Kemi të drejtë për dinarin serb dhe nuk ka kthim mbrapa, dialogu vazhdon

Kemi të drejtë për dinarin serb dhe nuk ka kthim mbrapa, dialogu  vazhdon
Kemi të drejtë për dinarin serb dhe nuk ka kthim mbrapa, dialogu  vazhdon

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 February 2024 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Nga Serbia fashiste kundrejt Republikës së Kosovës asgjë e mirë nuk pritet pos kurtheve tinëzare. Ajo shtrigë e Ballkanit tregohet hapur se kundërshton çdo sukses të Kosovës dhe i duket halë në sy. Në rastin e dinarit e merre si themi ne, kërkon "qime në vo" dhe e ngre kot këtë përplasje që në fakt e bënë buall dhe elefant në Bruksel. Kjo mundë të diskutohet këtu, por ajo e di këtë, e qëllimi i saj është që ta bëjë edhe më të madhe këtë punë, që të bëhet zhurmë e panevojshme.

-Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë publike që ka pranuar ftesën nga Bashkimi Evropian për çështjen e dinarit dhe e konsideron si jo bazike e sidomos nga zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi. Mendimi im është, edhe pse ka plotësisht të drejt, do të duhej t´i përgjigjej ftesës së Brukselit dhe të diskutohej edhe pse është diskutuar dhe ka marr fund kjo punë se është valuta Euro dhe nuk dëmtohen aspak qytetarët serb në Kosovë. Pra, edhe njëherë me këmbëngulje dhe vendosmëri t´i thuhet se kjo punë ka marr fund dhe pikë. Serbia e di mirë këtë marifet, mirëpo për të mos lënë rehat Republikën e Kosovës, bënë hallakamë për çdo imtësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuar dhe në Bruksel, në Bashkimin Evropian, edhe pse e din se është shkelje e parimeve të vendosura pikërisht nga Bashkimi Evropian e sidomos emisari Lajçak që ndryshe i bie që atë që e pështyn e lëpinë prapë me lezet.

Pos kësaj duhet thënë se edhe miqtë tanë të QUINT-it e kanë parë se rregullorja e BQK-së është plotësisht legjitime që nënkupton se është e pamundur të mos e ketë ditur edhe Serbia fashiste, mirëpo, ajo qëllimisht mundohet ta turbulloj ujin se Kosova po lundron në ujin e pastër si loti dhe drejtë Bashkimit Evropian, për të hyrë në atë familje si gjithë shtetet e civilizuara që të mos mbetet e urryer dhe si dele e zezë si në këtë rast Serbia dhe mu për këtë ajo bënë zhurmë të padrejtë dhe të panevojshme për çdo gjë që ka sukses dhe përkrahje Kosova nga miqtë më të fortë botërorë. Mirëpo, ndonjëherë edhe pse ke të drejtë legjitime vendos i forti, por nganjëherë qëllimisht ata karshi botës e bëjnë këtë dhe prapa perdeve mund të thonë grahi dhe mos u ndal. Dhe, thonë se është veprim i pakoordinuar si palë, në fund të fundit, si është vendim i pakoordinuar kur thotë qartë rregullorja kështu që sipas tyre duhet shkelur rregulloren për t´ia bërë qejfin Serbisë fashite.

Dhe, në rregulloren e re të Bankës Qendrore e parasheh si valutën e vetme euron dhe jo dinarin për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe kjo rregullore ka hyrë më fuqi më 1 shkurt. Për këtë nuk duhet bërë zhurmë në arenën ndërkombëtare, dhe nuk mundë të kundërshtohet kur në fakt me këtë valutë, pra euron, nuk dëmtohet asnjë qytetar i Republikës së Kosovës, që do të vlente edhe për të gjithë ata serb që jetojnë në Kosovë dhe të tjerët dhe jo të barten para me thasë nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".