Faktori ndërkombëtar akoma po toleron, nuk po i sanksionon kërcënimet e hapura territoriale të Serbisë kundër Kosovës

Faktori ndërkombëtar akoma po toleron, nuk po i sanksionon kërcënimet e hapura territoriale të Serbisë kundër Kosovës
Faktori ndërkombëtar akoma po toleron, nuk po i sanksionon kërcënimet e hapura territoriale të Serbisë kundër Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 27 February 2024 - 18:49

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Shpallja non-grata e disa vetave ne Serbi nuk u ndërlidhët me idenë e bashkimit të botës serbe. Ka kohë që SHBA-të e kanë ndryshuar shumë politikën e vetë ndaj Ballkanit Perëndimor. Duke u mbështetur në idenë e largimit të Serbisë nga ndikimi rus, i kanë dhënë këtij shteti përparësi në shumë çështje, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, ushtarake etj. Serbia është marre si fëmijë "më të mirë". Është toleruar në armatime, në politikën ekspansioniste, të realizimit të botës serbe, dike synuar bashkimin e të gjitha territoreve ku ka serb në një shtet. Kështu po tolerohet nacional-raciste Dodik. Po përçahet me të madhe klika e Vuçicit.

 

U bë agresion terrorist në Banjskë të Kosovës dhe fare nuk u prek shteti serb. U tolerua. Në anën tjetër, një vendim merret nga Kosova, siç është dinari, dhe BE thërret takim për dinarin në Bruksel. Fare nuk ka përgjegjësi për Serbinë. Serbia nuk morri sanksione ndaj Rusisë, pse ky shtet bëri agresion ndaj Ukrainës. BE dhe SHBA po e tolerojnë. Është mbushur shteti me kriminel. Militarizimi Serbisë me armë kineze dhe ruse është ngritur shumë. Prapë Serbia nuk dënohet. Nuk ka politikanë dhe diskutant serb që nuk kërkon dhe që nuk paraqet pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kërkohet që ushtria serbe të sulmon Kosovën me armë. Të gjithë në Beograd kërkojnë luftë. Të gjitha këto tolerohen nga BE dhe nga SHBA-të. Tash u morën disa vendime, ku disa serbe shpallen non- grata , pse po bashkëpunojnë me Rusinë. Masat e tilla nuk u ndërlidhën me agresivitetin dhe politikën raciste serbe në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. Asnjë masë nuk u dha për këtë politikë raciste në drejtim të bashkimit të botës serbe me shtetin serb. Po tolerohet politika e botës serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".