Argatët e shtetit rus në Serbi po na dërgojnë mesazhe lufte

Argatët e shtetit rus në Serbi po na dërgojnë mesazhe lufte
Argatët e shtetit rus në Serbi po na dërgojnë mesazhe lufte

Skender Mulliqi

  • 13 February 2024 - 08:01

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Po të lexosh shumë tituj në shtypin botërorë këtyre ditëve, krijohet përshtypja se rajoni është serish në prag lufte. Serbia ju ka futur më të madhe armatimit nga Rusia dhe Kina. Homogjenizimi i politikave serbe mbi bazat e urrejtës ndaj shqiptarëve , duke bërë thirrje për rishikim të historisë së fundit në Ballkan, nuk janë asgjë tjetër vetëm thirrje për ndryshim kufijsh më luftë në Ballkan. Evropa duket së do të kërkon llogari për këtë hajdut të zgjedhjeve të fundit dhe kriminele të luftës.

-Politikat permanente brutale serbe për të pushtuar Kosovën, e kanë bërë atë burim kronik destabiliteti. Regjimi i pafytyrë i Vuçiqit dhe të radikalëve të tjerë serb, ka vënë në provë durimin e botës demokratike. Logjika serbe nga shekulli i kaluar që ta kthej luftën e viteve të 90-ta të shekullit, do të jetë logjikë humbëse siç humbi luftën Sllobodan Millosheviqi. Sigurisht se as Vuçiqi nuk është në gjendje të përballët më NATO. Mbështetja të Rusia e Putinit, Hungaria e Orbanit dhe Kina, e të disa partner të ngjashëm, nuk i ofron Serbisë fitoren në një luftë eventuale në rajon. Konflikiti më shqiptarët dhe aty janë edhe forcat e NATO, kjo do të ishte zhbërje Serbisë si shtet. Rusia e Putinit mund të përdorë Serbinë për ta futur në luftë për qëllimet veta në luftën në Ukrainë të cilën do të humbas. Kjo është edhe arsye pse Putin më çdo kusht dëshiron të largon fokusin e luftën nga Ukraina. Çetnikizmi serbomadh , është kundër BE-së dhe Amerikës, e është pro Rusisë dhe Kinës.

Protagonistet më të zëshëm të politikave pro-ruse janë bërë Vuqiq, Sheshel, Daçiq ,Vulin e Dodik, të cilëve gjaku dhe krejt trupi i tyre janë inkorporuar në realizimin e idesë të “botës serbe”.Këto janë ide të çmendura, ide fikse , së sa janë ide të mundshme në këtë fillim shekull. Argatët e shtetit rus po dërgojnë mesazhe lufte , së gjoja “bota serbe” nuk ka alternativë. Po të lexosh shumë tituj në shtypin botërorë këtyre ditëve, krijohet përshtypja se rajoni është serish në prag lufte. Serbia ju ka futur më të madhe armatimit nga Rusia dhe Kina.

Homogjenizimi i politikave serbe mbi bazat e urrejtës ndaj shqiptarëve , duke bërë thirrje për rishikim të historisë së fundit në Ballkan, nuk janë asgjë tjetër vetëm thirrje për ndryshim kufijsh më luftë në Ballkan. Evropa duket së do të kërkon llogari për këtë hajdut të zgjedhjeve të fundit dhe kriminele të luftës. Të gjithë e dinë se ai është një njeri i rrethuar më klikë kriminale e terroriste që mund shkaktojë trazira në një shkallë të gjerë në rajon, por vetëm për një kohë shumë të shkurtër, kur dihet së do të shkatërrohej shpejt nga NATO.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".