Lajçak u tregua i njëanshëm në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë

Lajçak u tregua i njëanshëm në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë
Lajçak u tregua i njëanshëm në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë

Gani Qarri

  • 24 February 2024 - 16:12

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Emërimi i një emisari tjetër, nga Kosova, shihet me sy të mirë, sepse në procesin e deritashëm, Lajçak është parë si ndërmjetësues i njëanshëm dhe mosnjohjes i realitetit të shtetit të pavarur të Kosovës, i cili ka vepruar hapur në favor të Serbisë, Madje pikërisht gjatë mandatit të tij, Kosova u ballafaqua edhe me sanksione të pa drejta për shkak përshkallëzimit të gjendjes, nga Serbia, në veri të Kosovës, e cila u shkaktua direkt nga Vuçiqi duke angazhuar edhe bandat kriminale serbe, të cilat dolën plotësisht në sipërfaqe me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në Banjë të Zveçanit.

-Siç paralajmëroi presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani së shpejti pritet të ketë ndryshim në strukturën e përfaqësuesve të BE-së për ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë, me ç`rast do të largohet emisari Lajçak dhe zëvendësohet me një personalitet tjetër. Ndryshim ky që sipas Presidentes Osmani, do të imponohet nga vetë zgjedhjet të cilat, në muajin maj, do mbahen në Bashkimin Evropian, andaj edhe këta janë muajt vendimtarë në dialog.

Prandaj me ndryshimet të cilat pritet të ndodhin tek ndërmjetësuesit në bisedime me Serbinë, nëse vërtetë për emisarë të ri, emërohen figura diplomatike të pa anshme, nga ana e përfaqësuesve evropian, për ndërmjetësim, të cilët e njohin realitetin e shtetit të Kosovës dhe nuk ja mbajnë anën politikës serbe, edhe dialogu ndërmjet të dy vendeve, do të marrë dinamikë të re, për të arritur përfundimisht në marrëveshjen finale të detyrueshme për zbatim edhe nga ana e Serbisë. Presidentja thotë: “Siç më është thënë nga vetë Lajçak, ai ka mandatin deri diku në gusht“, ka deklaruar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kështu që me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në BE do të kemi edhe komisionarë dhe ndërmjetësues të rinj, të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut maratonik, i cili vazhdon pa arritur në finale, tash e mbi një dekadë.

Emërimi i një emisari tjetër, nga Kosova, shihet me sy të mirë, sepse në procesin e deritashëm, Lajçak është parë si ndërmjetësues i njëanshëm dhe mosnjohjes i realitetit të shtetit të pavarur të Kosovës, i cili ka vepruar hapur në favor të Serbisë, Madje pikërisht gjatë mandatit të tij, Kosova u ballafaqua edhe me sanksione të pa drejta për shkak përshkallëzimit të gjendjes, nga Serbia, në veri të Kosovës, e cila u shkaktua direkt nga Vuçiqi duke angazhuar edhe bandat kriminale serbe, të cilat dolën plotësisht në sipërfaqe me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në Banjë të Zveçanit. Por përderisa kundër Kosovës, u vendosën padrejtësisht masa ndëshkuese, kundër Serbisë tash e mese 5 muaj, pas agresionit të hapur terrorist në Banjë, sot e atëherë, nuk është shpallur asnjë masë ndëshkimi dhe sa për "sy e faqe", ka pasur vetëm kërkesa të thata dhe deklarime boshe, gjoja për ndëshkim të aktorëve, gjë që, përveç lojërave me fjalë, nuk u mor asnjëherë seriozisht nga Serbia, dhe as nga faktori ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".