Lexoni edhe:
Huliganët serb të dënohen me masat më të ashpra ligjore për terrorizëm
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Dënimi për plagosjen e mbi 40 ushtarëve të KFOR-it në Mitrovicë, vitin e kaluar, tregon më së miri papërgjegjësinë e gjykatave në shqiptim të masave ndëshkuese. Duke dhënë dënime për veprën e rëndë terroriste me 6 muaj burg, duke i kthyer në dënime me para, tregon një papërgjegjësi të lartë të gjykatave. Në Kodin Penal të Kosovës është sanksionuar vepra e tillë terroriste me dënim nga 5 deri me burg të përjetshëm.
-Pa një Vetting të thellë Republika e Kosovës nuk mundë të thotë se ka sistem funksional dhe profesional efikas juridik ligjor. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë kanë nevojë për riorganizim dhe spastrim të vetvetes. Hetimet që po i bënë prokuroria nuk janë adekuate dhe ato po ndikojnë drejtpërdrejtë në masën e dënimit. Llojllojshmëria e dënimeve për veprat e njëjta penale nëpër gjykatat e Kosovës është aq e madhe sa që mendohet se kemi të bëjë me gjykata dhe ligje të shteteve të ndryshme. Dënimi për plagosjen e mbi 40 ushtarëve të KFOR-it në Mitrovicë, vitin e kaluar, tregon më së miri papërgjegjësinë e gjykatave në shqiptim të masave ndëshkuese. Duke dhënë dënime për veprën e rëndë terroriste me 6 muaj burg, duke i kthyer në dënime me para, tregon një papërgjegjësi të lartë të gjykatave. Në Kodin Penal të Kosovës është sanksionuar vepra e tillë terroriste me dënim nga 5 deri me burg të përjetshëm. Nuk ka vend thjeshtë për dënimin e dhënë në Gjykatën e Prishtinës. Nuk dihet fare baza juridike mbi të cilën është shqiptuar dënimi.
Huliganët serb të dënohen me masat më të ashpra ligjore për terrorizëmLexoni edhe:
Dy janë shkaqet kryesore për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. 1. Gjyqësori përbëhet nga gjyqtarët e papërgatitur dhe tejet të dobët në fushën juridiko-penale dhe 2. Gjyqtarët nëpër gjykata janë vënë në shërbim të krimit dhe korrupsionit, për të mos thënë, në shërbim të shteteve tjera. Të dy këto raste janë të dënueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, të ndërtojnë sistem profesional dhe ligjor të drejtësisë. Nuk mundet kështu të vazhdohet! Nuk ka mundësi që dënimet për këto vepra të jenë me gjobë! Është koha për ndryshim. Këtu mendohet në VETTING. Gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë kërkohet të profesionalizohen dhe të spastrohen nga elementët e paditur dhe korruptive. Shteti ligjor e kërkon këtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".