Klanet mafioze veprojnë edhe me plane tinëzare për eliminimin fizik të Kryeministrit

Klanet mafioze veprojnë edhe me plane tinëzare për eliminimin fizik të Kryeministrit
Klanet mafioze veprojnë edhe me plane tinëzare për eliminimin fizik të Kryeministrit

Arsim Aziri

  • 13 February 2024 - 07:39

Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Tashmë, kur kemi në konsideratë shtrirjen gjithnjë e më të madhe të pushtetit shtetëror në gjithë territorin e vendit, eliminimin e krejt dukurive që kanë pasur si intencë krijimin e përçarjeve të brendshme përfshi, edhe të destabilizimeve të ndryshme, normalisht se nga grupet mafioze kriminale mund të mendohet edhe eliminimi fizik i të parit të Qeverisë së Kosovës.

-Historikisht figurat politike janë sabotuar por edhe eliminuar vetëm pse kanë përbërë shpërqendrim për të korruptuarit, për ata që kanë artikuluar strategji më normative, pra kanë qenë më human në vizionin e tyre politik. Konsideroj se tentativat e fundit të drejtuara ndaj Kryeministrit tonë, pavarësisht mjegullës së qëllimshme që po krijohet rreth saj, është një realitet i hidhur që ka ndodhur, dhe me kalimin e kohës, do të sheshohet dhe do të argumentohet Kryeministrit tonë, nuk do të jenë të fundit, marrë parasysh standardin që po e krijon, të një shteti në ngritje e sipër të elementit sovran, dhe përfundimisht në prioritet për shoqërinë.

Tashmë, kur kemi në konsideratë shtrirjen gjithnjë e më të madhe të pushtetit shtetëror, eliminimin e krejt dukurive që kanë pasur si intencë krijimin e përçarjeve të brendshme përfshi edhe destabiliteteve të ndryshme, normalisht se edhe mund të mendohet edhe eliminimi fizik i të parit të qeverisë. Qeveria Kurti fatbardhësisht po prishë krejt klanet mafioze, po prishë krejt tentativat e mbetura që kanë qenë pasur për esencë krijimin e ambienteve në favor të mundësive të padrejta fitimprurëse, shanseve për pasurim të shpejtë e të pajustifikueshëm.

Tentativave për të len në funksion mjetet për zhvatje dhe shpërqendrim të kahershëm që shpesh e kanë minuar rënd jetën publike, duke e ngritur kështu shqetësimin në masë të madhe. Normalisht kuptohen fakti i tentativave për eliminim fizik për qeveritarin tonë, që suksesshëm po prishë krejt matematikat e qarqeve negative, që në emër të qëllimeve të errëta janë në gjendje të bëjnë dogje. Kurti është politikani që po restauron pa krasimisht dinjitetin kombëtar, pa krahasimisht po maksimizon sferën ligjore në të gjithë nivelin tonë kombëtar, diçka që ka munguar gjithnjë dhe pikërisht këto kushte dalin të jenë problem për aso qarqesh me synime të errëta.

Ama, krejt në fund, theksoj se krejt këto tentativa do shfuqizohen, do të munden dhe parandalohet veprimi i grupeve të tilla duke u çrrënjosur i tërë rrjeti kriminal, pasi intencat e tyre janë të orientuara gjithmonë kundër shtetit, kurse kërkesa për fuqizimin e shtetit ligjor dhe çrrënjosjen e krimit të organizuar, është një kërkesë e drejt dhe arsyeshme për popullin tonë, dhe është fat që këto dhe kërkesat e ngjashme qytetare, për më mirë po shndërrohen në standarde humane me synime të shtrirjes së thellë në kulturën shtet ndërtuese për shoqërinë e lirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".