Kujdes Kryeministër, asnjë veprim politik e diplomatik pa konsultim dhe koordinim me SHBA-të, aleatin kryesor strategjik të Kosovës

Kujdes Kryeministër, asnjë veprim politik e diplomatik pa konsultim dhe koordinim me SHBA-të, aleatin kryesor strategjik të Kosovës
Kujdes Kryeministër, asnjë veprim politik e diplomatik pa konsultim dhe koordinim me SHBA-të, aleatin kryesor strategjik të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2024 - 07:45

Shkruan:ANALISTI  - Muhamet Kelmendi

Kosova kërkohet të mendoj qartë para çdo veprim a vendimi që e ndërmerr për ndërtimin e sovranitetit.Është e domosdoshme të zhvillohet konsultimi dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-të. Kjo mënyrë veprimi dhe bashkërendimi vetëm e rritë forcën dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

-Nga Kosova po kërkohet formim i njëanshëm i Asociacionit. Nga gjendja ku gjendet Evropa edhe më gjerë priten domosdo veprime konkrete në "zgjidhjen" e çështjes Kosovë-Serbi. Në këtë anë, bazë është Marrëveshja e Brukselit dhe aneks marrëveshja e Ohrit.Në këto marrëveshje gjendet Asociacioni në themele të çështjes.Nuk është njohja reciproke dhe as ndonjë çështje tjetër, që ndikon në përmirësimin e raporteve ndërshtetërore. Është thjeshtë Asociacioni.

Këtë më së miri e shprehë edhe letra e Presidentit të Republikës së Francës, z. Makron, drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Qartë thuhet në letër Asociacioni. Me këto dy marrëveshje Qeveria Kurtit e ka pranuar Asociacionin. Tash po kërkohet nga BE, nga personalitetet e larta të shteteve, si dhe nga vetë SHBA, organizimi i njëanshëm i Asociacionit. Kjo, edhe nëse Serbia fare nuk e pranon asnjë çështje nga Marrëveshja. Ajo që duhet theksuar këtu është fakti se Kosova gjendet para një presioni të lartë. Të gjitha forcat e jashtme politike po e kërkojnë Asociacionin. Ndërsa, nga Serbia as edhe pranimin me nënshkrim të Marrëveshjes. Edhe vetë SHBA u shpreh qartë pro Asociacionit dhe kërcënoj me ndërprerjen e partneritetit me Republikën e Kosovës, pse Kosova po vepron vetëm për vetëm, pa konsultime me Uashingtonin. Ky është kërcënim direkt. Kosova kërkohet të mendoj qartë para çdo veprim a vendimi që e ndërmerr për ndërtimin e sovranitetit. Është e domosdoshme të zhvillohet konsultimi dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-të. Kjo mënyrë veprimi dhe bashkërendimi vetëm e rritë forcën dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".