Evropa duhet ta pështyj në fytyrë mashtruesin dhe kriminelin Vuçiq, i maskuar si politikan i moderuar

Evropa duhet ta pështyj në fytyrë mashtruesin dhe kriminelin Vuçiq, i maskuar si politikan i moderuar
Evropa duhet ta pështyj në fytyrë mashtruesin dhe kriminelin Vuçiq, i maskuar si politikan i moderuar

Skender Mulliqi

  • 25 February 2024 - 08:54

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Në botën perëndimore nuk është shfaqur ende asnjë politikan që do ta pështynte në fytyrë Vuçiqin, me të cilën ende po bisedojnë. Ky është një kriminel i paprecedentë, që herët a vonë do të duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjen e luftës me Kosovën.

 

Arkitekti kryesor i planeve djallëzore të luftës dhe të shkatërrimeve në Ukrainë dhe Evropë është natyrisht, Vladimir Putini .Ai është duke shkaktuar gjenocid në Ukrainë, se këtë punë të ndytë e ka mësuar mirë nga Sllobodan Millosheviqi, i cili vriste dhe rrafshonte gjithçka mbi tokë. I tillë është edhe eksponenti i Millosheviqit në pushtetin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Putin dhe Vuçiqi, nuk dëshirojnë ta kuptojnë fundin e shkatërrimeve me luftë me përmasa shumë të mëdha në Evropë. Por, pavarësisht kësaj ai po vazhdon në politikën e tij. Në botën perëndimore nuk është shfaqur ende asnjë politikan që do ta pështynte në fytyrë Vuçiqin, me të cilën ende po bisedojnë. Ky është një kriminel i paprecedentë, që herët a vonë do të duhet të mbajë përgjegjësi për nxitjen e luftës me Kosovën. Presidenti amerikan, Joe Biden, më të drejtë e shpalli agresionin rus kundër Ukrainës si gjenocid, dhe Evropa dhe Amerika nuk ish dashur ti mbyllin sytë as para veprimeve luftënxitëse të Vuçiqit, i cili po punon më direktivat e Putinit , për zhvëndosjën e konfliktit edhe në Ballkan .Putin po dëshiron realizimin e synimeve pushtuese ndaj Ukrainës, dhe ish shteteve të bllokut të Lindjes të shkëputura nga politika e Gerbaqovit, të ish Bashkimit Sovjetik. Kjo histori në fakt po përsëritet tani. Para syve të gjithë botës, po heshtet kur bëhet fjalë për politikat shumë të rrezikshme të Rusisë dhe të Serbisë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit me probleme etnike. Bota duhet ti bënë presion të madh politikave të tilla destabilizuese sa ende nuk është bërë vonë për ta ruajtur paqen në Evropë , kur dihet së pikërisht Serbia ishte shkaktarja e dy luftërave botërore. Është koha që Putin dhe Vuçiq, si protagonist të luftës dhe shkatërrimeve në Ukrainë dhe në ish –Jugosllavi të ulën në Gjykatën e Hagës. Këto politika brutale të cilët po na servirin kriminelët dhe terroristët e shekullit të ri, duhet të luftohen deri në fund nga aleanca ushtarake e NATO-Dhunuesit të Moskës, Vladimir Putin, duhet shuar iluzionet se mund të grabitë gjithçka në Ukraine dhe më gjerë. Këtij diktatori duhet hequr gjithashtu iluzionet hegjemoniste në hapësirat ballkanike. Në vizionin e Putinit nuk ekziston askush tjetër pos tij, dhe politikave pushtuese sikur që i kishte Millosheviqi në ish-Jugosallavi. Vashingtoni duhet të shuplakosë rëndë këtë imbicil që më në fund ti pranojë shtetet dhe popujt që janë më të vegjël. Të pranojë së ato kanë zgjedhur rrugën e tyre . Miti gjoja për realpolitikën dhe ” Botën Ruse” e “Botën Serbe, së shpejti do të përfundojnë në bërllokun e historisë. Analistë edhe njerëz të politikës botërore po pajtohen për rrezikun serioz të përfshirjes të kontinentit me një luftë me përmasa të mëdha. I mbyturi për të mbytur nuk ka dert thotë një fjalë popullore. Putin është duke e humbur luftën në Ukrainë dhe nuk priton t’ia vënë flakën Evropës për të katër anët. Ndihmaqarë në këtë drejtim i ka autokratët hungarezin ,Viktor Orban dhe serbin, Aleksandër Vuçiq në Ballkan. Vladimir Putin dhe Sllobodan Millosheviq janë tani dy personat dhe vrasësit më mizor që kanë vrarë më së shumti njerëz ne luftërat lokale ku viktima ishin madje edhe pleq, gra dhe fëmijë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"