ,forcimin dhe për kompletimin e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk lejoi copëtimin e Kosovës, dërrmoi projektin antishqiptar të Open Ballkanit, projekt i cili eklipsonte shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, projekt anti BE dhe i cili e vendoste Beogradin si lider të Ballkanit Perëndimor. Kurti po Lufton pa kompromis korrupsionin, po mbron e po punon për shoqërinë dhe shtetin, po mbron territorin. Qeveria Kurti po forcon fuqinë dhe kapacitetet mbrojtëse të Kosovës, ushtrinë. Ajo po interesohet si kurrë më parë edhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe po e vë në funksionim dhe po punon konform interesave gjithëkombëtare, të ligjit e të kushtetutës dhe po e faktorizon Kosovën si faktor të rëndësishëm në rajon. Injorantët që nuk e kuptojnë Kurtin por edhe djallëzorët dhe hipokritët që e kritikojnë Kurtin , janë në humbje. Kjo sepse pavarësisht se politika evropiane kritikon dhe madje ka vendosur sanksione ndaj qeverisë Kurti, por Kurti nuk lëkundet, por ai e sfidon këtë qasje të pasinqertë perëndimore, dhe kjo vetëm sa po e forcon autoritetin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Thjesht kjo shpjegohet sipas kësaj logjike:Kur duket sikur perëndimi është kundër Kosovës dhe sikur ai po përkëdhel Serbinë që ajo të mos rrëshqasë tërësisht kah Rusia, Kosova me qeverinë e saj vepron në ofensivë vendimmarrjesh për vendosjen e sundimit të ligjit e të shtetit në tëre territorin e Kosovës kundër Serbisë dhe aleatëve që e mbështesin atë, dhe për më tepër akoma qeveria Kurti nuk lëshon asnjë fije pe në dëm të Kosovës, dhe nuk jep asgjë çfarë padrejtësisht kërkon Serbia. Ky është triumf i shtetit, diplomacisë dhe politikës kosovare mbi politikën, diplomacinë dhe mbi shtetin serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".