Pas dënimit të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal, nën pranga do të përfundon pa vonesë edhe ortaku i tij në Shqipëri, krye narkomani Edvin Kristaq Rama

Pas dënimit  të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal, nën pranga do të përfundon pa vonesë edhe ortaku i tij në Shqipëri, krye narkomani Edvin Kristaq Rama
Pas dënimit  të ish shefit të FBI-së Charles McGonigal, nën pranga do të përfundon pa vonesë edhe ortaku i tij në Shqipëri, krye narkomani Edvin Kristaq Rama

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 February 2024 - 07:51

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani

Pas vendimit të Gjykatës Federale të Uashingtonit, që dënoi ortakun e Edvin Kristaq Ramës, zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal me 28 muaj burg , s´do mend se i ka hyrë frika në palcë edhe mashtruesit, dallaverxhiut, dhe krye narkomanit Edvin Rama , kryeministër i Shqipërisë. Me që është dënuar ish zyrtari i FBI-së dhe natyrisht se në këtë dosje të pistë është edhe ky mashtrues, ky është në llupën e tyre por mbetet në diskrecion të institucioneve ligjore se deri kur nuk do të bëhet publike, sepse kjo ka të bëj me dosjen shqiptare dhe kjo do të ishte e pakuptimtë që të mos përfshihet edhe ky mashtrues. Edhe një gjë nuk duhet harruar, se ata nuk do rrinë duarkryq, mirëpo tymi është duke i dalë, vetëm po pritet ti del flaka dhe do e shihni se si do të përfundon.

-Nuk do të jetë vetëm kjo, ndjekja nga drejtësia amerikane, por krye narkomani do të përgjigjet edhe te gjyqësia shqiptare sepse ka të bëjë me dosjet sekrete, dhe përpos saj ku i morri parat ky krye mafioz? A ishin të xhepit të tij, a ishin të buxhetit të shtetit, të djersës se taksapaguesve. Këtu ka shumë pyetje? Sepse kjo ka të bëj kryekëput edhe me korrupsion. Edi Rama, tani për tani e ndien veten si të fortë sepse ishte i lidhur me mafien dhe me kanalet e nëntokës kriminale, por do vije koha që do të trazohet kjo aferë dhe do të zbulohen se cilat ishin lidhjet e tij me ortakun në Amerikë dhe ndërmjetësuesin Dorian Duçkën, edhe pse mundohen të mbajnë sekret këtë punë, kam bindjen se është thirrur edhe Edvin Rama për të intervistuar dhe është marrë në pyetje në site e shoshe, sepse të kuptosh drejtë dhe thjesht nuk ka kur të ikë nga kjo në fund të fundit me çka ka të bëj? Pra me dosjet shqiptare dhe parat e buxhetit të shtetit.

Kjo bandë e nënokes kriminale mundohen t´ia humbin gjurmët por nuk qare pa u zbardhur një nga një e tërë afera. Pos këtyre ka mundësi që Edvin Rama ka të bëjë lidhjet me rusët, pra me oligarkët rus që kjo mbetet të shihet dhe theksova më lartë se hetimet e FBI-së në Amerike kurrë nuk e besoj se kanë pushuar ose ndalur më kaq. Ata do i shkojnë deri në fund kësaj pune. Kanalet e fshehta të Edi Ramës besoj se i kanë marr në dorë këto dosje dhe hetime që po zhvillohen ndaj tij, bile shkoj aq larg dhe mendoj se këtu ka të bëj në përfshirjen e kanaleve sekret të rusëve me ndonjë mik të vjetër të Kremlinit që veprojnë dhe jetojnë në Kosovë. Kjo nuk është për tu habitur fare dhe mbetet të shihet këtu. Hetimet në Amerike nuk bëhen si në Kosovë e Shqipëri për tu bërë turp e faqe të zezë! Tashmë kanë marr mësim dhe nuk guxojnë më as kanalet mafioze ballkanike të provojnë për të korruptuar zyrtarët e FBI-në, sepse do i vënë prangat së shpejti, se atë që thash me lartë këtu ka vetëm vonim se shpëtim assesi. Rama dhe banda e tij mafioze, nuk e besoj se nuk hetohet po nga FBI dhe nga hetuesit e Tiranes, por akoma nuk ka plasur bomba.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".