BE dhe Amerika porosi të qartë Vuçiqit kundër politikave luftënxitëse për ndryshim të kufijve

BE dhe Amerika porosi të qartë Vuçiqit kundër politikave luftënxitëse për ndryshim të kufijve
BE dhe Amerika porosi të qartë Vuçiqit kundër politikave luftënxitëse për ndryshim të kufijve

Skender Mulliqi

  • 29 February 2024 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Politikat ruse dhe serbe kanë për qëllim destabilizimin e Evropës duke provokuar luftë. Këto janë politika të rrezikshme për të shkëputur popujt jo serbe dhe shqiptarët nga kultura, gjuha dhe tradita e tyre. Janë këto dy ide të cilat pretendojnë zhbërjen Kosovës si shtet, Malit të Zi dhe Bosnjës. Nacionalzimi serbomadh jo që nuk u fashitë, por shumë ka marrë krahë , e që në këtë rrugëtim është duke e ndihmuar me tërë forcën edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte promotor i gjakderdhjes së madhe më rastin e shkatërrimit më luftë të ish-Jugosllavisë.

-A po ndodhë realizimi i ideve të “botës ruse” dhe të “botës serbe”? Kjo është një pyetje serioze e zhvillimeve të nxehta në rajon që duhet dhënë përgjigje. Millosheviqi e filloj marshimin më luftë që të arrin qëllimin e realizimit të botës serbe. Ai në këtë detyrë e kishte marr nga ideologu i kësaj ideje Dobrica Qosiqi dhe nga Memorandumi i SANU, por u pengua nga NATO që ta realizon këtë ide fashiste. Kur mendohej së kjo ide u harrua nga Serbia, doli në sipërfaqe nga pasardhësit e Millosheviqit në pushtetin e pas luftës . Serbët në Bosnjë me marrëveshjen e Dejtonit, e krijuan entitet i veçantë me shumë kompetenca nga pushteti qendror i Bosnjës dhe Hercegovinës. Republika Srpska ishte një hap drejtë bashkimit më Serbinë, të cilën gjë me këmbëngulje është duke e kërkuar Millorad Dodik.

Millo Gjukanoviqi ishte ai që e bëri Republikën e Malit të Zi të pavarur nga Serbia me referendum, ku votat e shqiptarëve e përcaktuan të ardhmen e kësaj republike. Gjukanoviq arriti ta inkuadron Malin e Zi në NATO. Rënia e tij nga pozita e të parit të shtetit, i lëshojë rrugë pushtetit proserb të ish Momir Bullatoviqit, një njeriu të besueshëm të politikës së Millosheviqit. Erdh në pushtet pas 30 vitesh, pro serbi Millatoviq, i cili ja shtojë gjasat Serbisë për të vazhduar më moton ” të gjithë serbët në një shtet”. Ardhjes në pushtet të Millatoviqit i ndihmojë shumë edhe kryeministri Dritan Abazoviq, i cili e legjitimojë së pari Kishën Ortodokse Serbe më klerikët serbe në Cetinje, për të vazhduar takimet , por edhe politikat më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lidhje të forta politike në këtë kontest bënë Vulin dhe Dodik më presidentin rus, Vladimir Putin. Madje, udhëheqësi i serbëve të Republika Srpska mori një shpërblim të lartë nga Moska zyrtare .Ideja e botës serbe, është sinonim i botës ruse. Është e qartë së ideja e botës serbe, është projekt për Serbi të Madhe. Ndërrimi i kufijve më dhunë në Ballkan, mund të sjellë katastrofa të reja .Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë, nuk janë asgjë tjetër vetëm synim i realizmit të botës ruse. Bota serbe dhe bota ruse janë ide të vjetra të komprometuara ruso serbomëdha në Evropë dhe në Ballkan. Politikat ruse dhe serbe kanë për qëllim destabilizimin e Evropës duke provokuar luftë. Këto janë politika të rrezikshme për të shkëputur popujt jo serbe dhe shqiptarët nga kultura, gjuha dhe tradita e tyre. Janë këto dy ide të cilat pretendojnë zhbërjen Kosovës si shtet, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Nacionalzimi serbomadh jo që nuk u fashitë, por shumë ka marrë krahë , e që në këtë rrugëtim është duke e ndihmuar me tërë forcën edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ishte promotor i gjakderdhjes së madhe më rastin e shkatërrimit më luftë të ish-Jugosllavisë. Ka mundësi nëse nuk ndalen nga Amerika dhe NATO, që këto ide të bëhen realitet i hidhur për Ballkanin. Evropa sikur nuk po kasavetohet shumë që Serbia përditë po i lëndon kufijtë e shteteve fqinje dhe veçmas të Kosovës në veri. BE dhe Amerika duhet ti dërgojnë porosi të qartë Vuçiqit, së nuk do të tolerohen politikat luftënxitëse për ndryshim të kufijve .Është e kuptueshme frika te popujt e rajonit, edhe pse disa shtete janë nën ombrellën e NATO-së dhe disa janë partnere të saj. Situata ka ardhur që këtyre dy ideve raciste duhet vënë njëherë e mirë pikë përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".