Argumente të reja pse Kosova duhet ta refuzon krijimin e Asociacionit një etnik vetëm për minoritetin serb

Argumente të reja pse Kosova duhet ta refuzon krijimin e Asociacionit një etnik vetëm për minoritetin serb
Argumente të reja pse Kosova duhet ta refuzon krijimin e Asociacionit një etnik vetëm për minoritetin serb

Muhamet Kelmendi

  • 13 February 2024 - 07:56

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd e të dërguarit special të BE-së për dialogun u sqarua pozita dhe bllokim që u hoq nga rruga.BE dhe SHBA-te dolën qartë në anën e Planit franko-gjerman dhe arritën ta detyrojnë Beogradin që të pranon të njëjtin në bisedime.

-Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosovës dhe Serbisë, kanë pësuar luhatje me kundërthënie.

Kundruall Serbisë kemi nga Uashingtoni qëndrim në zbutje dhe në raport me Kosovën një kthesë që ka krijuar një vështirësi të madhe.

Pa Uashingtonin kurrë nuk do të kishte Asociacion dhe as Gjykatë në Den Hagë. Me Uashingtonin bëri BE-ja presion të madhe mbi Kosovën dhe e detyruan në qëndrime. Tash kemi një lojë të madhe të z. Eskobar dhe të Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, z. Hill. Të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmton në raport me shtetin neofashist serb.

Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe ju ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë. Këtë e deklaruan ne Beograd si z. Eskobar, ashtu dhe z. Hill. Madje e paraqitën marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër. Z.Biden, në letrat që ia dërgoi Beogradit dhe Prishtinës qartë doli me qëndrimin se "marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoje brenda këtij viti dhe me njohje reciproke në qendër". Ky ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve.

Z. Eskobar dhe z. Hill, sikundër edhe i dërguari i Pentagonit për Ballkanin, dolën me qëndrime kundër Presidentit, z Biden, duke hequr njohjen reciproke. Natyrisht se këtej shtrohet pyetja:

Ishin këto qëndrime të Presidentit? Kush e ka përcjellë z. Biden nga koha e pozitës si senator, Zëvendëspresident dhe tash si President, kurrë nuk beson se ka ndryshime në qëndrime tohn Franck Mendye z.Biden. Në Senatin e SHBA-ve, para një kohe, z. Eskobar në pyetje të senatorëve, u përgjigj; (...) Njohja reciproke mbetet në qendër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë".

Ky ishte qëndrim i qartë, por në terren si është!!!???

Këtë qëndrim ende nuk e ka theksuar z. Hill! Pozitat e tilla luhatëse e të dërguarve për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosove-Serbi, duket se e forcuan neo-shovenistin serbomadh Vuçiq.

Kështu u organizuan bllokadat serbe në veri të Kosovës, ikën policët, administratoret dhe gjykatësit e prokurorët serb nga puna në veri.

Veprimet e tilla e rrezikuan paqen. Dhe, kjo bëri që BE dhe Uashingtoni të ndihen të rrezikuar për paqen në Ballkan nga veprimet e Rusisë nëpërmjet Serbisë. Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd e të dërguarit special të BE-së për dialogun u sqarua pozita dhe bllokim që u hoqe nga rruga. UE dhe SHBA-te dolën qartë në anën e Planit gjermano-francez dhe arritën ta detyrojnë Beogradin që të pranon të njëjtin në bisedime.

Më herët doli krimineli Vuçiq me qëndrimin:

"Është më lehtë të bisedojmë me të deleguarit e Uashingtonit, si me ata nga Gjermania, nga BE-ja nga Britania e Madhe".

Dhe më poshtë tha:

"Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës (...). Kosova është Kosovë dhe Metohi dhe i takon Serbisë (...)".

Marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa njohje reciproke nuk duhet pranuar. Nuk ka paqe në Ballkan pa njohje. Çdo veprim tjetër, e ku Serbia e konsideron Kosovën territor të vetin, është gjë që nuk ka marrëveshje dhe kurrë nuk ka paqe. Uashingtoni ka qëndrim të qartë!?

Duket se këtë e kanë kuptuar të deleguarit. Mbetet të shihen qëndrimet përfundimtare mbi asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke. Për njohje ka qëndrim të qartë në Uashington. Ndërsa, për asociacion, kemi luhatje dhe qëndrim jo real.

U tha se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv, e tash po jepen edhe garanci. Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo. Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formoje asociacion. Nëse BE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le të themelojnë vetë këtë. Kuptohet pa Republikën e Kosovës.

Mundësitë i kanë. Me rendësi është të kuptohet qëndrimi se asociacion një nacional serb dhe në territor të shqiptarë kurrë nuk duhet të ketë. Kosova ka bërë maksimumin për minoritete. Nuk ka ku shkon më thellë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".