Veprimi i nxituar për dinarin serb, po e dëmton partneritetin

Veprimi i nxituar për dinarin serb, po e dëmton partneritetin
Veprimi i nxituar për dinarin serb, po e dëmton partneritetin

Xhevat Meha

  • 19 February 2024 - 19:57

 Shkruan:ANALISTI-Xhevat Mehaj

Vendimi i fundit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb ka dëmtuar tepër rëndë miqësinë dhe partneritetin edhe me SHBA-te edhe me mbështetësit tjerë te pavarësisë se Kosovës. Dëmi është tepër i rëndë për faktin se Kryeministri deri tani ka marrë jo një po disa vendime pa koordinim me mbështetësitë e pavarësisë së Kosovës.

 

Kjo deri tani i ka sjell dëme Kosovës, dhe pritet që dëmet të rriten. Është e papranueshme për interesat e Kosovës që të ndiqet politikë e tillë nga Kryeministri dhe qeveria e tij. Vendimi për ndalimin e qarkullimit të dinarit u mor pa asnjë përgatitje paraprake të qytetarëve serb. Trajtimi i tillë i qytetarëve serb të Kosovës nuk është i drejtë, janë qytetare të Kosovës dhe duhet të trajtohen si qytetare te Kosovës. Ky vendim, dhe vendimet tjera te tilla, nuk u lënë mundësi as vullnet qytetarëve serb të Kosovës që të duan dhe pranojnë shtetin e Kosovës. Është e pritshme që të ndërmerren veprime të radikalizuara nga kjo pjesë e qytetareve, nuk përjashtohet mundësia edhe e veprimeve të armatosura. Kur ishte në opozitë Kryeministri na jepte profeci se si ai do të bisedonte me serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë. Ndryshe ka fol e ndryshe po vepron tani. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".