Shteti ta ndalon urgjentisht skenarin kriminal të Blerim Devollit dhe gjyqësorit të korruptuar për zhvatjen shkatërruese kundër Telekomit të Kosovës

Shteti ta ndalon urgjentisht skenarin kriminal të Blerim Devollit dhe gjyqësorit të korruptuar për zhvatjen shkatërruese kundër Telekomit të Kosovës
Shteti ta ndalon urgjentisht skenarin kriminal të Blerim Devollit dhe gjyqësorit të korruptuar për zhvatjen shkatërruese kundër Telekomit të Kosovës

Gani Qarri

  • 27 February 2024 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pra nëse të paktën nëse kësaj radhe nuk ndërhynë shteti për ndalimin e këtyre çmendurive, nga kompania fiktive e ashtuquajtur Z-Mobile, që edhe ashtu ka përgjegjësi të kufizuar e thuhet se ka vetëm një punëtor dhe realisht është vetëm një mbetje fiktive, nëpërmes gjyqtarëve si Hasan Kryeziu nga Gjakova i cili, sipas emrit dhe mbiemrit, mund të jetë pasardhës i "cana begut" të famshëm, dhe me lidhje ndoshta edhe familjare apo miqësore me Devollët e Pejës, si dhe nëntokës së krimit të organizuar, tani tenton t’ia zhvatë edhe mese 6 milionë euro tjera, Telekomit të Kosovës, rreziku i falimentimit po troket te dera.

Sulmet e pareshtura kundër Telekomit të Kosovës po dëshmojnë se pavarësisht zhvatjes së madh që i është shkaktuar për dekada, kësaj kompanie shtetërore, oligarku i kriminalizuar Blerim Devolli as që e ka ndërmend të ngopet, edhe pse Telekomit të Kosovës, i shkaktoi qindra miliona euro dëme. Dhe sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo, kompania fiktive tash e mese 3 vite edhe inekzistente e ashtuquajtur “Z-Mobile”, kërcënon Telekomin edhe përmes përmbaruesit, madje duke shfrytëzuar gjykatësit e inkriminuar e pse jo edhe të korruptuar deri ne fyt, Blerim Devolli kërkon nga Telekomi edhe kamatat.

Pra nëse të paktën nëse kësaj radhe nuk ndërhynë shteti për ndalimin e këtyre çmendurive, nga kompania fiktive e ashtuquajtur Z-Mobile, që edhe ashtu ka përgjegjësi të kufizuar e thuhet se ka vetëm një punëtor dhe realisht është vetëm një mbetje fiktive, nëpërmes gjyqtarëve si Hasan Kryeziu nga Gjakova i cili, sipas emrit dhe mbiemrit, mund të jetë pasardhës i "cana begut" të famshëm, dhe me lidhje ndoshta edhe familjare apo miqësore me Devollët e Pejës, si dhe nëntokës së krimit të organizuar, tani tenton t’ia zhvatë edhe mese 6 milionë euro tjera, Telekomit të Kosovës, rreziku i falimentimit po troket te dera. Siç është në dijeni, i mbar opinioni, Kompania e ashtuquajtur “Dardafon.net” me brendin fiktiv "Z-Mobile" për më shumë se 15 vite i ka shkaktuar Telekomit të Kosovës dëme kolosale prej qindra miliona eurove si gjatë operimit, ashtu edhe nëpërmes proceseve të kurdisura në Gjykatën e Arbitrazhit.

Por sikur të mos mjaftonte as me kaq, kjo kompani, falë ndihmës së disa gjyqtarëve si Hasan "beg" Kryeziu dhe me një vendim skandaloz të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale nga gjyqtari në fjalë, edhe sot vazhdon ti shkaktojë dëme të pafund financiare Telekomit të Kosovës, të cilit rrezikohen t’i merren edhe 5.7 milionë euro, në emër të kinse borxhit nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Në fakt Telekomi i Kosovës i ka mohuar me këmbëngulje këto pretendime dhe ka sqaruar publikisht se borxhi prej 27 milionë euro nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit jo vetëm që është paguar por kjo shumë edhe është tejkaluar për më shumë se 12 milionë euro! Megjithatë përfaqësuesit ligjorë të kompanisë së ashtuquajtur "Dardafon.net" pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, kanë kërcënuar se nëse Telekomi nuk u përmbahet obligimeve që dalin nga këto vendime gjyqësore dhe shuma prej 5.7 milionë euro nuk paguhet në afat të caktuar do të kalkulohet kamata prej 8% në vit, me arsyetimin se kjo do ti krijojë dëme ndërmarrjes së tyre fiktive. Prandaj, ky është momenti vendimtar, kur shteti duhet të hulumtojë dhe vërtetojë ekzistencën e kësaj kompanie, e cila në fakt tash e mbi tre vite, thuhet se nuk është fare në funksion.

