Serbia ka qasje armiqësore anti evropiane dhe po e mbanë hapur anën ruso-kineze

Serbia ka qasje armiqësore anti evropiane dhe po e mbanë hapur anën ruso-kineze
Serbia ka qasje armiqësore anti evropiane dhe po e mbanë hapur anën ruso-kineze

Muhamet Kelmendi

  • 29 February 2024 - 21:15

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Po tolerohet racizmi serb. U bë agresion terrorist në Banjskë të Kosovës dhe fare nuk u prek shteti serb. U tolerua. Në anën tjetër, një vendim merret nga Kosova, siç është dinari, dhe BE thërret takim për dinarin në Bruksel. Fare nuk ka përgjegjësi për Serbinë. Serbia nuk morri sanksione ndaj Rusisë, pse ky shtet bëri agresion ndaj Ukrainës. BE dhe SHBA po e tolerojnë. Është mbushur shteti me kriminel. Militarizimi Serbisë me armë kineze dhe ruse është ngritur shumë. Prapë Serbia nuk dënohet. Nuk ka politikanë dhe diskutues serb që nuk kërkon dhe që nuk paraqet pretendime territoriale ndaj Kosovës.

 

Politika zyrtare e shtetit serb është de fakto në anën ruso kineze. Kjo tashmë dihet. SHBA-të dhe BE nuk e ndryshuan politikën e vetë ndaj Ballkanit Perëndimor. BE dhe SHBA i kanë dhënë Serbisë përparësi në shumë çështje, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, ushtarake etj. Serbia është marrë si fëmijë "me të mirë". Është toleruar në armatime nga arsenali ruso-kinez. Serbia forcoi politiken ekspansioniste, të realizimit të botës serbe, duke synuar bashkimin e të gjitha territoreve ku ka serb në një shtet. Edhe tash krimineli i luftës Vuçiq e deklaroi se qëndron përkrah Kinës dhe asnjëherë nuk u distancua nga agresioni rus në Ukrainë. Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Rusisë. Kështu po tolerohet Serbia në zemër të Evropës me qenë përkrahëse e ruso-kinezëve. Të përkrahur nga dy anët, nga lindja dhe perëndimi, po tolerohet naionalracisti serb Dodik. Po përkrahet me të madhe klika e Vuçicit. Po tolerohet racizmi serb. U bë agresion terrorist në Banjskë të Kosovës dhe fare nuk u prek shteti serb. U tolerua. Në anën tjetër, një vendim merret nga Kosova, siç është dinari, dhe BE thërret takim për dinarin në Bruksel. Fare nuk ka përgjegjësi për Serbinë. Serbia nuk morri sanksione ndaj Rusisë, pse ky shtet bëri agresion ndaj Ukrainës. BE dhe SHBA po e tolerojnë. Është mbushur shteti me kriminel. Militarizimi Serbisë me armë kineze dhe ruse është ngritur shumë. Prapë Serbia nuk dënohet. Nuk ka politikanë dhe diskutues serb që nuk kërkon dhe që nuk paraqet pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kërkohet që ushtria serbe ta sulmon Kosovën me armë. Të gjithë në Brograd kërkojnë luftë. Tash u morën disa vendime, ku disa serbe u shpallen nongrata, pse po bashkëpunojnë me Rusinë. Masat e tilla nuk u ndërlidhën me agresivitetin dhe politiken raciste serbe në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, sikundër as me politikën pro kineze të Serbisë. Nuk po merren masa pse Serbia është pro Rusisë dhe Kinës. Asnjë masë nuk u dha për këtë politikë raciste në drejtim të bashkimit të botës serbe me shtetin serb. Nuk u dënua Serbia pse është armatosur dhe mbanë anën ruso-kineze. Po tolerohet politika e botës serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".