Shumica parlamentare e ka obligim të gjej çelësin kundër bllokimit të Vetting-ut

Shumica parlamentare e ka obligim të gjej çelësin kundër bllokimit të Vetting-ut
Shumica parlamentare e ka obligim të gjej çelësin kundër bllokimit të Vetting-ut

Blerim Burjani

  • 16 February 2024 - 18:16

Shkruan:ANALISTI-Blerim Burjani

Të gjitha subjektet politike në Kuvendin e Kosovës, të cilat e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta përkrahin miratimin e Vettingut, përmes ndryshimeve Kushtetuese, duhet të bashkohen në një organizim të përbashkët dhe të gjejnë rrugë ligjore për realizimin e këtij projekti, Nuk mundë të lihet asgjë në shpresën e pritjes se a do të marrin pjesë edhe Lista serbe apo jo.

 

Gabimi më i madh në të kaluarën ka qenë se nuk janë lënë mundësi tjera për tejkalimin e bllokadës. Megjithatë zgjidhja ligjore e kushtetuese duhet të kërkohet dhe të gjendet nga shumica tjetër e përbërjes së Kuvendit, pa Listën serbe, nëse pafund vazhdon bojkoti dhe bllokimi i proceseve nga ana e tyre. Këtë proces që nga fillimi e ka përcjell mos dija, dhe mungesa e interpretimit të drejt të kushtetutës dhe kapitullit të drejtësisë, pra ka shumë mangësi , andaj ky proces te ne mbet në dështim të plotë. Deri tash Vettingu është zhvilluar në shumë shtete, edhe në ato evropiane dhe në Amerikën Latine. Mendoj se te ne ka munguar ekspertiza dhe procesi ka marre kahe të zvarritjes. Meqenëse këtu kemi të bëjmë me çyshten e pakësimit të të drejtave dhe integritetit të gjyqësorit, pra tek ne në këtë është e domosdoshme që të angazhohen ekspert të brendshëm dhe të jashtëm, për të mos humbur shumë kohë dhe shumë energji. Gjithmonë dhe në secilin shtet që e ka aplikuar Vetting-un ka pasur kundërshtim dhe hezitim nga gjyqësori i cili është i pavarur si një lloj pushtet. Prandaj këtu duhet pasur kujdes të madh duke angazhuar në proces të finalizimit dhe zbatimit të Vettingut, garniturë shumë profesionale të ekspertëve vendor e ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".