Sepse sipas të dhënave zyrtare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në këtë kompani ende figurojnë kinse ka 117 punëtorë, të dhëna këto të cilat nuk janë ri plotësuar që mese tri vite, apo qysh nga koha kur operatori i ashtuquajtur Z-Mobile, ka ndërpre funksionin.Shteti medoemos duhet ta zbardhë të vërtetën, ngase sipas burimeve të brendshme, kompania e ashtuquajtura Dardafon.Net LLC (Z-mobile) tash e dy vjet, i ka dy, apo vetëm një të punësuar, e që bëhet fjalë për Milot Gjikollin i regjistruar si drejtor-agjent?! Prandaj dhe është shumë e pa qartë, se për çfarë dëmesh në fakt, e kanë fjalën përfaqësuesit ligjorë të Z-Mobile, kur dihet se kjo kompani ka më shumë se 3 vite që nuk është funksionale! Kompani e cila edhe formën juridike e ka,"shpk", që donë të thotë se nuk garanton për asgjë përtej kapitalit të deklaruar të aseteve të saj. Kështu që shihet qartë, se qëllimi final i Oligarkut të kriminalizuar Blerim Devolli është zhvatja e pandalshme e Telekomit të Kosovës me planifikim për ta dërguar deri në falimentim, nëse shteti nuk i del zot dhe nuk e ndërprenë këtë maskaradë të mirë dizajnuar me dekada nga nëntoka e politikës së inkriminuar dhe rrjeteve të krimit të organizuar në Kosovë e më gjerë.

Referuar të dhënave në ARBK si pronar i Z-Mobile figuron oligarku i inkriminuar Blerim Devolli më 90% të aksioneve si individ ndërsa 10% të aksioneve i zotëron një kompani tërësisht e panjohur për qytetarët dhe opinionin publik e vetëquajtur si; “K-com group l.l.c”, pra vet kjo dëshmon, se shteti duhet ta sqarojë përfundimisht misterin e kompanive fiktive të Devollëve. Pikërisht për këtë fakt, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka ngritur alarm edhe në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtur të hënën, më 19 shkurt 2024, ku u tha se Telekomi i Kosovës do ta ankimoj këtë vendim në shkallën e dytë të Gjykatës Komerciale, sepse nëse vendimi shkallës së parë ekzekutohet me anë të procesit të përmbarimit, këto para do të avullohen në vende të treta pa mundësi rikthimi. Drejtuesit e Telekomit të Kosovës u alarmuan në fillim të javës që mbeti pas duke treguar se disa vendime të marra nga Gjykata Komerciale, shihet qartë që janë duke mbrojtur interesat e grupeve të krimit të organizuar dhe po e dëmtojë kështu interesin publik, me kompani fiktive si "Z-Mobile" e oligarkut të inkriminuar Blerim Devolli. Krye shefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana tha se vendimi i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu është tërësisht antiligjor dhe në kundërshtim të plotë me gjendjet faktike dhe në mosrespektim me të drejtën në gjykim të drejtë e paanshëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tha se pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës ka paguar shumën prej milionave euro, porse me zvarritjen e procesit edhe nëpër gjykatat vendore janë dhënë miliona euro më shumë se që duhet. Ndaj duke qenë se “Telekomi i Kosovës është dëmtuar prej qindra milionave eurove, ata kanë vendosur, që mbi vendimet e mëparshme të bëhen ekspertiza financiare, e sipas të cilave duhet t’i kthehen paratë Telekomit të Kosovës dhe nëse është nevoja, do të shkojmë sërish në gjykata relevante edhe ndërkombëtare,por nuk do të lejojmë që edhe më tutje nga kjo kompania që tani nuk ekziston dhe gjykatës të caktuar vendorë të dëmtohet pasuria publike” e shtetit të Kosovës, ka theksuar ajo. Zyrtarët e Telekomit kanë thënë se individë (si Hasan bej Kryeziu) brenda sistemit të drejtësisë dhe Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, me vendime gjyqësore të vazhdueshme në kundërshtim të plotë me vendimet gjyqësore të niveleve më të larta të gjyqësorit, duke mos respektuar fare procedurat ligjore, po mbrojnë hapur interesat e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, duke u përpjekur që ta dëmtojnë sa më rëndë interesin publik, përkatësisht kompaninë publike Telekomin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".