E vonuar por e vendosur, BE për sanksionimin e regjimit kriminal të Vuçiqit

E vonuar por e vendosur, BE për sanksionimin e regjimit kriminal të Vuçiqit
E vonuar por e vendosur, BE për sanksionimin e regjimit kriminal të Vuçiqit

Skender Mulliqi

  • 21 February 2024 - 19:22

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Një regjim i tillë kriminal, hajdut dhe luftënxitës për pushtimin e Kosovës, po e merr më në fund epilogun e tij në Parlamentin Evropian, ku për herë të parë diskutohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, me regji të Aleksandër Vuçiqit. Fitoren e tij hileqare dhe manipuluese e uruan vetëm diktatorët ,Viktor Orban dhe Vladimir Putin, e asnjë lider evropian. Të gjithë janë duke e kuptuar së Vuçiqi është një figurë e pa qëndrueshme politike , i cili çdo ditë e më shumë mund të nxitë trazira në rajon e në veri të Kosovës.

 

Disa fjalë së çfarë donë një luftënxitës, përfitues , gënjeshtar, si Aleksandër Vuçiq, i cili u përcaktua të vazhdojë politikat e viteve të 90- ta të shekullit të kaluar, që sollën luftën e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Këto vite të pushtetit te Vuçiqit në Serbi , ai i lidhi me gjithçka kriminale dhe terroriste , i frymëzuar nga kriminelet e luftës, të cilat figura edhe po i lartëson dhe po i fut në pushtet gjithnjë e më shumë. Të gjitha, institucionet relevante në botë e quajnë sundimin e tij autokratik. Një regjim i tillë kriminal, hajdut dhe luftënxitës për pushtimin e Kosovës, po e merr më në fund epilogun e tij në Parlamentin Evropian, ku për herë të parë diskutohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, me regji të Aleksandër Vuçiqit. Fitoren e tij hileqare dhe manipuluese e uruan vetëm diktatorët ,Viktor Orban dhe Vladimir Putin, e asnjë lider evropian. Të gjithë janë duke e kuptuar së Vuçiqi është një figurë e pa qëndrueshme politike , i cili çdo ditë e më shumë mund të nxitë trazira në rajon e në veri të Kosovës. Duke pasur parasysh së në mjedisin ku po vepron ky regjim kriminal , gjendet NATO , e cila do të fashitë shumë shpejt çdo tentim për shtrirjen e luftës në rajon. BE-ja shpesh bënte sikur nuk shihte konsolidimin e dukshëm të një regjimi autokratik, toleronte shkatërrimin e demokracisë, institucioneve dhe lirisë së shprehjes. I vetmi motiv i mbajtjes së lidhjeve me BE-në , të presidentit serb, është përfitimi i fondeve të ndryshme evropiane të cilat po e ndihmojnë atë në mbajtjen e pushtetit .Kësaj radhe, Bashkimi Evropian duket se është i shqetësuar seriozisht dhe ka vendosur që të mos e kalojë lehtë pas tërheqjes së hundës prej vitesh dhe se do të insistojë në një hetim të plotë të zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi. Duket së Vuçiqit nuk do ti funksionon logjika e uljes në tre karrige, duke u lidhur më Rusinë e Kinën dhe duke e mashtruar BE-në në anën tjetër. Epilogun e gjithë këtyre marifeteve të ndyra të regjimit të Vuçiqit, sigurisht do ta mësojmë në ditët dhe muajit në vazhdim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".