Diplomacia kosovare duhet të jetë e kujdesshme dhe e balancuar në marrëdhëniet ndërkombëtare

Diplomacia kosovare duhet të jetë e kujdesshme dhe e balancuar në marrëdhëniet ndërkombëtare
Diplomacia kosovare duhet të jetë e kujdesshme dhe e balancuar në marrëdhëniet ndërkombëtare

Agim Bajrami

  • 24 February 2024 - 16:08

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Në përballje të këtyre sfidave e zhvillimeve ndërkombëtare, Kosova,do të duhej të ketë kapacitetet e duhura diplomatike, profesionale,të veshura, me ide dhe prirje,e energji pozitive ,për tu dal ballë, e adresuar zgjidhjet më të mira përball sfidave,ku përmes dijes ,në hulumtimin e zgjidhjeve të balancuara në kërkesat dhe vështirësitë përgjatë zhvillimeve të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare, të përfshira ,si nga ato të karakterit të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale,në organizatat dhe subjektet ndërkombëtare.

Kosova, në politikën e jashtme, është e ndërlidhur me vështirësitë e funksionimit të politikës së brendshme, të përcjella nga vështirësitë e brendshme, të qeverisjes demokratike , vetëdijes demokratike qytetare, me mungesë të mirëfilltë të elitës intelektuale kosovare, të arsimimit cilësor,nga kultura dhe vetëdija patriarkale qytetare, me reflektim edhe në sjellje jo demkrokratike,që për rrjedhoja sjellin edhe mos funksionim profesional të administratës publike. Si konsekuencë e kësaj zbrazësie sjell çakordim në funksionimin e trupit të shërbimit diplomatik që ndërlidhet nga shkollimi e formësimi lokal, të një mendësie fisnore e patriarkale, komponente të këtyre kapaciteteve njerëzore, si të pa dobishme për jetën moderne diplomatike.

Aq më parë, kur është e kuptueshme, se popujve të vegjël , u nevojitet dija ,për të mbi jetuar, dhe për tu përball dhe ballansuar në sfidat e konfrontimeve të interesave të vendimmarrjes së fuqive të mëdha ndërkombëtare . Dhe në përballje të këtyre sfidave e zhvillimeve ndërkombëtare, Kosova,do të duhej të ketë kapacitetet e duhura diplomatike, profesionale,të veshura, me ide dhe prirje,e energji pozitive ,për tu dal ballë, e adresuar zgjidhjet më të mira përball sfidave,ku përmes dijes ,në hulumtimin e zgjidhjeve të balancuara në kërkesat dhe vështirësitë përgjatë zhvillimeve të marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare, të përfshira ,si nga ato të karakterit të marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, në organizatat dhe subjektet ndërkombëtare.

Kosovës, i mungon edhe lidershipi politik i aftë,largpamës, fleksibël, dhe profesional , në drejtimin dhe përcaktimin e politikave qeverisëse moderne, me synim e motivimin e qartë, për të funksionalizuar shtetin, drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike,dhe të demokracisë së brendshme funksionale,barazisë, sundimit të ligjit, e të qeverisjes moderne demokratike, me synimin thelbësor , për arritjen e mirëqenies së përgjithshme shoqërore. Kosova , në politikën e jashtme, duhet të bëjë harmonizimin e veprimeve të saja, në kuadër të 'qëndrimeve të politikës së jashtme amerikane dhe të Bashkimit Evropian' ,ndërsa , në kontakte me subjektet shtetërore bilaterale ,duhet t'i balancojë, zhvilloj dhe avancoj marrëdhëniet ndërshtetëror bilaterale, në shërbim të përfaqësimit të drejtë dhe real të interesave të shtetit dhe qytetarëve të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".